Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Zgjidhen Kryetarët e rinj të Partisë Socialiste në njësitë vendore

Të reja

Zgjidhen Kryetarët e rinj të Partisë Socialiste në njësitë vendore

01 Jul 2022    

Kryetarët e rinj të Partisë Socialiste në Bashkitë e vendit - Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri:

Ju faleminderit që na u bashkuat në këtë komunikim për shtyp.

Mbledhja e Kryesisë përfundoi dhe ne tashmë duam të komunikojmë përfundimin e një procesi që filloi që pas Kongresit të Partisë Socialiste, me miratimin e Statutit të ri, me miratimin e akteve dhe të rregullave të reja për përzgjedhjen e kryetarit të partisë. Një proces që ka hyrë në themel të riorganizimit të Partisë Socialiste për ta përgatitur atë për zgjedhjet që na presin.

Dhe siç besoj dhe ju e keni ndjekur sepse ne e kemi përcjellë përmes mediave tona sociale por dhe mediave të tjera gjatë muajit që po mbyllim ne zhvilluam një proces  gati 30 ditor me dëgjesa, me komunikim të drejtpërdrejtë të të gjithë kandidatëve për kryetar të PS me anëtarësinë e gjerë të partisë Socialiste me anëtarët e Asamblesë, një proces që u ndoq nga një grup i caktuar nga PS, një grup pune i kryesuar nga Sekretari Organizativ z. Klosi që është në krahun tim. Pati një interes shumë të madh nga anëtarët e PS për të kandiduar në këtë proces., mjafton të shikojmë shifrat që janë rreth 561 kandidatë të cilët shprehën me vullnetin e tyre dhe komunikuan me platformat e tyre  përballë anëtarëve të Asamblesë së bashkive përkatëse. Gati 30 për qind e tyre ishin gra dhe vajza, përgjithësisht ishin moshë e re, janë mbi 190 kandidatë të cilët janë rreth 35 vjeç dhe 263 kandidatë jo më shumë se mosha 50 vjeç. Do të thotë po të shikojmë është një pjesëmarrje jashtëzakonisht aktive, por mbi të gjithë në moshë aktive. Nga procesi që tashmë përfundoi dhe që tashmë vet konkluzionet drejtuesi i grupit të punës do t’i bëjë prezent për publikun, dua të them që një risi  që duhet përshëndetur është që në 28 degë të Partisë Socialiste do të drejtohen nga gra dhe vajza apo gra dhe vajza janë pjesë e bashkëkryesimit, një risi që PS po e aplikon edhe në nivelin e drejtimit të bashkisë. Unë personalisht jam shumë i kënaqur nga gjithë ky proces dhe e gjithë kryesia e PS e përshëndeti këtë proces si një proces shumë rivitalizues pasi për herë të parë ne kishim mundësi që të dëgjonim kandidatë që nuk përzgjidheshin thjesht si propozime nga strukturat , por me vullnetin e tyre dilnin përballë anëtarësisë, prezantonin platformat e tyre, shprehnin gatishmërinë e tyre dhe kjo është një formë e re e demokracisë dhe mbi të gjitha e komunikimit me anëtarësinë.

Qëllimi në fund të fundit është të kemi një Parti Socialiste më të fortë, shumë më të organizuar , me kandidatë  që janë përballur dhe me platforma me anëtarësinë, por mbi të gjitha një parti që debati zhvillohet brenda, një parti që duhet ta kthejë veten e saj në platformën më të madhe të ideve, të diskutimit dhe për përmirësimin qoftë të qeverisjes, qoftë të politikës në Shqipëri pasi ne përfaqësojmë shumicën shqiptare.

Dhe ky është hapi i parë. Hapi i dytë do përfshijë përzgjedhjen e Sekretarëve Ekzekutiv. Do jetë një strukturë ekzekutive e cila do të ndihmojë Kryetarët e Partisë por edhe do përgjigjet vertikalisht në Sekretariatin e Partisë me qëllim që ne të kemi një strukturë të plotë ekzekutive edhe me koordinatorë të tjerë. Në vjeshtë do fillojmë përgatitjet për zgjedhjet  vendore që jam i bindur që pjesën më të madhe të Bashkive do i fitojë Partia Socialiste.

Unë dua t’ja jap fjalën drejtuesit të Grupit të Punës, z. Klosi për të nxjerrë konkluzionet të cilat i miratoi Kryesia. Dua ta përgëzoj për punën e mirë sepse ka qenë një punë shumë intensive. Brenda 30 ditëve u shkel i gjithë territori i Republikës së Shqipërisë dhe pati një pjesëmarrje shumë aktive të të gjithë anëtarëve të asamblesë socialiste kudo ku ishin.   Edhe me njësinë administrative pasi kryetarët e rinj dhe strukturat që do zgjidhen nga ky proces do ta shtrijnë këtë proces në të gjitha bashkitë  në çdo njësi administrative  ku këshillat socialistë  prapë nëpërmjet një procesi të hapur  të dëgjesave të konkurrimit,  me ide do ti nënshtrohen  përzgjedhjes dhe ne do të kemi një rinovim të plotë të partisë deri në vjeshtë.

Ju faleminderit për vëmendjen!

 

Fjala e Sekretarit Organizativ, Blendi Klosi:

Faleminderit për prezencën,

Falenderoj nëpërmjet jush të gjithë përfaqësuesit e mediave lokale që ndoqën 60 mbledhjet e Asambleve të Zgjeruara Socialiste në 60 Bashki të vendit duke na çuar në një proces shumë transparent dhe Partinë Socialiste në një stad tjetër të zgjedhjes së kryetarëve të degëve lokale të saj duke transformuar kështu procesin zgjedhor në një platformë shumë të madhe të dëgjesave publike të atyre çfarë 561 kandidatë  përfaqësuan me platformat dhe idetë e tyre.

Në mbledhjen e sotme Kryesia, pas dëgjesës nga Komisioni i Posaçëm raportoi, mori vendimin për listën e mëposhtëme të drejtuesëve të Partisë Socialiste në këto Bashki:

 

 

 

 

KRYETARET E PARTISE TE BASHKIVE

 
 

 

           
 

 

Bashkia SHKODËR

       

1

 

HILMI

LAKTI

       

2

 

MIRELA

PETANI

       
 

 

           
 

 

Bashkia MALËSI E MADHE

       

1

 

LULËZIM

ZARAJ

       
 

 

           
 

 

Bashkia VAU I DEJËS

       

1

 

KRISTIAN

SHKRELI

       
 

 

           
 

 

Bashkia PUKË

       

1

 

ANJEZA

DODA

       

2

 

PAJTIM

ZEQIRI

       
 

 

           
 

 

Bashkia FUSHARRËS

       

1

 

ERVIN

DODA

       
 

 

           
 

 

Bashkia KUKËS

       

1

 

ANILA

SOKOLI

       

2

 

BESMIR

RAMALLARI

       
 

 

           
 

 

Bashkia TROPOJË

       

1

 

EGZON

BASHKSHKURTI

       
 

 

           
 

 

Bashkia LEZHË

       

1

 

Flori

Gjini

       
 

 

           
 

 

Bashkia KURBIN

       

1

 

Bernard

Palaj

       
 

 

           
 

 

Bashkia MIRDITË

       

1

 

Mariana

Prenga

       

2

 

Renuar

Kolaj

       
 

 

           
 

 

Bashkia DIBËR

       

1

 

Alma

Selami

       

2

 

Daniel

Gjurra

       
 

 

           
 

 

Bashkia BULQIZË

       

1

 

Albion

Gjimi

       

2

 

Festime

Mjeshtri

       
 

 

           
 

 

Bashkia KLOS

       

1

 

Armando

Gjini

       
 

 

           
 

 

Bashkia MAT

         

1

 

Hasan

Pasha

       

2

 

Lindita

Barçi

       
 

 

           
 

 

Bashkia DURRËS

       

1

 

LUAN

ZAZA

       
 

 

           
 

 

Bashkia KRUJË

       

1

 

REDION

ROSHI

       
 

 

           
 

 

Bashkia SHIJAK

       

1

 

FATMIR

KOÇI

       
 

 

           
 

 

Bashkia TIRANË

       

1

 

ERION

VELIAJ

       
 

 

           
 

 

Bashkia KAMËZ

       

1

 

REBEKA

SULEJMANI

       
 

 

           
 

 

Bashkia VORË

       

1

 

ENDRISA

HAXHIU

       
 

 

           
 

 

Bashkia KAVAJË

       

1

 

MARINELA

ALIA

       

2

 

SHPEND

BARAMETA

       
 

 

           
 

 

Bashkia RROGOZHINË

       

1

 

LUTFI

KASHARI

       
 

 

           
 

 

Bashkia Elbasan

       

1

 

Ardit

Demiri

       

2

 

Ermira

Urupi

       
 

 

           
 

 

Bashkia BELSH

       

1

 

Marenglen

Bali

       
 

 

           
 

 

Bashkia CËRRIK

       

1

 

Tomorr

 Zaimaj

       
 

 

           
 

 

Bashkia PEQIN

       

1

 

Bukurosh

Maçi

       
 

 

           
 

 

Bashkia GRAMSH

       

1

 

Enis

 Zani

       
 

 

           
 

 

Bashkia LIBRAZHD

       

1

 

Fatbardha

Qatja

       
 

 

           
 

 

Bashkia PËRRENJAS

       

1

 

Haxhi

Çollaku

       
 

 

           
 

 

Bashkia FIER

         

1

 

ADELA

HYSENAJ

       

2

 

RAMION

KURTI

       
 

 

           
 

 

Bashkia LUSHNJE

       

1

 

ERGEST

KRAKULLI

       

2

 

MERJEME

DERVISHI

       
 

 

           
 

 

Bashkia DIVJAKË

       

1

 

AGIM

MAKA

       

 

 

 

 

       

 

 

Bashkia PATOS

 

       

1

 

ARTIOL

HOXHA

       

2

 

SUELA

HOXHAJ

       
 

 

           
 

 

Bashkia MALLAKASTËR

       

1

 

ZAMIR

MALASI

       
 

 

           
 

 

Bashkia BERAT

       

1

 

Valbona

Zylyftari

       
 

 

           
 

 

Bashkia DIMAL

       

1

 

Adelina

Vangjeli

       

2

 

Albano

Kora

       
 

 

           
 

 

Bashkia KUÇOVË

       

1

 

Gentian

Qafoku

       

2

 

Renata

Baçi

       
 

 

           
 

 

Bashkia POLIÇAN

       

1

 

Erion

Zylyftari

       

2

 

Sara

Satka

       
 

 

           
 

 

Bashkia SKRAPAR

       

1

 

Edmond

Omeri

       

2

 

Xhanina

Kushova

       
 

 

           
 

 

Bashkia POGRADEC

       

1

 

ERION

THENGJILLI

       
 

 

           
 

 

Bashkia MALIQ

       

1

 

ORNILD

DEMOLLARI

       

2

 

RUDINA

BREGU

       
 

 

           
 

 

Bashkia KORÇË

       

1

 

ANXHELA

TAHO

       

2

 

PETRIKA

TOLLKUÇI

       
 

 

           
 

 

Bashkia DEVOLL

       

1

 

GENTI

LAKOLLARI

       

2

 

ZERINA

SINANI

       
 

 

           
 

 

Bashkia PUSTEC

       

1

 

KATERINA

AGO

       

2

 

SANDI

NIKOLLA

       
 

 

           
 

 

Bashkia KOLONJË

       

1

 

ERALDO

XHELILI

       
 

 

           
 

 

Bashkia GJIROKASTËR

       

1

 

Gentian

Llogo

       

2

 

Mihare

Lapa

       
 

 

           
 

 

Bashkia DROPULL

       

1

 

Kristo

Varsami

       
 

 

           
 

 

Bashkia LIBOHOVË

       

1

 

Dhurata

Demiri

       

2

 

Jani

Memo

       
 

 

           
 

 

Bashkia PËRMET

       

1

 

Edvin

Tuçi

       
 

 

           
 

 

Bashkia KËLCYRË

       

1

 

Hodjan

Selmani

       
 

 

           
 

 

Bashkia MEMALIAJ

       

1

 

Edmonda

Harizi

       
 

 

           
 

 

Bashkia TEPELENË

       

1

 

Dino

Selimi

       

2

 

Kleona

Bahja

       
 

 

           
 

 

Bashkia VLORË

       

1

 

ADMIR

MALAJ

       
 

 

           
 

 

Bashkia SELENICË

       

1

 

NERTIL

BELLAJ

       
 

 

           
 

 

Bashkia DELVINË

       

1

 

IZET

SILAJ

       
 

 

           
 

 

Bashkia FINIQ

       

1

 

THOMA

KALLOJERI

       
 

 

           
 

 

Bashkia SARANDË

       

1

 

ELERON

GJONI

       
 

 

           
 

 

Bashkia KONISPOL

       

1

 

HRISTO

MALLANEZO

       
 

 

           
 

 

Shenim:

         
 

 

Në bashkitë Has, Roskovec, Himarë do të perseritet procesi.

Këto ishin kandidaturat e përzgjedhura nga dëgjesat publike të 561 kandidatëve të konfirmuara nga Kryesia e Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme.

Pyetje: Z. Gjiknuri, a do ketë një kod Partia Socialiste në listën për kandidaturat për zgjedhjet lokale të vitit 2023?

Përgjigje: Nuk dua të fokusohemi te çështje që i përkasin të ardhmes. Dua të them se ne do respektojmë të gjitha detyrimet e kodit zgjedhor përsa i përket këshillave bashkiakë. Natyrshëm, sikurse në të kaluarën, ne në shumë bashki jemi përfaqësuar dhe do përfaqësohemi nga gra dhe vajza në kandidim. Nuk është momenti për të thënë sesa do të jetë numri i kandidateve gra në zgjedhjet e ardhshme vendore. Por e sigurt është që do ketë.

Pyetje: Z. Klosi sa kryetarë degësh janë rikonfirmuar në këto zgjedhje?

Përgjigje: Nga 61 kryetarë bashkie në detyrë 43 prej tyre u paraqitën në dëgjesat publike dhe më pak se 20 u konfirmuan në detyrë. Pra, vetëm 1/3 e kryetarëve aktualë.

Shënuam kështu një rinovim masiv të trupës drejtuese të strukturave të partisë ku natyrisht risia e re me rreth gjysmën e drejtuesëve që do jenë zonja dhe bashkëkryetare në këto struktura.

Koncepti i bashkëkryetarëve vjen sepse ne kemi pasur bashkëkryetarë në organizatat e Partisë Socialsite në një shkallë shumë të madhe të zonjave. Përçojmë kështu një përqasje shumë të fortë të Partisë Socialiste drejt këtij elektorati kaq mbështetës të Partisë Socialiste duke dëshmuar një nga vetitë e PS, barazisë në çdo aspekt.

Pyetje: Z, Gjiknuri, çfarë ndryshon nga zgjedhja me parimin një anëtar një votë me zgjedhjen nga Kryesia? A është procesi një farsë, a po fshihet gara?

Përgjigje: Në fakt unë e kam dhënë dhe këtë shpjegim, kemi komunikuar dhe bashkë.Kemi të bëjmë me një proces krejt tjetër.

E para njëherë shpesh herë ndodh siç janë partitë tona që nganjëherë kandidaturat e caktuara zgjidhen duke reflektuar një raport të caktar. Kësaj here është një proces që shkon përtej asaj, sepse kandidatët nuk filtrohen nga asnjë lloj strukture. Kandidatët vetëshpallen, aplikojnë, ballafaqohen me anëtarësinë, është marrë opinioni i anëtarësisë me të gjiha format.

Natyrshëm që grupi i punës ka pasur një metodologji ku përfshihej dhe opinioni i anëtarësivë të Asamblesë dhe më gjerë dhe patjetër dhe cilësitë e kandidatëve që në fund të fundit, ngandonjëherë duhet ti balancosh cilësitë e kandidatëve dhe me ç’ka reflekton shumica e asamblesë në vendet ku bëhet prezantimi.

Kështu që mendoj se nga ky proces, Partia Socialiste do të dalë më e fortë dhe kemi zgjedhur kandidatët më të mirë. Në fund të fundit, çdo parti ka formën e saj të organizimit.

Partia Socialiste ka një traditë të suksesshme të organizimit elektoral dhe çdo ndryshim që ne bëjmë, e bëjmë në funksion edhe të forcimit të organizatës të partisë, por dhe në funksion të objektivave elektoralë dhe besoj se dhe kësaj radhe koha do ta provojë.

Pyetje: Ju si drejtues politik çfarë vullneti keni ushtruar për të zgjedhur njerëzit  me të cilët ju doni ta drejtoni qarkun tuaj?

Përgjigje, Blendi Klosi: Si dëgjues i të gjitha mbledhjeve të Asambleve të Zgjeruara të Partisë Socialiste ju garantoj se ka pasur një debat të jashtëzakonshëm dhe një prezencë shumë të madhe.

Partia Socialiste njihet si parti e cila  gjithmonë ka punë të jashtëzakonshme përsa i përket strukturës së saj organizative ku zgjedhjet e kryetarëve të partive janë bërë me një proces të hapur dhe transparent.

Dëgjesat publike, sikurse e thashë, u prezantuan 561 kandidatura nga të cilat mbi 300 prezantuan platformat e tyre.

Nuk ka pasur asnjë kriter përjashtues përveç figurës morale dhe penale e kandidatëve dhe banimi pranë zonës ku ato synojnë të drejtojnë PS.

Askush nuk u pengua të shprehete opinionet e tij. Të gjitha dëgjesat janë regjistruar dhe shfaqur në rrjetet tona sociale. Një grup i specializuar pranë strukturës qendrore të Partisë Socialiste ka vlerësuar opinionet e shumë më tepër sesa anëtarësia e Partisë Socialiste të shprehura në rrjetet tona sociale.

Ju garantoj se në asnjë rast ky proces transparent nuk ka lejuar askënd të ndikojë në përzgjedhjen e kandidaturave. Të gjithë kanë ardhur nga një garë e hapur dhe shumë transparente e të gjithë kandidatëve.

Pyetje: Z.Klosi, çfarë ka ndodhur me tre bashkitë ku do ripërsëritet zgjedhja e kryetarëve? Kur pritet të ndodhë ky proces?

Përgjigje: Në Bashkitë që unë përmenda, në dy prej tyre u regjistrua procesi i dëgjesës publike por cilësia e kandidatëve dhe atë çfarë ato përfaqësonin nuk përmbushnin kushtet.

Brenda muajit korrik do rihapim procesin zgjedhor në këto bashki ku presim të kemi një numër më të madh kandidatësh. Procesi do jetë i njëjtë.

Pyetje: Ju thatë se ne morëm opinionin e anëtarësisë për të zgjedhur kryetarët e degëve. A nuk do ishte më mirë që kryetarët e degëve të zgjidheshin me votë nga anëtarësia në mënyrë të drejtpërdrejtë në mënyrë që të ishin përfaqësues të anëtarësisë dhe jo të vendoste kryesia?

Përgjigje: E shpjeguam. Besoj se s’ka nevojë të përsërisim, pra në Statut është e shkruar qartë ky debat është bërë, dhe ju si media e keni bërë, na keni pyetur dhe zoti Klosi dhe unë u mundova ta shpjegoj që dhe opinioni i anëtarësisë dhe shumë faktorë të tjerë të formimit të opinionit publik është marrë parasysh. Pra është një proces që shkon përtej një zgjedhjeje të thjeshtë mbyllur në një sallë.

Partia Socialiste e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë, e kanë devizë qeverisëse komunikimin me publikun. Nuk mundet të jemi ndryshe në qeverisje, ndryshe në raport me publikun dhe ndryshe në parti.

Dëgjesat u zhvilluan  të hapura. Kushdo mund të kandidonte.

Vendimi nuk ishte vetëm i Kryesisë, ishte vendim i Kongresit të Partisë Socialiste, i Asamblesë Kombëtare dhe më pas i Kryesisë dhe Komisionit të vlerësimit. Ky ishte një proces fantastik duke dëgjuar edhe opinionet e qytetarëve. Qytetarët ndoqën platformat e kandidatëve në të gjithë Shqipërinë. Për këtë jemi realisht shumë krenarë.

Pyetje: Z. Gjiknuri, më bën përshtypje diçka, po shikoj listën e gjithë emrave që z. Klosi lexoi dhe për ne një pjesë janë të njohur, por kanë një profil të ulët politik për shkak e janë lokal. I vetmi emër me profil të lartë politik është kryetari i PS së Tiranës Erion Veliaj. Duke qenë se ai ëShtë dhe drejtues politik i qarkut Tiranë, pse nuk është zgjedhur një tjetër person por vazhdon ti lihet kjo peshë z. Veliajt?

Përgjigje: Ju e dini që PS e Tiranës gjithmonë ka pasur një rregullim të posaçëm. Kryesia e partisë kështu e ka gjykuar dhe mendojnë se është moment I duhur që z. Veliaj si kryetar i PS së Tiranës të bëjë dhe dejtuesin politik dhe është më e natyrshme në rolin e tij për ta kryer këtë funksion dhe njëkohësisht ai është i pari që e ka filluar procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të partive në njësitë vendore nëpërmjet një procesi të ngjashëm si ajo që organizoi grupi i punës I drejtuar nga z. Klosi.

Kështu që mendoj se kjo është një zgjedhje e jona që gjithmonë në funskion të objektiva politik, aq më tepër që kryetari I Bashkisë së Tiranës për peshën që ka dhe rregullimin e posaçëm që e ka pasur Tirana në traditë, kryesia e partisë ka menduar që kjo është zjgidhja më e mirë.

Faleminderit!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm