Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Vota në 25 Prill është votë për Shqipërinë e së ardhmes

Të reja

Vota në 25 Prill është votë për Shqipërinë e së ardhmes

22 Apr 2021    

Mbyllja e fushatës në Durrës – Rruga drejt 25 Prillit –

Fjala e Kryeministrit, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama:

Dua që në radhë të parë të them se sa krenar jam për të gjithë patronazhistët dhe për patronazhistët e Durrësit, Shijakut dhe Krujës. Jam shumë krenar sepse këtu në Durrës, falë gjithë kësaj armate qytetare, falë gjithë kësaj armate njerëzish të zakonshëm dhe të buzëqeshur, kësaj armate njerëzish paqësorë, por të vendosur, në 25 prill, ne do t’ju tregojmë nga Durrësi të gjithë shqiptarëve, por edhe atyre që nuk kanë lënë gur pa luajtur, për të na penguar në rrugën tonë, se Durrësin dhe Partinë Socialiste nuk ka forcë që i ndal.

Zonja dhe zotërinj,

të gjithë ju patë një fytyrë të dalë nga zgafellat e historisë shqiptare. Një fytyrë të errët, një fytyrë që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh, një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, më reale, më e prekshme, më e padiskutueshme e atyre që duan me çdo kush të na kthejnë mbrapa. Ky troklodit u tha disa njerëzve që ishin mbledhur aty që mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj ky kërkoi falje. Falja e këtij nuk i duhet dreqit, jo shqiptarëve dhe falja e tij ka një problem shumë të madh. Ndërkohë që ky kërkon falja nga frika, pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkojnë falje, i kanë mbushur atë që nuk thuhet në këtë rast, nuk kanë kërkuar akoma falje për atë që ndodhi në Elbasan. Pra, kërkojnë falje për një fjalë shumë të rëndë të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional dhe nuk kërkojnë falje për atë që ndodhi në Elbasan.

Ndërkohë që sot, një deputet i Ilir dhe i Monikës u kap me presh në duar, duke blerë vota për llogari të Monikës. Unë thash tani dil Like, rrëmbe sëpatën, shko priti duart. Mirëpo, Likja nuk doli dhe jo vetëm nuk doli, por lëshoi një postim. “Votoni, do jetë ditë feste, mos kini merak, ju vetëm votoni për demokracinë e vëllazërinë”.

O Like, ta kisha thënë, o lërë rakinë, o do të ta nxjerrin me zor dhe është më keq kur ta nxjerrin rakinë me zor, sesa kur e lë vetë. Kur e lë vetë, e le pak nga pak, kur ta nxjerrin me zor, e merr sfurkun dhe sëpatën dhe nuk di ku t’ia gjesh vendin. E kuptove Like? Mos dil më, rri mirë aty ku je e jam dakord me ty, ditën e diel do jetë ditë feste, ditën e diel, të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellet e historisë do kthehen në lepuj, që të gjithë.

Ditën e diel patronazhistët tanë, armata jonë e zemrave, mendjeve, qytetarisë, buzëqeshjeve dhe e fjalëve që u thuhen njerëzve nga njerëzit jo me klithma, jo me britma, jo me ulërima, jo me sfurqe apo sëpata, jo me armë me leje apo pa leje, me mendje, me sy drejt të ardhmes, do të nxjerrë në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë, të madh e të vogël. Për t’i lënë përgjithmonë këta njëherë e mirë në zgafellat e historisë dhe edhe ai që patë ju këtu do e shikoni pas 25 prillit, do iu duket njeri tjetër.

25 prilli është përplasja e fundit mes atyre që në historinë tonë, jo vetëm të këtyre 30 viteve, por edhe më parë, kanë përfaqësuar përpara nesh një mallkim që “Shqipëria nuk bëhet”, “Shqipërisë nuk i dilet”, “shqiptarët më mirë të shohin ça të kapin aty për aty” e të shkojnë pas berihajit. Sepse këta nuk janë këta, këta janë vetëm ai mallkimi që njëherë merr pamjen, emrin dhe zërin e Haxhi Qamilit, herë tjetër merr pamjen, emrin dhe zërin e Rrapush Xhaferrit, të Sudes, të Vehbiut, të Saliut e pastaj merr pamjen e Lulit. Thonë ti marrim pak me të mirë, të bëjmë sikur po shkojmë në dasmë, t’i nxjerrim përpara një dhëndër të okllaisur, të buzëqeshur, flokët xhel dynjoja, që t’u thotë njerëzve fjalët gjithë sheqer, madje edhe rrugët ia shtrojnë me sheqer, - ia kishin shtruar rrugën me sheqer në Lezhë, - që t’u japë të gjithëve çfarë duan, llafe kuptohet. Siç ua dha Rrapushi.

Këtu Bojkena e moshatarët e saj nuk e dinë për çfarë flasim ne që e kemi jetuar kohën e Rrapushit, por plot njerëz këtu, jo vetëm e kujtojnë Rrapushin, por burrat sidomos kujtojnë sa të shara kanë ngrënë nga gratë që shkuan pas tij. Gratë e kuptonin se ka një gjë që nuk shkon, se janë ato që bëjnë nga 20 punë në ditë, ndërkohë që burrat edhe një punë e bëjnë me zor. Erdhi një moment kur gjërat nuk shkonin mirë, momenti kur njerëzit donin më shumë dhe kishin filluar të kuptonin se demokracia nuk ishte pallë ariu.  

Jeni ju që keni parë se si muret e shtëpisë çahen dhe krisen për të qenë aty para teje si një tmerr që nuk mbaron edhe ku tërmeti ka ikur. Dhe nuk jeni pak. Jeni dhjetëra mijëra familje që keni përjetuar këtë tmerr. Ashtu sikundër, janë të gjithë shqiptarët që përjetuan tmerrin tjetër. Ardhjen e një goditje tjetër të rrufeshme nga qielli, virusin, që mbylli gjithë botën brenda.

Pasi ra tërmeti dhe pasi pamë gjithë ato gërmadha kishim dy rrugë, si gjithmonë ka dy rrugë: ose t’i thoshim vetes, kjo është një sfidë për ne dhe ne do ja dalim, ose të fillonim të justifikoheshim.

Ose të bënim sikur po ndërtonim disa shtëpi e po riparonim disa shkolla deri sa njerëzit të harronin dhe të harroheshin, siç janë harruar prej 10 vjetësh, 12 vjetësh, jo larg, në Itali, - janë akoma nëpër rulota. Ose të merrnim një angazhim me forcën e karakterit dhe të thoshim, “Jo, jo! Vërtetë kjo ishte shumë për ne, vërtetë shtëpia jonë , familja jonë, Shqipëria nuk i ka kapacitetet për ta përballuar këtë goditje me nder dhe me lavdi. Por ne nuk jemi vetëm”.

Dhe nëse të tjerët mendojnë, ose nuk mendojnë fare për ne; jemi ne që duhet të shkojmë të trokasim derë më derë, derë më derë dhe të sigurojmë të gjitha ato që na duhen për tu ringritur më të fortë!

Dhe ringritja më e fortë nuk është slogan, është fakti i të gjitha atyre familjeve që përgjithësisht kanë qenë familje të varfëra. Familje, që i kanë bërë shtëpitë më 1001 halle, duke ngrënë një herë në ditë, duke vënë një tullë sot, një tullë nesër, një tullë pasnesër pa projekte, pa inxhinier. Familje që, kurrën e kurrës, jo që nuk do t’i kishin rindërtuar dot këto shtëpi, po kurrën e kurrës nuk do kishin pasur dot mundësinë të bënin një shtëpi më të mirë. Dhe sot janë duke u kthyer një e nga një në shtëpi shumë më të bukura, shumë më të forta dhe mbi të gjitha në shtëpi që si askund tjetër, as në Turqi - Turqia ka një nga programet më sociale për mbështetjen mbas tërmetit, - po as në Turqi nuk ta japin shtëpinë falas 100%. Edhe në Turqi të vënë një kredi të butë aty që ta paguash për 20-30 vjet, po ne nuk jemi aq të pasur dhe ne nuk jemi aq larg njëri-tjetrit sa t’ia lëmë topin atyre që janë atyre që janë më të dobët. Dhe nuk kishte shans që unë të bija dakord që familjeve të këputura t’i linim në kurriz një kredi që çdo vit duhet të paguanin për shtëpinë.

Shtëpitë, apartamentet e reja, do të jenë deri në fund 100% falas! Nuk diskutohet!

Tani unë e di që në Durrës ka akoma shumë familje që presin, sepse ka akoma ndërtesa që duhen rindërtuar thellësisht, ato DS4 e famshme. Por ka akoma plot familje të tjera që presin të hyjnë në apartamente krejt të reja, sepse pallatet e tyre nuk i duhen më dreqit.

Unë ju them që kush i sheh shkollat që ne kemi rindërtuar dhe që janë shkolla që të marrësh t’i vendosësh në mes të Parisit, në mes të Berlinit, në mes të Londrës dhe nuk thotë njeri nga ka ardhur kjo shkollë, përkundrazi, janë standardet më të larta. Edhe për ato vende po ju them që të gjithë ata që do kthehen në apartamentin e ri, do kenë jo vetëm apartamentin, por do kenë edhe një lagje ku do jetojnë si në mes të Evropës, me të gjitha kushtet.

Me rrugët e drejta, me kopshtin, me çerdhen, me shkollën, me parqet rreth e rrotull, me të gjithë vendparkimet. Tani kjo do pak kohë. Unë e di që koha për atë që pret të shkojë në shtëpi e bën një ditë të duket si 1 vit, por ama ne s’kemi lënë askënd rrugëve, s’kemi lënë askënd në çadër. Kush rri në çadër, janë disa qindra familje në zonat rurale, duan vetë të rrinë në çadër. Por ama edhe kush rri në çadër e merr muaj për muaj bonusin e qerasë, ndërkohë që gjithë të tjerët janë në apartamente me qira. Dhe deri në fund, ne do ti paguajmë qiranë dhe pastaj do t’i dorëzojmë një çelës që prindërit kur t’i shohin fëmijët e tyre të ndihen të lehtësuar dhe të ndihen krenar që nuk i lanë rrugëve dhe që fëmijët kurrë nuk do t’i shohin prindërit shtrembër sepse shokët e klasës kanë nga një shtëpi më të mirë. Do jenë apartamentet më të bukura të Durrësit.

Miqtë e mi është në natyrën njerëzore. Kur e ka bërë Zoti njeriun, kështu e ka bërë, që të keqen ta harrojë shpejtë dhe të mirën ta bëjë që kurrë mos të jetë mjaft.

Por e keqja nuk duhet harruar, sepse kush harron të keqen thoshte gjyshja ime, “nuk ja di të mirës” dhe kush nuk e di se si nga e keqja shkon tek e mira, e ka të vështirë ta bëjë të mirën edhe më të mirë.

Prandaj, unë do t’ju lutesha shumë të gjithëve që ta kuptoni kështu siç po e them.

Ne sot i kemi të gjitha arsyet që të jemi krenarë, pavarësisht se ca thonë ata që s’duan të shikojnë, s’duan të dëgjojnë, s’duan të kuptojnë. Sepse sot pas 100 vjetësh rubinetat në Durrës nuk fishkëllejnë kur i hap, por ka ujë në gjithë territorin. Natyrisht ka ujë shumë e shumë më tepër se ç’kishte, se s’kishte fare 100 vjet. Dhe tani ne marrim frymë lehtësisht dhe objektivi i ujit 24 orë është thjesht çështje e punës që mbetet për t’u mbaruar. Nga ana tjetër, ju e mbani mend shumë mirë, se me ujin ishte histori den babaden, që kur unë vija këtu edhe isha i vogël, edhe shkonim te Breshka atje, te kushërinjtë e mi këtu në Durrës, që për ujin mbahej rradhë atje për të kapur ndonjë gotë, në kohën e komunizmit, kur Durrësi ishte shumë më i vogël, kur ai sistem ujësjellësi ishte bërë për pak njerëz. Po sot që Durrësi është gjysma tjetër e metropolit të Shqipërisë sa janë rritur nevojat? Ndërsa dritat ishin një problem tjetër shumë i madh kur ne kishim marrë besimin tuaj. Sot nuk janë më një problem. Do thoni ju pse akoma me këto do merremi? Jo s’do merremi, unë thjesht po ja u kujtoj. Kam dhe një kujtesë të fundit përpara se të flas për të ardhmen.

Kujtesa ime e fundit është se ju të gjithë e dini se çfarë keni hequr me plehrat këtu. Ju të gjithë e dini se ju ka ardhur turp kur keni parë nëpër kronika televizive, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe në kanale më të famshme të botës për atë zonën e kancerit atje në Porto Romano, ju kujtohet të gjithëve. Ju kujtohet? Ku edhe derrat atje kishte harruar vdekja me i marrë, ishin derrat nga 246 vjeç. Kam shkuar vetë, i kam parë vetë.

Jeni ju që keni parë se si muret e shtëpisë çahen dhe krisen për të qenë aty para teje si një tmerr që nuk mbaron edhe ku tërmeti ka ikur. Dhe nuk jeni pak. Jeni dhjetëra mijëra familje që keni përjetuar këtë tmerr. Ashtu sikundër, janë të gjithë shqiptarët që përjetuan tmerrin tjetër. Ardhjen e një goditje tjetër të rrufeshme nga qielli, virusin, që mbylli gjithë botën brenda.

Pasi ra tërmeti dhe pasi pamë gjithë ato gërmadha kishim dy rrugë, si gjithmonë ka dy rrugë: ose t’i thoshim vetes, kjo është një sfidë për ne dhe ne do ja dalim, ose të fillonim të justifikoheshim.

Ose të bënim sikur po ndërtonim disa shtëpi e po riparonim disa shkolla deri sa njerëzit të harronin dhe të harroheshin, siç janë harruar prej 10 vjetësh, 12 vjetësh, jo larg, në Itali, - janë akoma nëpër rulota. Ose të merrnim një angazhim me forcën e karakterit dhe të thoshim, “Jo, jo! Vërtetë kjo ishte shumë për ne, vërtetë shtëpia jonë , familja jonë, Shqipëria nuk i ka kapacitetet për ta përballuar këtë goditje me nder dhe me lavdi. Por ne nuk jemi vetëm”.

Dhe nëse të tjerët mendojnë, ose nuk mendojnë fare për ne; jemi ne që duhet të shkojmë të trokasim derë më derë, derë më derë dhe të sigurojmë të gjitha ato që na duhen për tu ringritur më të fortë!

Dhe ringritja më e fortë nuk është slogan, është fakti i të gjitha atyre familjeve që përgjithësisht kanë qenë familje të varfëra. Familje, që i kanë bërë shtëpitë më 1001 halle, duke ngrënë një herë në ditë, duke vënë një tullë sot, një tullë nesër, një tullë pasnesër pa projekte, pa inxhinier. Familje që, kurrën e kurrës, jo që nuk do t’i kishin rindërtuar dot këto shtëpi, po kurrën e kurrës nuk do kishin pasur dot mundësinë të bënin një shtëpi më të mirë. Dhe sot janë duke u kthyer një e nga një në shtëpi shumë më të bukura, shumë më të forta dhe mbi të gjitha në shtëpi që si askund tjetër, as në Turqi - Turqia ka një nga programet më sociale për mbështetjen mbas tërmetit, - po as në Turqi nuk ta japin shtëpinë falas 100%. Edhe në Turqi të vënë një kredi të butë aty që ta paguash për 20-30 vjet, po ne nuk jemi aq të pasur dhe ne nuk jemi aq larg njëri-tjetrit sa t’ia lëmë topin atyre që janë atyre që janë më të dobët. Dhe nuk kishte shans që unë të bija dakord që familjeve të këputura t’i linim në kurriz një kredi që çdo vit duhet të paguanin për shtëpinë.

Shtëpitë, apartamentet e reja, do të jenë deri në fund 100% falas! Nuk diskutohet!

Tani unë e di që në Durrës ka akoma shumë familje që presin, sepse ka akoma ndërtesa që duhen rindërtuar thellësisht, ato DS4 e famshme. Por ka akoma plot familje të tjera që presin të hyjnë në apartamente krejt të reja, sepse pallatet e tyre nuk i duhen më dreqit.

Unë ju them që kush i sheh shkollat që ne kemi rindërtuar dhe që janë shkolla që të marrësh t’i vendosësh në mes të Parisit, në mes të Berlinit, në mes të Londrës dhe nuk thotë njeri nga ka ardhur kjo shkollë, përkundrazi, janë standardet më të larta. Edhe për ato vende po ju them që të gjithë ata që do kthehen në apartamentin e ri, do kenë jo vetëm apartamentin, por do kenë edhe një lagje ku do jetojnë si në mes të Evropës, me të gjitha kushtet.

Me rrugët e drejta, me kopshtin, me çerdhen, me shkollën, me parqet rreth e rrotull, me të gjithë vendparkimet. Tani kjo do pak kohë. Unë e di që koha për atë që pret të shkojë në shtëpi e bën një ditë të duket si 1 vit, por ama ne s’kemi lënë askënd rrugëve, s’kemi lënë askënd në çadër. Kush rri në çadër, janë disa qindra familje në zonat rurale, duan vetë të rrinë në çadër. Por ama edhe kush rri në çadër e merr muaj për muaj bonusin e qerasë, ndërkohë që gjithë të tjerët janë në apartamente me qira. Dhe deri në fund, ne do ti paguajmë qiranë dhe pastaj do t’i dorëzojmë një çelës që prindërit kur t’i shohin fëmijët e tyre të ndihen të lehtësuar dhe të ndihen krenar që nuk i lanë rrugëve dhe që fëmijët kurrë nuk do t’i shohin prindërit shtrembër sepse shokët e klasës kanë nga një shtëpi më të mirë. Do jenë apartamentet më të bukura të Durrësit.

Miqtë e mi, është në natyrën njerëzore. Kur e ka bërë Zoti njeriun, kështu e ka bërë, që të keqen ta harrojë shpejtë dhe të mirën ta bëjë që kurrë mos të jetë mjaft.

Por e keqja nuk duhet harruar, sepse kush harron të keqen thoshte gjyshja ime, “nuk ja di të mirës” dhe kush nuk e di se si nga e keqja shkon tek e mira, e ka të vështirë ta bëjë të mirën edhe më të mirë.

Prandaj, unë do t’ju lutesha shumë të gjithëve që ta kuptoni kështu siç po e them.

Ne, sot i kemi të gjitha arsyet që të jemi krenarë, pavarësisht se ca thonë ata që s’duan të shikojnë, s’duan të dëgjojnë, s’duan të kuptojnë. Sepse sot pas 100 vjetësh rubinetat në Durrës nuk fishkëllejnë kur i hap, por ka ujë në gjithë territorin. Natyrisht ka ujë shumë e shumë më tepër se ç’kishte, se s’kishte fare 100 vjet. Dhe tani ne marrim frymë lehtësisht dhe objektivi i ujit 24 orë është thjesht çështje e punës që mbetet për t’u mbaruar. Nga ana tjetër, ju e mbani mend shumë mirë, se me ujin ishte histori dembabaden, që kur unë vija këtu edhe isha i vogël, edhe shkonim te Breshka atje, te kushërinjtë e mi këtu në Durrës, që për ujin mbahej radhë atje për të kapur ndonjë gotë, në kohën e komunizmit, kur Durrësi ishte shumë më i vogël, kur ai sistem ujësjellësi ishte bërë për pak njerëz. Po sot që Durrësi është gjysma tjetër e metropolit të Shqipërisë sa janë rritur nevojat? Ndërsa dritat ishin një problem tjetër shumë i madh kur ne kishim marrë besimin tuaj. Sot nuk janë më një problem. Do thoni ju pse akoma me këto do merremi? Jo s’do merremi, unë thjesht po ja u kujtoj. Kam dhe një kujtesë të fundit përpara se të flas për të ardhmen.

Kujtesa ime e fundit është se ju të gjithë e dini se çfarë keni hequr me plehrat këtu. Ju të gjithë e dini se ju ka ardhur turp kur keni parë nëpër kronika televizive, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe në kanale më të famshme të botës për atë zonën e kancerit në Porto Romano, ku edhe derrat kishte harruar vdekja me i marrë. Ishin derrat nga 40 e ca vjeç, që dukeshin si dinozaurë, lopë që dukeshin si krokodilë, hanin plehra. Sot, edhe pak javë, aty do jetë Ekoparku më i madh dhe më i bukur i Ballkanit. Të gjithë ju që jeni këtu do e kujtoni këtë ditë, kur çdo fundjavë apo pasdite, sipas rastit do shkoni atje me kalamajtë, për t’u relaksuar dhe për të bërë sport, ndërkohë që derrat dhe lopët, në 25 prill i keni tek kutia e votimit. Votoni 12-ën, që derrat si dinozaurë dhe lopët si krokodilë të mos ju dalin përpara. Të mos e rrejë mendja njeri që kur ne flasim për rrezikun e kthimit mbrapa dhe të fantazmave të së shkuarës, bëjmë retorikë. I patë, se ka Zot, që i nxori komplet lakuriq, për t’ia kujtuar edhe njëherë shqiptarëve që ky është momenti të mendoni për ta ndarë njëherë e mirë historinë në dysh për fëmijët tuaj. Për t’ju kujtuar shqiptarëve që ata janë aty, prapa derës, ai, ata, derrat dhe lopët e Porto Romanos. Paketojini bashkë dhe lërini t’i marrë lumi i historisë dhe po jua them, do i shikoni pasi t’i jepni një nga ato goditjet që vetëm populli ka mundësinë dhe di t’ia japë zuzarëve të vet, pasi të përpëliten ca ditë, ndoshta e ca javë, të bëjnë sikur kanë fituar apo jua kanë marrë, do bëhen të gjithë qengja. Do bëhen si Likja sot.

Por kujdes me 9-ën se 9-ta sa kthen kurrizin bëhet 6-të. Nuk ka rastësi, janë lidhur gjërat. Nuk është rastësi që Likja është 6-ta dhe Saliu është 9-ta. Nuk është rastësi që ne jemi 12-ta, është moment historik. Më thanë sot mos shkojmë në Durrës, ta shtyjmë se ka shi. Ku është shiu? Merrni shihni hartën meteorologjike.

Deri në orën 3 të mëngjesit më thonin anuloje Kukësin, se nuk zbret dot avioni, është e gjithë zona e mbuluar. I vetmi vend ku është hapur për të zbritur avioni dhe gjithandej e mbuluar, është Kukësi. Rastësi janë këto? Nuk e di.

Unë di që 6-ta dhe 9-ta nuk janë rastësi se ti vë 6-të për Monën dhe ke 9-të Saliun, Liken po e po. Po Mona nuk është problem se nuk kanë për t’ia fërshëllyer shumë, por tek 9-ta është problemi se të gjithë thonë “çun i mirë ta provojmë njëherë”.

Janë disa të tjerë që thonë rotacion se rotacion e dinë xhirim gomash, por ka dy lloje rotacionesh. Ka rotacion për të shkuar para dhe ka rotacion tjetër me i gjëmu bishtit tënd. Edhe mund të thonë ta provojmë, pp çfarë t’i provojmë? Është e qartë, prandaj robi nuk ia ka gjetur kurrë kësaj punës së 6-ës dhe 9-ës dhe e ka nda mendjen; 69 është numri i djallit. Kush do ta çojë Shqipërinë në djall, voton 6-ën e 9-ën. Njësoj janë ata. Nxirre prapë Liken me gjithë raki, nxirr prapë Saliun me gjithë hordhi dhe pastaj shifeni Dubain e Adriatikut. Unë nuk kam ardhur këtu për vota, madje ta dëgjojnë të gjithë, se tek lista jam i 8-ti. Numri im është 12-të.

Të gjithë durrsakët që gjithmonë në histori janë mbajtur për njerëz të zgjuar, që nuk para e tregojnë sesi e kanë mendjen, por ama gabime nuk kanë bërë dhe këtu e kam edhe me ata durrsakë që i thonë vetes të djathtë. Të jesh durrsak e qytetar, të kesh nonat tek tregtarët e Durrësit, që ishin njerëz që shkonin në Itali, vinin këtu e sillnin gjithë modën dhe parfumet italione e të shkosh pas erës së derrave dhe të lopës si krokodilët e Porto Romanos, si mund t’i thuash vetes durrsak?

Durrsak i Durrësit, ku stërgjyshi im bashkë me plot nga ata paraardhësit e tu që je i djathtë, ngritën flamurin këtu e tani, ti do me ngrejt 9-ën me 6-ën mbi kokën e Durrësit?

A je në vete?

Kanë një gjë të bukur, jam antikomunist thotë, se më kanë dërrmu komunistët. Kush janë komunistët këtu? Milva? Klodi? Juli? Çela? Komunistin e keni në Gji të Lalëzit. E ka bë Gjirin e Lalëzit pusetë digjitale, i del era gjithë Shqipërinë përditë. Megjithatë do e marrin vesh edhe ata pas 25 prillit. Në datë 25 do shkojnë me entuziazëm, aty nga ora 11 do ja fusin gjumit, do shohin ëndërr sikur kanë fituar, kur të zgjohen nga ora 11 e mëngjesit do thonë “na e morën prapë komunistët”.

Nuk e kanë marrë komunistët jo, e kanë marrë shqiptarët që duan ta shohin Shqipërinë në majë dhe ngjitja në majë fillon nga Durrësi, fillon nga Porti Turistik i Durrësit, që ka qenë dembabadem, ëndrra e gjithë të parëve tanë, të cilët shkonin nga krahu tjetër dhe thonin, njësoj është, det këtej, det andej, njerëz këta, njerëz ne, italisht këta, ne edhe italisht, edhe shqip. Pse këta të jenë para nesh?

Zoti nuk bëri dallim, përkundrazi, Italinë e ka bërë të bukur, por Shqipërinë kaq të vogël sa është e ka bërë ditën e diel kur e ka pasur pushim. E ka qëndisur. Një vend kaq i vogël me dy dete. Njëri më i bukur se tjetri. Me male me borë edhe në mes të gushtit, me det me diell edhe në mes të dimrit, me pllaja, me liqene, i ka dhënë të gjitha Zoti kur e ka menduar, ka thënë këtyre po ua bëj një dhuratë speciale. Ne vetëm duke i rënë me shqelm të mirës që na ka bërë Zoti. Nuk ka më shkelm ndaj të mirës.

Ne këtu do bëjmë portin më të madh turistik të Mesdheut. Ne do ta bëjmë Durrësin, Dubain e vogël të Mesdheut po ju them dhe unë nuk flas si Saliu, që thoshte tek lana kemi ndërtuar Zvicrën e Shqipërisë. Unë flas për një projekt që e ka bërë, e financon, do ta ndërtojë kompania më e madhe në botë e turizmit që ka edhe marinën e Dubait. Marina e Durrësit do të jetë e binjakëzuar me marinën e Dubait se është e njëjta dorë që e administron. Janë të njëjtët klientë që do të vijnë dhe ata klientë që shkojnë atje do vijnë edhe këtu, kur të shohin këtu se çfarë ushqimesh kemi ne, kur të shohin këtu mish të freskët, do i thonë Nusretit as nuk dua më të të shoh me sy. Qeshni qeshni, por këtu do jemi. Shyqyr kjo nuk është një gjë që do 100 vjet të provohet. Këtu do jemi, do vi unë këtu prapë në 2025 dhe do t’ju them “a e mbani mend”? Ne të gjithë do ndihemi shumë krenar që në 25 prillin e të dielës që vjen ishim në anën e duhur të historisë, por nuk është vetëm fakti që do bëhet një port më i madhi turistik i Mesdheut, është fakti që në atë port, duhet mijëra e mijëra forca pune. Forca pune të kualifikuara dhe ne menjëherë me fillimin e kantierit, brenda qershorit, do fillojmë punë për shkollën e lartë profesionale për të gjithë vajzat dhe djemtë e Durrësit që do duan të punojnë aty në të gjitha llojet e shërbimeve, por e dini se si më tha ai zotëria kur erdhi këtu? I shikon - më tha, - të gjitha hotelet përgjatë plazhit? Në momentin që ne e mbarojmë këtë punë, vlera e të gjitha tyre hoteleve, vlera e dhomave të tyre, vlera e të gjitha banesave të këtij qyteti do të shkojë lart e më lart dhe kështu do gjithë do kenë një pasuri të patundshme shumë më domethënëse pastaj a e mbajnë, a e shesin, a e japin me qera, kjo është punë tjetër.

Por është dhe porti tregtar se ne nuk do e lëmë Durrësin pa port tregtar. Kemi filluar punën, projektin e të gjitha, që ndërkohë që këtu ndërtohet porti turistik, të ndërtohet porti tregtar në Porto Romano, aty ku ishin derrat, aty do ndërtohet porti tregtar modern. Një port tregtar që edhe ai do kërkojë shumë krah pune sepse me zonën ekonomike, gjerat do ndryshojnë ndërkohë që së shpejti, ka mbaruar gara, fillon po aty në atë zonë në Spitallë, parku me energji diellore.

Tani, nuk dua t’ju mbaj më gjatë se çfarë do bëjmë tjetër, por dua t’ju them, mua më njihni, e dini që i rri punës mbi kokë, ditë e natë. Nuk jam absolutisht aq i mirë sa për t’u marrë për dhëndër, por shyqyr jam i martuar, nuk kam dal për të kërkuar nuse, jam shumë i lumtur me gruan që kam dhe kush nuk më pëlqen, duhet të mos ketë shqetësim se mjafton të lëvizi telekomandën dhe nuk më ka mua. Nuk i pëlqej unë, nuk i pëlqen si flas, nuk i pëlqejnë çitjanet e mia, unë një copë katundari jam, nuk kam çfarë bëj. Këta modernët le të lëvizin telekomandën, të shohin pantallonat e Likes, të shohin pantallonat e Saliut, të shohin ato këpucët e Lulit që duken sikur nuk kanë këmbë brenda fare se i përdor për të gatuar makarona dhe nuk ka nevojë të më pëlqejnë mua. Për top model, për pamje për qejf, për çfarë të doni ju, i keni ata. Për gomar pune, si unë nuk keni. Zgjidhni dhe merrni se unë kam parë ndonjë katundar as ndonjë qytetar që kur i duhet gomari për të marrë drutë ta zgjedhi gomarin nga bukuria, nga ngjyra e ku di unë. Se edhe kaq i shëmtuar nuk ma merr mendja se jam. Se dhe për të thënë “ik se nuk i dua as drutë, por këtë gomarin nuk e shoh dot, nuk ma ha mendja”. Kështu që mos e harroni, jo t’i gjeni një njeriu punën, por punës gjejini njeriun. Në 25 prill, ta ndajmë këtë punë, të fillojmë nga puna e unë po ju them kaq, fjala ime e fundit, jua kam thënë kur kam ardhur këtu në vitit 2013 që do bëjmë për Durrësin më shumë se sa është bërë në të gjitha vitet bashkë dhe e kemi bërë. Tani, që ka shumë të tjera për të bërë e di unë se po mos të kishte nuk do isha këtu. Unë po ju them që nga 2021 në 2025, unë dhe gjithë këta që janë këtu, do bëjmë për Durrësin më shumë se sa është bërë në 100 vjet, kaq po ju them. Në 100 vjet!

Prandaj tek 12-a, mos ma ndani 12-n. Tek 12-a. Lëreni numrin e djallit, tek 12-a e pavarësisë sepse me atë 12 politika shqiptare, kalamajtë, prindërit, do pavarësohen përfundimisht nga Likja e nga Saliu, nuk është pak.

Tek 12-a e 12 yjeve të flamurit europian.

Tek 12-a e lindjes së Partisë Socialiste.

Tek 12-a e 12 muajve për katër vjet punë, punë, punë.

Rroftë Durrësi!

Rrofshin durrsakët, socialistë dhe demokratë!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm