Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar

Të reja

SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar

11 May 2022    

Konferencë për shtyp e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja

Përshëndetje! Jemi këtu sot, në vijim të një diskutimi që është ngjallur nga qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, lidhur me nevojën që SPAK-u të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar, të cilët si të tillë, janë përjashtuar nga procesi i Vettingut.

Disa e kanë quajtur këtë presion mbi drejtësinë, disa të tjerë e kanë quajtur frikë nga humbja e pushtetit, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si përpjekje për të fshehur dështimet e  qeverisë apo orvatje të vonuar e të kotë.

Pavarësisht interpretimeve të ndryshme, për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet sepse SPAK-u së shpejti mbush 3 vjet, Vettingu edhe pak javë mbush 5 vjet dhe për pak vite, pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të drejtë dhe të barabartë mbush 35 vjet.

Prandaj, si dikush që, për shkak të detyrës, e ka udhëhequr politikisht, moralisht dhe vendosmërisht Reformën në Drejtësi, në emër të forcës politike që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë fuqinë e mbështetjes së vet morale, politike, profesionale që nga pikënisja e deri më sot, por dhe si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë dhe jo vetëm nga kundërshtarët e saj të betuar, por edhe nga mbështetësit e saj, që janë krejt të palumtur sot dhe me të drejtë, sipas meje, për shkak të mos gjithanshmërisë së spektrit të hetimeve dhe gjykimeve të deritanishme, unë besoj se të drejtën që në këtë moment, që në njëfarë mënyrë mbyll një cikël dhe hap një cikël të ri në aspektin kohor, të drejtën që ta ndaj me opinionin publik qëndrimin tim për punët e drejtësisë së re nuk ma heq dot askush.

Kujtoj këtu, për të gjithë ata që mund ta kenë harruar, se i kam dhe i kemi mbështetur të gjitha vendimet dhe veprimet e SPAK-ut, pa asnjë ekuivok, madje pa asnjë koment tjetër, përveç inkurajimit të  veprimtarisë hetimore.

Kujtoj këtu se e kemi bërë të qartë qysh në krye të herës dhe e kemi treguar, jo me fjalë, por me qëndrimin tonë sa herë ka qenë rasti, se për ne nuk ka të paprekshëm dhe çdokush në radhët tona që me drejtësinë ka një llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur.

Kujtoj këtu gjithashtu, dhe kjo është me shumë rëndësi, se nëse sot ish ministra, ish deputetë, ish kryetarë bashkie apo ish drejtorë të përgjithshëm, të cilët një pjesë e madhe nuk kanë qenë ish kur janë ndaluar dhe tani janë prapa hekurave, përtej faktit se fajësia e një pjese të tyre mbetet të provohet në gjykatë, kjo është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë dhe historik, që është se as unë dhe askush nga ne, por këtu po flas personalisht, nuk jam angazhuar në rrugën e kësaj reforme, as për të thënë një gjë dhe për të bërë një gjë tjetër siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë, as për ta përdorur politikisht drejtësinë siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë, as për të sulmuar politikisht kundërshtarët politikë përmes organeve të drejtësisë siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë. Përndryshe, kjo është shumë e thjeshtë, siç nuk kishte ndodhur për 500 vjet, nuk do kishte ndodhur as në këto 5 vjet dhe gjithë kjo që ka ndodhur  e tregon. Siç nuk ndodhi për 500 vjet, nuk do kishte dalë as në këto 5 vjet ndonjë prokuror apo gjykatës që të hetonte dhe të dënonte figura të larta politike në oborrin e partisë në pushtet.

Prandaj, që të jemi shumë të qartë, garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e Partisë Socialiste dhe të bëjë drejtësi për këdo që e turpëron këtë parti, jemi ne, ne këtu, lidershipi i Partisë Socialiste dhe vetë kjo parti, askush tjetër, asnjë tjetër.

Kjo është çështje zgjedhjeje, nuk është çështje imponimi nga dikush nga Amerika apo nga Europa, as detyrimi ndaj Amerikës apo Europës, kjo është çështje zgjedhjeje që unë dhe ne e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë, fëmijët e gjithë shqiptarëve, fëmijët e Shqipërisë, duke ia hyrë detit në këmbë atëherë kur askush nuk e besonte që do ia dilnim ta kalonim reformën.

Ja ku jemi sot.

Prandaj, duhet ta kenë shumë të qartë që të gjithë, shqiptarë, ndërkombëtarë, gazetarë, se kjo parti është i vetmi subjekt në këtë vend, i vetmi, që as nuk i ka bërë, as nuk i bën dhe as nuk do t’i bëjë, sa të jem unë këtu jo njëherë, ndonjë presion drejtësisë. Deri kur të më jepnin ndonjë subjekt tjetër, unë mbetem me këtë mendim. 

Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vettingu po bën 5 vjet dhe SPAK po mbush 3 vjet nuk do të thotë të bësh presion se përndryshe çfarë do të duhet të thoshim pastaj për deklaratat e BE e SHBA, ku është kërkuar dhe hapur nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjykatëse të korruptuar, presion mbi drejtësinë? Sipas meje jo, sipas meje një kërkese legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia, ndërkohë që për drejtësinë është bërë investimi më i madh në historinë e këtij vendi në aspektin politik, qoftë nga partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë, sepse kemi qenë në pushtet edhe me një parti tjetër kur kemi filluar këtë punë, ndaj ta kemi të qartë që Partia Socialiste e Shqipërisë, qoftë nga miqtë e partnerët ndërkombëtarë. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti, e një ish-kryeministri, të shpallur non grata nga SHBA më akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë, dhe pasi Sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht një deklaratë se institucionet e një vendi, pra të këtij vendi  duhet të bëjnë punën e tyre.

Dhe që të jemi shumë të qartë, ju mund të provoni të kundërtën, unë skam kërkuar dhe askush nuk ka kërkuar dënim, po hetim, hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi, është domosdoshmëri dhe që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejtë dhe e pavarur, se që është e pavarur kjo nuk ka pikë diskutimi, se po të mos ishte sot e pavarur nuk do ishin sot pas hekurave sot ish-ministra e ish-deputetë, e ish-drejtorë të përgjithshëm e ish-kryetarë bashkie të lidhur me këtë parti që është në pushtet. Pra që janë të pavarur, kjo s’ka pikë diskutimi, prandaj kjo drejtësi e pavarur duhet të çlirohet nga çdo frikë e së kaluarës dhe nga çdo kompleks i së kaluarës dhe më në fund të hetohet 21 janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet, nuk ekziston. Të hetohet deri në fund nëse është apo nuk është,  këtë do ta tregojë hetimi i drejtë dhe i pavarur, krim shtetëror që të vriten 4 njerëz me plumba të vërtetë, mes bulevardit dhe përballë Kryeministrisë. Të hetohet Gërdeci, ka dhjetëra e dhjetëra të vrarë e qindra e qindra të plagosur , të hetohen disa skandale të mëdha financiare, korruptive. Çfarë presioni është ky?

 Çfarë  ngutje është kjo, sepse po të ishte ngutje sot do të ishim në ditën 1, jemi në fund të vitit 3, s’kemi folur, përkundrazi të gjithë baltën për këtë ngurrim të pajustifikueshëm për hir të vërtetës e kam mbajtur unë personalisht dhe ju e dini shumë mirë, e dini shumë mirë se çfarë furie balte hidhet mbi mua në çdo 21 janar dhe unë i mirëkuptoj të gjithë ata që e hedhin mbi mua.

Ju e dini shumë mirë se çfarë balte hidhet mbi mua në mënyrë të vijueshme duke përqeshur jo mua,   se këtë nuk e kam fare problem se është pjesë e punës, por duke përqeshur drejtësinë dhe rendin.  

Njerëz, të cilët kanë qenë mbështetës të saj, sepse reforma në drejtësi ka qenë reformë e mbështetur nga 90 % e popullit shqiptar, një nga të paktat raste kur shqiptarët janë bërë bashkë përtej bindjeve politike dhe as kanë dashur t’ia dinë se c mendojnë partitë e tyre respektive, ata që i përkasin dhe i përkisnin partive kundër reformës dhe këtu nuk është çështje e një luftë politike,   të jemi shumë të qartë.

Politikisht , nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk do e vizatoja dot kundërshtarin, njërin, tjetrin, janë të gjithë si të vizatuar me dorë nga dora e dikujt që më do mua më shumë se ç’dua unë veten time po të ishte në aspektin cinik. Ça mund të kërkosh më shumë në aspektin cinik  sesa një kundërshtar të vdekur ose një tjetër që është gjallë po që fle gjumë?

Por nuk jemi këtu për këtë, këtu jemi sepse akuza është e fortë, aq e drejtpërdrejtë, aq nominale sa nuk ka ku të shkojë dhe nuk mundet të vihet në pyetje as besimi dhe as në seriozitetin e SHBA sepse u bë një vit që dëgjojmë dhe që njerëzit dëgjojnë se kjo na qenka një konspiracion, ku është përfshirë dhe Departamenti i shtetit dhe as nuk vihet në pikwpyetje besimi në seriozitetin e drejtësisë së re se janë këto të dyja këtu në pikëpyetje.

Dhe nëse kjo çështje nuk hetohet i bie të mbetemi në këtë vakum mes një pale që beson një gjë dhe një pale që beson një gjë tjetër. Dhe këtu nuk është çështje palësh politike në kuptimin e lidershipeve apo të grupeve udhëheqëse, këtu është çështje dypalësh, popull shqiptar , si mund të përçahet populli shqiptar në këtë pikë? E kush duhet t’i japë përgjigje? Ne?  Ne s’mund ta japim këtë përgjigje. E Kam thënë qysh ditën e pare, nëse këtu ka çështje penale, se përsa i përket çështjes morale dhe politike këto janë të qarta, janë të zgjidhura. Çështjet që e kanë tromaksur këtë vend dhe këtë popull dhe që janë mbajtur mbyllur me kapakun e drejtësisë së vjetër, nuk mund të vazhdojnë e të rrinë mbyllur dhe nën hundën e drejtësisë së re. Duhet të hapen, të hetohen, duhet të ndriçohen deri në fund nën dritën e fakteve, jo të deklaratave, të komenteve, të dëshirave të njërit apo tjetrit, përfshirë dhe tonat, por të fakteve.

Ndërkohë që vetting-u, siç thashë, për pak ditë bëhet 5 vjet dhe ka bërë një punë shumë voluminoze. Ku janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që kanë dalë përpara drejtësisë? Do më thoni që s’ka pasur kohë? Do më thoni që ka pasur më shumë kohë për të hetuar çështje shumë më të komplikuara dhe të hetuara me shumë detaje si ato që dimë dhe nuk ka pasur kohë për të marrë të pandehur gjykatës e prokurorë për të cilët një institucion krejt i pavarur siç është Komisioni i vetting-ut, ka nxjerrë qartësisht fakte korruptive, po si ka mundësi? Kjo është e pa mundur! Është e pa justifikueshme dhe tani është e pa tolerueshme dhe kjo nuk është ndërhyrje. Ndërhyrje është të flasësh me emra e të thuash kap këtë, e bëj atë siç flitet përditë këtu nga të tjerë.

Ne nuk bëjmë gjëra të tilla, por ne kërkojmë më shumë sot dhe e kërkojmë këtë jo në titull personal, nuk është fare ky problemi i pozitës dhe karrierës sime politike, po e përsëris, por është problem që lidhet me investimin më të madh politik e moral që është bërë në këtë vend që është reforma në drejtësi dhe drejtësia.

Të gjitha të tjerat, kush më mirë e kush më keq, i kanë bërë të tërë, rrugë, ura, shkolla e ku di unë se çfarë. Mund të bëjmë shumë diskutime për to, por prapë të gjithë e kanë venë një tullë, edhe shtrembër, por e kanë vënë, por te drejtësia e kemi vënë ne dhe vetëm ne gurin e themelit dhe nuk mund të lëmë që gurin e themelit ta mbulojë rëra e të kaluarës dhe të vazhdojë frika e të kaluarës nga të njëjtat forca regresive dhe të korruptuara. Kjo s’mund të ndodhe!

Po ja jap fjalën ministrit të Drejtësisë për të bërë një përshkrim më të detajuar lidhur me temën shumë të rëndësishme, të cilës ne nuk do t’i ndahemi pa parë veprim, që është vënia përpara drejtësisë e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që janë shpallur si të tillë jo nga ne, por nga Komisioni i Pavarur. Pra kemi dy adresa që nuk i kemi shpallur ne. I kanë shpallur institucione dhe forca tërësisht të pavarura prej nesh dhe jashtë nesh, qoftë Departamenti i Shteti, qoftë Komisionet e Vettingut janë jashtë nesh, komplet! Mund të thonë çfarë të duan njerëzit, ata që s’dinë se çfarë flasin, por ky është fakti dhe e vërteta është më e rëndësishme se të gjitha gënjeshtrat që mund të fliten lart e poshtë dhe që mund të jenë për fat të keq më tërheqëse sepse nuk e ka thënë kot populli: “Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat”.

* * *

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Tani, sigurisht që me pyetjet tuaja do përpiqemi ta plotësojmë kuadrin e këtij komunikimi, por përpara se sa t’jua lë juve radhën, dua të them edhe diçka tjetër.

Ne kemi ndjekur me shumë vëmendje të gjithë zhvillimet pas kalimit të reformës. E kam thënë dhe herë tjetër dhe e përsëris. Nuk kam pasur asnjë iluzion që kjo do të ishte një shëtitje në lëndinë. Kjo është një ngjitje e vështirë, shumë e vështirë madje dhe për këtë arsye ne i kemi mbështetur institucionet e reja të drejtësisë dhe njerëzit e këtyre institucioneve përtej edhe logjikës aritmetike të buxhetit tonë të shtetit. Merreni, shikojini shifrat se sa buxhet është spostuar nga të tjera zëra, për të shkuar drejt zërit të drejtësisë.

Merrni dhe shikoni pagat e institucioneve të drejtësisë, që nga viti 2013 kur ne kemi ardhur në detyrë, nuk është bërë asnjë rritje page e anëtarëve të kabinetit qeveritar apo e deputetëve. Asnjë! Zero! Përkundrazi, u janë rritur taksat.

Shikoni pagat në institucionet e drejtësisë, shikoni mbështetjet financiare dhe logjistike për institucionet e drejtësisë, për të kuptuar se sa shumë rëndësi i japim ne këtij procesi dhe se mbështetja jonë është 360 gradë për drejtësinë e re.

E dyta, mbështetja jonë është absolutisht domethënëse kur ne e kemi qepur gojën e do vazhdojmë ta mbajmë të qepur gojën, sa herë që institucionet e reja të drejtësisë do të drejtohen drejt oborrit tonë, për këdo qoftë që mund të ketë llogari të hapur me drejtësinë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Ka pasur historia e Shqipërisë ministra të pushkatuar apo të burgosur, por ju e dini shumë mirë se si e qysh ka ndodhur, nuk ka qenë drejtësi as e drejtë, as e pavarur, as demokratike, asgjë, por nuk ka ndodhur në historinë e këtij vendi që kush është në pushtet të qepë gojën kur drejtësia merr këdo qoftë nga radhët e veta për ta vendosur përpara ligjit.

Kjo  nuk është një çështje aspak e ngatërruar, është shumë e thjeshtë. Ne besojmë, unë e besoj këtë gjë.

E treta, merreni dhe shikoni gjithë komunikimin tim me qytetarët në rrjetet e mia sociale për gjithë periudhën që kam komunikuar me ta se sa herë, e do të çuditeni që, se unë i kam të gjitha me statistika dhe të arkivuara të gjitha komunikimet e mbase një ditë mund të botohen kushedi, një kazan i madh aty me mua në krye, se sa herë njerëzit më drejtohen mua si njeriu që i shiti shpresat dhe besimin e tyre tek një drejtësi e re dhe shikoni përgjigjet e mia. Janë po të njëjtat përgjigje dhe është po e njëjta përgjigje. Kryeministri nuk është prokuror, kryeministri nuk është as gjykatës, qeveria nuk bën drejtësi, qeveria bën reformën në drejtësi, qeveria mbështet institucionet e drejtësisë, qeveria garanton drejtësinë duke mos u përzier në punët e drejtësisë, këtë bën qeveria. Kështu që mua nuk më jep dot leksione askush për ndërhyrje në punët e drejtësisë, askush! As shqip, as anglisht, as frëngjisht, as italisht, që të jemi shumë të qartë. Nuk më jep dot. kush e njeh historinë e këtij vendi e kush nuk është i angazhuar politikisht kundër meje, e ka shumë të thjeshtë ta shikojë gjithë historinë dhe nuk do ta gjejë një moment tjetër në historinë tonë kur një parit në pushtet ka bërë këtë përpjekje kolosale për ti hequr drejtësinë nga duart politikës. Por kjo nuk është imunitet për politikanët që nuk janë në pushtet. Nuk ka se si të jetë imunitet. Ne nuk jemi këtu për të bërë rolin e budallait, që kur e shohim diçka që bën mu e kur dëgjojmë të gjithë njerëzit në rrugë që na thonë ju na tradhtuat. Është një moment që duhen thënë gjërat dhe kur ne qepim gojën kur një grua arrestohet për një arkë peshk dhe pavarësisht disproporcionaliteti në raport me të tërën themi “edhe arka e peshkut është shkelje”, si mund të vazhdojmë ne të qepim gojën për këta? 13 pasuri të pajustifikuara dhe subjekti mund të jetë sot duke bërë investime, i pa trazuar. Shtëpia, vila, dyqane, garazhe, toka, të gjitha të pajustifikuara e të dala nga vetting-u, jo nga ne, e këta njerëz kalojnë qetësisht afatet e parashkrimit të veprave të tyre, të fshehjes së pasurisë, të deklarimit të rremë e ne të vazhdojmë të heshtim, po pse? Për cilën arsye? Një drejtësi e njëanshme sado e drejtë të jetë në anën ku vepron, është një drejtësi jo vetëm e padrejtë por edhe e rrezikshme.

Prandaj jemi këtu, për të sqaruar shumë mirë se ky diskutim duhet bërë sot e shumë mirë, le të thonë të gjithë mendimet e tyre, nuk ka problem. unë nuk kam pasur asnjëherë as qëllimin dhe as angazhimin të bind ata që nuk duan të binden apo dhe ata që pse janë kundër meje janë dhe kundër të gjitha gjërave që mund të bëjnë sens. Marrëdhënia ime këtu është me shqiptarët që më kanë dhënë besimin, kaq. Me askënd tjetër!

 - Kush është përkufizimi juaj për fjalën presion dhe çfarë e quani ju kur i drejtoheni një pushteti të pavarur duke i treguar kë duhet të hetojë e kë nuk duhet të hetojë? Pse hetoi njërin, e pse nuk hetoi tjetrin?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: E para njëherë, unë nuk kam thënë kurrë pse hetoi njërin apo tjetrin.

- Për zotin Dvorani.

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Ah, faleminderit shumë që më solle në vëmendje rastin. Në atë rast, se është rast shumë i rëndësishëm edhe ai e po të shikoni të gjithë ecurinë e atij rasti, do habiteni dhe në atë rast unë kam folur pasi ka folur drejtësia. Nuk kam folur përpara. Nuk më keni dëgjuar përpara të flas por ama ka folur drejtësia, çështja e Ardian Dvoranit është pushuar dhe pastaj kam folur unë. Por pse, nuk ju bën çudi juve që një gjykatës i cili është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Sekretari i Shtetit dhe i cili sot që flasim jeton akoma në apartamentin e kohës së apartamenteve të shpërndara nga komiteti ekzekutiv, të merret me një shpejtësi të rrufeshme dhe të futet në hetim dhe të lajmërohet Këshilli i Lartë Gjyqësor se ky person është nën hetim e të pengohet promovimi i tij duke bërë kësisoj e ndërkohë akoma të mos kemi asnjë informacion  dhe ndoshta asnjë hetim për gjithë këta ujqit këtu që patë? Se nëse do ishte për të gjithë e do kishte një rend. Nëse do kishte ardhur puna në Shqipëri që Bojken Lako me dy dritaret e tij të hapura pa leje duhej dënuar siç u dënua, pasi ky figura këtu me një vilë të ndërtuar pa leje në tokën e tjetri, njeri i drejtësisë, të ishte futur për të mos dalë më, nga atje ku e ka vendin, atëherë sigurisht që ne do thonim që këtu u bë Zvicra se edhe në Zvicër dënohesh me burg po hape dritare pa leje, patjetër. Atëherë këtu jemi në Zvicër? Patjetër edhe në Zvicër të marrin të çojnë atë fletën për një arkë me peshk, sigurisht, por ama, peshkaqenët me fytyrë njeriu në Zvicër as nuk bëhet fjalë të bëjnë hajgare në ndërkohë. Kështu që këtu është biseda. Nuk po flasim ne pse u hetua ky. Shumë mirë, të hetohen të gjithë. Unë them të hetohen të gjithë, jo të mos hetohet ky por të hetohet ai, e para.

E dyta, ne këtu nuk po flasim për askënd që e kemi zgjedhur ne. Juve për shembull, nuk jeni të interesuar ta dini, a janë të vërteta këto që thotë Departamenti i Shtetit për non gratën apo jo? Është shumë e thjeshtë. Apo po prisni dhe ju Gjykatën e Parisit? U bë një vit kjo punë, nuk u shpall sot. Unë nuk kam folur fare, nuk kam dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje, për një periudhë, kam qenë i vetmi që nuk kam folur fare. e kur them i vetmi, unë por bashkë me mua edhe gjithë Partia Socialiste, asnjë fjalë. Që parafytyrojeni ju sikur të ishte e kundërta. Të isha unë subjekt i asaj deklarate, se çfarë do ishte bërë këtu. Më falni por po bëhet një vit? Nuk doni ju ta dini a janë të vërteta këto? Ka bazë kjo? Se mund të mos ketë. Mund të jenë thashetheme gazetash  ose mund të jenë ku di unë, e unë jam i akuzuar përveç të tjerave sepse akuzohem që unë e kam bërë dosjen. Unë me Sorosin, dhe Blinkenin një noterë atje në Ëashington që e kemi për të na nxjerrë deklarata në emër të Shteteve të Bashkuara, se në fakt Amerikën e drejtoj unë me Sorosin.

Se këtu në mes nuk është çështja se kjo gjë zhvillohet në një akuarium, kjo gjë zhvillohet në gjithë territorin e Shqipërisë. Këtu ka një pjesë shqiptarësh që nuk e besojnë, siç ka një pjesë shqiptarësh që besojnë. Këtu ka një pjesë shqiptarësh që thonë që këtë e ka bërë Sorosi me atë të gjatin. Si i bëhet kësaj pune? Kush duhet ta thotë këtë? E mbi të gjitha e thotë Sekretari i Shtetit vetë. Është detyrë e institucioneve dhe normal që këta e kërkojnë dhe thonë na jep një provë. Pse çfarë është Amerika? Kujt ia ka dhënë provat? Ia ka dhënë Japonisë provat ndonjë herë? Këta bëjnë punën e tyre, nuk bëjnë punën tonë, në këtë rast. Kështu që provat i takon drejtësisë, nëse ka. Nëse nuk ka, drejtësia thotë nuk ka dhe jemi të gjithë në rregull. Patjetër, siç tha Ulsiu në fjalën e tij, kërkojmë dhe falje. Madje bëhemi të gjithë bashkë dhe i kërkojmë dhe Amerikës të kërkojë falje, se na keni vënë në siklet virgjëreshën e vendit tonë pas asaj, pas Teutës së ilirëve ishte ky figura këtu, por këtu nuk mund të rrinë gjërat në ajër. Se janë disa që thonë që po e the ti, do thonë që e bëri prej këtij. Unë jam i fundit që po flas e këtu unë po flas për një parim shumë të thjeshtë. Unë nuk them kurrë, përkundrazi, e po e përsëris prapë. Mos i lini kusur kujtdo në anën që unë udhëheq  që ka llogari të hapura me drejtësinë, nëse ju konstatoni të tilla. Mos i lini kusur. Jam i pari që e dëshiroj këtë gjë, sepse kush ha atë që nuk i takon, duke më ngrënë mua në shpinë, nuk ka punë me mua.

Nuk ka diskutim kjo. Por që kjo punë të bëhet, meqë tek kjo parti, meqë tek lidershipi i kësaj partie, ne kemi jo vetëm mbështetje maksimale, por kemi dhe inkurajim, atëherë po rrimë këtu. Pse të shkojmë ne të ngatërrohemi me njerëz që na ulin e na ngrenë gjithë ditën rrugëve, se presionet këtu i bën tjetër kush e nëse do të dish çfarë quhet presion, mos shko shumë thellë në histori, merr çfarë është thënë dje publikisht për një gjykatëse. Ai është presion. Nëse do të dish se çfarë është presioni, kujtohu që Prokurores së Përgjithshme i kanë thënë lavire dhe nuk ia ka thënë një i dehur në rrugë, ia ka thënë Kryeministri. Ky është presioni.

Natyrisht, ky është më shumë se sa presion, dakord jam unë e natyrisht unë e di që ti nuk më di mua një budalla sa bëj këtë, por edhe një herë, thelbi këtu është shumë i qartë. Këtu duhet kapur demi për brirësh, jo për bishti, e këtu është e patolerueshme që nuk ka akoma asnjë gjykatës e asnjë prokuror të korruptuar që është prapa hekurave, kjo është e patolerueshme. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu dhe parashkrimi që të jemi shumë të qartë, vlen për ato vepra, fshehja e pasurisë, deklarimi i rremë, por nuk vlen për korrupsionin.

Nuk ka parashkrim korrupsioni. Krimi shtetëror, korrupsioni nuk ka parashkrim, kështu që në këtë moment, kjo që nuk është bërë nga prokuroria e përgjithshme, e zakonshme si quhet tani, se kemi një të zakonshme e një të jashtëzakonshme, duhet bërë nga prokuroria e jashtëzakonshme. Kush do e bëjë? Kujt do t’i themi? Apo të presim? Vetting-u nuk është pushim nga puna, e kemi shpjeguar. E njerëzit tani me të drejte thonë, “ore për të pushuar nga puna këta u ngritëm ne”? U ngrit një popull i tërë, u ngrit një komunitet i tërë ndërkombëtar, por nuk u ngrit për të pushuar nga puna disa zullumqarë. Çfarë i kemi thënë ne? I kemi thënë atë që është vizioni  dhe është edhe ndarja e punëve në këtë reformë. Vetting-u nuk çon njerëz përpara drejtësisë.

Vetting-u garanton që zullumqarët ikin nga sistemi i drejtësisë dhe pastaj sistemi i drejtësisë i pastruar fillon dhe i thërret këta. Këtë i kemi thënë ne njerëzve e kështu duhet të ndodhi. SPAK-u po mbush tre vjet. A ka thirrur ndonjë? Kë? Atë për 60 metra katror që doli dje? Po pse doli dje? Pse ndodh gjithmonë kështu me këto pak metra katrorë, pak peshq në një arkë, pak këtu, pak aty. Pse? Se nuk janë dhe 5000 veta atje. Janë një grup i vogël njerëzish e kanë një ngarkesë shumë të madhe. Tani si fillohet kjo? Kapët këtu? Nuk mund të ndodhë kështu dhe kjo nuk është ndërhyrje në punët e drejtësisë, kjo është bindja ime dhe bindja jonë dhe ne duhet ta ndajmë me publikun që të paktën publiku që ne na gjykon, na vlerëson e në fund na jep notën, ta di se ku qëndrojmë ne në gjithë këtë. se ne duke thënë vetëm “bravo SPAK-u”, sa herë që SPAK-u të veprojë “bravo” do them prapë, nuk do më dëgjoni mua ndonjëherë të them shiko se këtu e tepruat. Ata duhet të kenë parasysh që nuk duhet tepruar kjo që po ndodh. Kjo që po ndodh që gjithë kjo pjesë ndjehet si me kongresin e vjetër, njësoj, asnjë ndryshim. Thjesht nuk shkojnë më në gjykata e në prokuroi që të rrjepin njerëzit, por po investojnë paratë e tyre. Janë bërë faktorë ekonomik.

- E quani ju leksion në gjuhë të huaj këtë qëndrim të ambasadores amerikane  kur thotë që reforma në drejtësi do të jetë e suksesshme kur të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politik në pushtet apo jo, të thonë se drejtësia shërbehet kur tjetri shkon në burg apo që drejtësia nuk jepet kur nga ana ime përfundon në burg.

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Unë jam shumë dakord me këtë. Unë jam pikë për pikë dakord me këtë, thjesht adresa është gabim, se nuk jam unë ky që them që këtu drejtësia po gabon se po vjen nga ana ime. Unë po them të kundërtën. Unë po them që siç po vjen në anën tonë, duhet të shkojë në çdo anë. Ne duam drejtësi 360 gradë nuk duam drejtësi të pjesshme e të njëanshme. Unë jam shumë dakord këtu me ambasadoren amerikane, patjetër. Nuk kam asnjë dallim këtu me ambasadoren amerikane në këtë pikë. Ku e shihni ju dallimin? Jam shumë dakord por flas për ndërhyrje, për presion. Këtë mua nuk ma thotë dot askush, as anglisht, as shqip, as frëngjisht, as gjermanisht. Siç nuk mund të thotë dot askush që unë ndërhyj në punët e shtypit apo që këtu ka probleme me shtypin. Le ta shkruajnë sa të duan, nuk i pranoj fare. Le ta thonë, le ta përsërisin, nuk më intereson fare. Unë them time, pastaj njerëzit gjykojnë.

-Gjatë këtyre 9 viteve, gjatë kësaj periudhe kohe, çfarë referimesh, çfarë ndihme i keni dhënë organeve të drejtësisë përsa i përket çështjes së 21 janarit, për Gërdecin, për rastet korruptive,  për CEZ/Dias.

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Domethënë, pyetja është “Çfarë pune kemi bërë ne”. Ma bërë pyetjen dhe po jap përgjigjen. Kjo pyetje është “Çfarë pune keni bërë ju nga punët që duhet t’i bëjë drejtësia”? Kjo nuk është puna jonë në radhë të parë, se është habi e madhe, kjo të flitet me këtë gjuhë. Kush na e ka ngarkuar ne këtë? Kushtetuta? Jo, fare. Na e ka ngarkuar populli shqiptar? Jo. Detyrat tona janë shumë të qarta, ne nuk kemi detyrë të bëjmë punët e drejtësisë. Se çfarë kam bërë unë po jua them pa asnjë dyshim; kam udhëhequr reformën më të madhe në historinë e Republikës së Shqipërisë, edhe Mbretërisë po të doni, para se të bëhej Republikë; Reformën në Drejtësi, të cilën e kemi bërë, me mbështetjen e  pakursyer të SHBA dhe Bashkimit Europian, por e kemi bërë ne. Po të mos donim ne dhe po të isha unë në një gjatësi vale  me liderët e tjerë, të mëdhenj apo më të vegjël, të politikës shqiptare, ta harroni se do ndodhte kjo, nuk ndodhte, siç nuk ka ndodhur vite të tëra. Pse do ndodhte, për çfarë arsyeje? Do na e bënin me detyrim? Nuk na e bënin dot. Thjesht nuk na e bënin dot. Mund ta kishim torollisur në një farë feje që çfarë të them.

Unë e kam thënë ditën e parë dhe i kam qëndruar asaj që kam thënë; Unë nuk jam ekspert dhe e vetmja gjë që mund të bëj për këtë reformë është të garantojë që Partia Socialiste nuk bën politikë me drafti ne reformës. Ta marrin ekspertët tanë dhe të huaj dhe kur të treja palët të jenë dakord unë do them “Po” pa e lexuar fare. Kështu kam bërë. Këtë kam bërë unë dhe kjo pyetje nuk do të vinte sot në rast se ata do kishin bërë punën e tyre deri në fund, por unë nuk mund të rri e të rri e të pres çdo 21 janar dhe të rri me kokën ulur përpara atyre njerëzve që vijnë e më shohin mua në sy. Ata nuk e thonë, por jam i bindur që e mendojnë që “Ja, edhe Edi Rama nuk e ka mendjen tek plaga jonë më dhe ne jemi të shitur nga të katërta anë”. Po pse, çfarë jam unë, për çfarë jetoj unë këtu, që të marr medalje paanshmërie nga komuniteti ndërkombëtar?

Për këtë rri unë këtu? Se ky është vend interesant shumë. Këtu sa më urtë dhe sa më konstruktiv të jesh, aq më kollaj të godasin e të japin mend. Sa më shumë të bësh rolin e qenit, aq më shumë thonë “Prit mos e ngacmo se do na lehë më fort”. 

-Të gjithë ne e dimë që SPAK është një organ që një herë në vit i raporton Kuvendit të Shqipërisë. SPAK u bë tre vite dhe gjatë këtyre tre viteve drejtuesi i SPAK z. Kraja ka raportuar tre herë. Në dy raste kur ju keni drejtuar komisionin parlamentar të ligjeve nëse e shikojmë procesverbalet e këtyre seancave të raportimeve ne Arben Krajës në Komisionin e Ligjeve, nuk shikojmë ndonjë shqetësim apo ndonjë detyrë ngritur nga ana juaj. Si e shpjegoni se sot ju vini me një katalog me shqetësime të drejta për ata peshkaqenët me 3 apo 4 vila?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Dëgjo, të jemi shumë të qartë se prapë mos krijojmë një devijim nga thelbi. Qëndrimi ynë publik nuk është një qëndrim as kundër SPAK-ut, as mos vlerësues për gjithçka që SPAK-u ka bërë deri tani. Ajo që ju pyesni është një tjetër argument në favorin tonë. Ne nuk e kemi mezi pritur drejtuesin e SPAK-ut në Parlament që të fillojmë t’i hidhemi në fyt, përkundrazi dhe që te jem shumë i qartë ne kemi shumë respekt për prokurorët e SPAK-ut dhe për drejtuesit e SPAK-ut. Sepse e dimë shumë mirë që nuk janë duke operuar në një terren të thjeshtë dhe e dimë shumë mirë se çfarë mali me dosje kanë trashëguar nga e kaluara e krimeve të rënda, por ne besojmë shumë unë jam i bindur për këtë që ky është kontribut. Është kontribut dhe është shumë e rëndësishme që SPAK-u të mos gjuajë me dinamit për cironka, kjo ka shumë rëndësi. As të mos bëjë KLSH-në apo inspektimin financiar të Ministrisë së Financave sepse janë institucione të ndara. SPAK-u nuk është KLSH-ja, që merret me histori që nuk kanë asnjë lidhje me funksionin dhe me misionin e SPAK-ut. SPAK është gjykatë, është prokurori speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe duhet të merret me të korruptuarit, jo me procedura. Me korrupsion dhe këtu nuk janë procedura, këtu procedurat i ka bërë vettingu të gjitha dhe në fund i ka nxjerrë këtu, janë gati këto të gjitha. Këtu nuk ka nevojë për shumë mund për t’i identifikuar si subjekte të SPAK-ut, shumë e thjeshtë. Unë mendoj që edhe prokurorët të cilët janë në detyrë dhe që nuk kanë vepruar dhe kanë lënë të parashkruhen vepra të kësaj natyre duhen marrë dhe duhen pyetur për këtë gjë. Pra sistemi i ri i drejtësisë ka një qeverisje të veten, ka dy këshilla, ka një inspektor të lartë drejtësie, duhet të funksionojnë dhe të kërkosh më shumë nga gjithë ky sistem të cilin ne e kemi krijuar, e kemi mbështetur dhe e garantojmë, është detyrim. Nuk është ndërhyrje, është detyrim!

 

- Pas deklaratave tuaja në Asamblenë Kombëtare, në një reagim të kreut të SPAK Arben Kraja tha se hetimet nuk bëhen me deklarata politike por bëhen me kallëzime penale. Ju si kryeministër, ju si kryesocialist ndoshta dhe si qytetar i thjeshte, pse nuk i drejtoheni SPAK-ut për gjithë çështjet që ju shqetësojnë që nga magjistratët që ju pretendoni se janë te korruptuar për faktin që janë përjashtuar nga vetting-u dhe deri te çështja e hetimit të ish kryeministrit Sali Berisha për non grata?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Dëgjo, edhe një herë. Këtë, avokat Ngjela e quante lajthitje në objekt. Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një deviacion i madh, unë kam qenë gjithmonë kundër këtyre gjërave edhe kur ne kemi qenë në opozitë, kam qenë kundër në frymë. Parti politikë që merren me kallëzime, është fundi! Nuk ndodh në asnjë vend të botës që partitë politike të botës demokratike të bëjnë kallëzime, por edhe ne kemi bërë kallëzime. Madje së fundmi kryetari i grupit parlamentar, i cili ka qenë një ndër ata që kanë qene në vijën e parë, me Erjon Bracen e me të tjerë në këtë drejtim, prapë ka bërë kallëzim. Pra, nëse ne ndërtuam një prokurori speciale, ne nuk e ndërtuam prokurorinë speciale që të dëgjojmë të njëjtën histori që kemi dëgjuar gjithë jetën: “Jo po shiko se s’kemi kallëzim”. Çdo më thënë kjo që s’kemi kallëzim? Po shko në një vend të konsoliduar demokratik ku drejtësia është drejtësi edhe shiko se çfarë ndodh pa kallëzim fare. Nëse një gazetë apo një qytetar apo kushdo qoftë nxjerr një fakt tronditës, jo më, çfarë kallëzimi duhet këtu për gjithë këta?

Ulsiu kujtoi Bundestagun dhe është e vërtetë, që kur Bundestagu bënte ato pehlivanllëqet politike për të mbështetur Partinë Demokratike ndjesë pastë, që atëherë është shkruar aty dhe është dhe në raportet e progresit dhe do ta kemi përpara dhe do na thonë: “Çfarë ndodhi me këtë vetting-un? Ku vajtën ata që dolën me 13 shtëpi”? Çfarë kallëzimi pret për këtë? Do bëjmë ne kallëzim, do bëjë Partia Socialiste apo do e bëjë qeveria, kush do e bëjë këtë kallëzim?

Ka çuar ministri Drejtësisë dhe çfarë ka çuar? Ka çuar rastin më skandaloz dhe unë e kam thënë publikisht, nuk shoh të ketë ndonjë veprim akoma. Ndërkohë që fëmijët e Tiranës presin të kenë teatrin e tyre. S’mund të vazhdojnë fëmijët e Tiranës më këtë teatër kukullash këtu të vogël që ka qenë i mjaftueshëm kur isha unë në moshën e Zahos, presin një teatër të ri. Kemi bërë të gjithë projektin, kemi gjetur gjithë financimin për të bërë një qendër fëmijësh të denjë për gjithë fëmijët tuaj se një pjesë prej jush këtu janë nëna dhe ju e dini shumë mirë që problem e keni kur jeni pushim se ku do i çoni kalamajtë dhe pronën na e ka marrë një gjykatëse. Pronën e shtetit tek Garda e Republikës! Kemi spostuar Gardën e Republikës për të ndërtuar një teatër fëmijësh, një qendër kulturore fëmijësh dhe një bibliotekë kombëtare dhe pronën na e ka marrë një gjykatëse e cila një vit më parë kur i shkon kërkesa për të siguruar një pretendim të pronarit, i thotë “jo” dhe një javë përpara se ta shporrte vetting-u na bën sigurim padie për teatrin e fëmijëve. Çfarë do Arben Kraja nga unë? Çfarë kërkon sot kur këtë gjykatëse e ka këtu, e ka në listë këtu me 462 mijë euro të pajustifikuara, që janë vetëm ato që ka kapur vetting-u dhe me një akt haptazi të paligjshëm atje. Çfarë do? Çfarë kallëzimi kërkon nga unë?

E përsëris, kam shumë respekt dhe nuk e them kot se nuk kam moshë unë për të bërë komplemente të kota, kam shumë respekt për Arben Krajën, për drejtuesin e SPAK-ut, me të kam një njohje shumë të sipërfaqshme personale por kam shumë respekt si drejtues i SPAK dhe kam respekt për punën që ka bërë SPAK-u deri tani, për atë pjesë të punës që ka bërë dhe cila është puna për të cilën kam respekt unë për SPAK-un? Goditjet që ka bërë në oborrin e Partisë Socialiste, respekt! E them përsëri, respekt! Dhe goditjet ndaj krimit të organizuar, respekt! Se ka dhe një pjesë tjetër SPAK-u që merret me krimin e organizuar, punë fantastike dhe jam i bindur që aty është hapur një rrugë që nëse unë kam një vërejtje aty për Arben Krajën, është që nuk e kanë promovuar sa duhet atë punë, por po ju them unë që i di dhe ne që i dimë, fantastike. Sot është merita e Arben Krajës dhe është merita e SPAK-ut që dyert tona të Shqipërisë në Holandë janë të hapura si rezultat i një bashkëpunimi fantastik. Kush i pranonte në Holandë prokurorët e dikurshëm? Ishin neveria e atij shteti atje. Mirëpo, sigurisht që bien mbi ne këto. Kështu që thënë të gjitha këto, i them Arben Krajës, çfarë kërkon nga unë? Çfarë kallëzimi do nga unë? Pse duhet të vijë kallëzimi nga partitë politike, për çfarë? Aq me tepër nga një parti politike në pushtet, kallëzimet shkojnë nga njësia antikorrupsion dhe do shkojnë të tjera dhe shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste nga njësia antikorrupsion dhe do ta shikoni! Do të keni kallëzime atje në SPAK, për kryetarë bashkie të Partisë Socialiste që kanë turpëruar Partinë Socialiste dhe që duhet t’i kishte kapur më përpara drejtësia por ne bëjmë punë tonë. Njësia antikorrupsion bën punën e vet, njësia antikorrupsion nuk bën punën e SPAK-ut. “S’kam kallëzime”. Si s’ke kallëzime? Po çfarë kallëzimi duhet, pse duhet të bëj unë kallëzim, çfarë kallëzimi duhet të bëjmë ne? Nuk na shkon, nuk ka kuptim, nuk ka sens. Bëjmë ne kallëzim për non grata! Çfarë kallëzimi të bëjmë ne? Ajo është gjëja e parë, ka dalë një akuzë që është më e rëndë se akuza e çdo gjykate nga Shtetet e Bashkuara dhe ndërkohë është bërë një vorbull e madhe diskutimesh dhe dalin lloj-lloj analistësh, lloj-lloj opinionistësh e lloj-lloj komentatorësh e marrin nëpër gojë Ambasadën amerikane, ambasadoren amerikane, sekretaren e shtetit, dreqin e të birin sikur Amerika është klubi i qimisyri.net. Jeni në vete apo jo? Edhe doni kallëzim, çfarë kallëzimi të bëjmë ne? Ta marrin pra ta hetojnë! Është, s’është! Unë s’kam folur për këtë çështje dhe s’kam ndërmend të flas për këtë çështje por këto janë disa gjera që, çfarë kërkoni nga ne? Çfarë kallëzimi? Të bëjmë ne kallëzime, pse këtë punë kemi ne? Njësia antikorrupsion bën kallëzime në kuadër të veprimtarisë së vet që kontrollon veprimtarinë e institucioneve të ekzekutivit dhe lidhur me ekzekutivin, nuk mund të bëjmë ne kallëzim për politikanët kundërshtarë. Çfarë kuptimi ka kjo? Parti politikë që bëjnë kallëzime, e kupton apo jo? I kemi bërë dhe ne në të kaluarën dhe unë kam qenë gjithmonë kundër këtyre në parim, por nuk ke çfarë bën. Kur nuk ka drejtësi do t’i bësh, por sot që kemi një sistem të ri drejtësie çfarë do bëjmë, do çojmë kallëzime? Kallëzime te dera atje? S’është kjo fare puna jonë. Më vjen keq!

 

- Është e vërtetë ajo që thoni ju, që një parti politike për më tepër mazhoranca nuk mund të bëjë kallëzime në SPAK, është edhe ajo që tha z. Ministër, që kodi i procedurës penale e përcakton shumë qartë që edhe institucionet e drejtësisë nisin hetimet kryesisht, por përse nuk keni vendosur në ligjin organik, qoftë edhe të Vetting-ut edhe të SPAK-ut, momentin e miratimit, detyrimet për hetimet nga SPAK të këtyre subjekteve.

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Dëgjo tani, edhe një herë, këtu është çështje prioritetesh, këtu nuk ka lidhje me këto, SPAK e di shumë mirë punën e vet, nuk jemi ne që do t’i mësojmë punën, aq më tepër s’kemi ç’ bëjmë se detyrimi është aty. SPAK është prokurori speciale, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e ka në ballë dhe korrupsioni, dakord, ka shkallë. Nuk jam unë kundër që një polic ndalon një makinë për një 10 mijë lekësh, të hetohet, por jam kundër, jam shumë kundër që kjo të kthehet në punën kryesore. Thashë, duhen vendosur gurët e tjerë të themelit. SPAK ka vendosur një gur shumë të rëndësishëm themeli, duke goditur në oborrin e PS, në oborrin e partisë në pushtet, respekt.

Dhe sa herë do ta bëjnë nuk do të kenë komente, asnjëherë nuk do të kenë komente nga ne, na pëlqen apo s’na pëlqen, s’ka pikë rëndësie, kjo është sa për historinë. Nuk është as për sot, as për zgjedhjet e ardhshme, as për qeverinë aktuale, as për historinë, por duhet të jetë 360 gradë.

Dhe këtu ka diçka që nuk shkon dhe ne këtë po ndajmë edhe me publikun. Ky nuk është presion mbi SPAK. SPAK-u nuk varet nga ne, bën çfarë do, i konsideron, nuk i konsideron, nuk ka nevojë madje as të jap përgjigje, por është ndarje e këtij shqetësimi me publikun, që publiku ta dijë se ku qëndrojmë ne në këtë pikë, se njerëzit mbase pas kësaj nuk do thonë më, se kjo është lojë e shitur, se këta janë bashkë, se këto mbrojnë njëri-tjetrin, se kjo bëhet për të mbrojtur atë, për të mbrojtur këtë, s’ka lidhje fare.

 - Zoti Kryeministër, ju drejtoni Komitetin e Investimeve Strategjike dhe gjatë vitit 2021, gjatë 17 vendimeve që ka dhënë ky komitet, 4 janë pranë zonave të mbrojtura ose pranë monumenteve të kulturës ose brenda parkut natyror të mbrojtur të Butrintit. Këto vendime janë dhënë në kundërshtim nga rekomandimet e dhëna nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit dhe me kritika që kanë juristët dhe ambientalistët. A do ketë një reflektim në vazhdim në vendimet e tjera që do marrë komiteti ?

 Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Ata që duhet të reflektojnë duhet të jeni ju, sepse të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Ju e keni marrë përgjigjen që konstatimet tuaja janë të pavërteta dhe ju vazhdoni e bëni këtu këtë pyetje live, pasi keni marrë përgjigje me shkrim nga drejtori, nga Agjencia që është ngritur për këtë qëllim, t’u shërbeje juve në kohë reale dhe t’ju japë juve shpjegime.

Konstatimet tuaja janë të gabuara dhe ju keni marrë përgjigje me shkrim. Se nuk mjafton të lexojmë të dy të njëjtin tekst, duhet të dimë çfarë po lexojmë dhe duhet të kemi një kuptim të njëjtë për tekstin që po lexojmë dhe konstatimet tuaja janë të gabuara, thjesht të gabuara. Kështu që lexoni me vëmendje përgjigjen që u është dhënë nga Agjencia me shpejtësi dhe në respekt të punës suaj dhe mos persistoni në gabimin tuaj, sepse kjo është djallëzore, thotë fjala e urtë.

Sigurisht, ky është sugjerimi im. Ju jeni të lirë të bëni atë që doni, siç keni bërë edhe herë të tjera. E meqë ra fjala, duke qenë se nga drejtori i komunikimit e kam marrë këtë, shumë shpejt do t’ju ftojmë në inaugurimin e tunelit poshtë, që sipas jush nuk hynte në prioritetet e Shqipërisë dhe që sipas jush nuk do hapej kurrë. Shumë shpejt, në punë javësh, para sezonit, jeni të ftuar të vini e ta kaloni tunelin e Skërficës.

-Zoti Kryeministër, ju thoni që s’po i bëni presion SPAK-ut në deklaratat tuaja, po kjo pakënaqësi ndaj kësaj prokurorie, vjen në një moment ku SPAK-u po heton çështjen e inceneratorëve ku janë përfshirë zyrtarë si të pushtetit vendor, ashtu edhe të pushtetit qendror të kësaj mazhorance socialiste, dhe duke marrë shkas nga një deklaratë e juaja në Asamble “Po na soset durimi”, nëse i soset durimi kryeministrit Rama, çfarë ndodh me drejtësinë?

 Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama:E para njëherë faleminderit shumë për pyetjen sepse kam dëgjuar dhe disa që thonë Rama po e bën këtë se ka hall se po mbron...Megjithëse u bëra shumë vite që më keni mes jush, s’më keni njohur akoma. Më vjen keq! Unë nuk mbroj askënd nga ndëshkimi për punë të këqija, që cilido mund t’i bëjë pas shpinës time dhe çdokujt që i jap një detyrë i them, detyrën ta dhashë, do ta mbash vetë! Për çdo gjë që ka të bëjë me detyrën, unë jam mbështetja dhe mburoja jote. Për çdo rast kur ti gabimisht do përdorësh detyrën për të bërë punët e tua, po të kapën do shkosh të marrësh avokat. Kështu që, s’ka lidhje fare! Çfarë lidhje mund të ketë kjo që, meqë SPAK-u po heton?!

Unë po të them e vetmja gjë realisht kuptimplotë që SPAK-u ka bërë, është ajo dhe unë thashë “Respekt” çfarë duhet të them tjetër, dhe nëse ka akoma ujin e zi t’ja nxjerrin të tërin. Për mua kanë rëndësi veprat. Veprat janë aty. Veprat vazhdojnë punën. Tani janë disa probleme teknike të transferimit të pronës, impianti, se ju vazhdoni t’i thoni inceneratorët, ata nuk janë inceneratorë në fakt. Impianti në Elbasan është i shtetit, do punojë për qytetarët e Elbasanit, të të gjithë qarkut të Elbasanit, është pronë e bashkisë, fillon edhe prodhimin e energjisë. Impianti i Fierit ka një proces pak më të ndërlikuar për shkak të disa afateve, por sidoqoftë pronë e shtetit, Tirana vazhdon është e pastër.

Një nga karakteristikat e grupit të inspektimit të UEFA-s në përcaktimin e Tiranës si vendi i finales është pastërtia sa për dijeni dhe ata nuk vinin nga Kamza e Xhelal Mziut, ata vinin nga Zvicra dhe pastërtia e Tiranës ishte një nga pikat se natyrisht nuk mund të bënin finalen në një qytet që është i papastër dhe sigurisht që këto janë gjëra të vogla për ju, se ju merreni me gjëra më të mëdha, por meqë jemi këtu dhe meqë unë merrem me gjëra të vogla siç është pastërtia, po ja u them edhe këtë me kënaqësinë më të madhe. Nuk ka asnjë lidhje kjo, përkundrazi. Nëse SPAK-u nuk do kishte bërë as atë, atëherë ne do të ishim realisht në pamundësi për të thënë që SPAK-u ka bërë sukses. SPAK-u ka bërë sukses, ky është fakt. Nëse s’do kishte bërë as atë, çfarë do kishte bërë, do kishte kapur arkën me peshk apo do kishte kapur policin që mori 10 mijë lekë?! Do ishte shumë pak.

-Zoti kryeministër, kush janë kryebashkiakët që ju do i çoni përpara SPAK, pasi edhe në Asamble folët pikërisht dhe duke marrë shkasë nga papastërtia në disa qytete ku kryebashkiakët s’kishin bërë detyrën?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Nuk kemi arritur akoma në kohën kur të çojmë njerëz në SPAK, për pastrimin, ja u thashë siç unë nuk mendoj se kemi arritur në kohën kur duhet të dënojmë Bojken Lakon me burg për dy dritare. Ndërkohë, ky figura këtu, me vilë të ndërtuar pa leje në tokën e tjetrit duke qenë njeri i Drejtësisë, akoma nuk është mbrapa hekurave. Kështu është një çikë si disbalancë e madhe, por këtë e di Njësia Anti-Korrupsion. Janë dy çështje, të cilat po hetohen nga Njësia Anti-Korrupsion dhe nëse e ndiqni Njësinë Anti-Korrupsion dhe nëse ndiqni të gjitha çfarë ka bërë deri më tani, do kuptoni edhe njëherë tjetër, ne nuk jemi tjetër themi e tjetër bëjmë,  por bëjmë atë që themi e themi atë që bëjmë se po të mbronim njerëzit nuk do ishim duke rritur nivelin e goditjeve nga brenda për t’i çuar te SPAK-u, ne! Po ne nuk mund të bëjmë kallëzime për kundërshtarë, qeveria! Se s’është puna jonë. As të bëjmë kallëzime ne për t’i kujtuar SPAK-ut. Të bësh kallëzim për këta këtu, është t’i kujtosh SPAK-ut çfarë detyre ka, SPAK-u e di detyrën. Ne do të çojmë kallëzime për njerëzit brenda vathës, aty do ta ndihmojmë SPAK-un. Teoria që unë po e bëj këtë se dua të mbroj ndonjërin është absurde komplet, është çmenduri. Në fakt është e kuptueshme. Unë e kam këtë praktikë tanimë të konsoliduar me veten time dhe ja u sugjeroj edhe juve, kur dikush ju thotë diçka që juve s’ju ka shkuar në mend, kini kujdes nga ai ose ajo, se do ja u bënte po të ishte në vendin tuaj. Nuk ka nevojë t’ia u bëjë, thjesht po ja u tha që shiko se ti po ma bën këtë për këtë dhe ty s’të ka shkuar ndër mend, dije se ty do të ta bëjë, prandaj bëj kujdes. Mos e mbaj afër atë njeri!

 

-Zoti kryeministër, ju kërkuat hetimin e Gërdecit, hetimin e 21 janarit. Po për hetimin e dosjes 187, 339?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Çfarë janë këto, se unë nuk di dosje me numra, nuk jam magazinier.

-Për çështje zgjedhore dhe përgjimet që kanë dalë, ku Partia Socialiste është e inkriminuar në vjedhjen e  votave. Do e inkurajoni drejtësinë të hetojë këto çështje?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Partinë Socialiste e keni inkriminuar ju, po, në kuptimin me komentet tuaja, ndërkohë që e thashë, të gabosh është njerëzore. Të insistosh në gabim është djallëzore. Ato çështje janë hetuar dhe për ato çështje ka njerëz sot që janë në burg, sot që flasim. Po, ka njerëz që janë në burg dhe janë hetuar. Tani çfarë kërkon ju? Të dalin ashtu siç ju e imagjinoni? Nuk janë ashtu dhe nuk kanë si dalin ashtu. Kështu që, unë nuk kam, në këtë rast, çfarë t’i kërkoj askujt. Ju nëse keni fakte, kallëzimin dhe çojeni në SPAK. SPAK-u është aty dhe merr kallëzime nga të gjithë.

-Pyetja e dytë ka të bëjë me një deklaratë të ish kryeministrit, Berisha në Kuvend ditën e hënë ku ju akuzon ju se keni bërë presion ndaj kryetarit të KMSH në mënyrë që të japë dorëheqjen me kërkesë të Erdogan-it. Keni një koment për këtë?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Lërini të vdekurit të varrosen. Këtë koment kam unë. Është porosi e Jezus Krishtit. Lërini të vdekurit të varrosin të vdekurit.

-Nëse marrim parasysh deklaratat tuaja të paktën të dy javëve të fundit, që nga Kongresi i Partisë Socialiste por edhe në Asamble, ato ngjasojnë shumë me deklaratat tuaja të viteve 2014-2015, para se të miratohej Reforma në Drejtësi. Çfarë ka ndodhur që ju jeni duke folur kundrejt drejtësisë me të njëjtin fjalor të 2015, duke e rikthyer në 2022?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Në ç’kuptim? Më thuaj një akuzë.

 -Që nuk po vepron.

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Kjo nuk është akuzë, ky është fakt. Për drejtësinë e vjetër unë nuk kam thënë “Nuk po vepron”. Unë kam thënë “Po masakron dynjanë”, kështu që një nga rreziqet më të mëdha që i kërcënohen shoqërisë njerëzore në epokën e internetit është humbja e lidhjeve me gjuhën dhe një nga rreziqet që kërcënojnë Shqipërinë është humbja e shumë territoreve të gjuhës amtare dhe këtë e shoh si problemin kryesor për rininë dhe kjo është gjë që ndjehet shumë kur komunikoj me ju.

 Zoti kryeministër, ju kërkuat që SPAK-u të hetojë dhe presidentin aktual, zotin Meta. Kur e kuptuat që Ilir Meta duhet të dalë para drejtësisë, gjatë kohës që bashkëqeveriste me ju apo pasi e votuat për President?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: E kam dëgjuar dhe këtë teori. Unë nuk kam kërkuar të dalë para drejtësisë askush, unë kam kërkuar të hetohen personat që një Shqipëri e tërë kërkon që të hetohen për të kuptuar dhe mësuar të vërtetën. Pjesa më e madhe e popullit shqiptar mendon që duhet edhe të dënohen, këtë mund ta konstatoni lehtësisht, kurse unë nuk e them këtë, kjo nuk është puna ime. Unë nuk jam as prokuror, as gjykatës. Këto që kam thënë në këto dy apo tre dalje nuk janë as për ju, as për kundërshtarët, as për anglo-amerikanët. Këto janë për popullin shqiptar që ta dijë se ku qëndroj unë, se erdhi një moment që realisht po e ndjeja dhe po e konstatoja nga të gjitha komunikimet me njerëzit dhe adresimet e njerëzve në rrjetet e mia sociale që po konturohesha në sytë e tyre si  kolaboracionist. Unë nuk jam kolaboracionist i askujt dhe me askënd. Unë jam thjesht përfaqësues besnik i atyre shqiptarëve që më kanë dhënë votën. Pastaj këto “Dokrrat e Hinit” kur thoshte At Gjergj Fishta, nuk janë për këtë konferencë, mund t’i diskutojmë herë tjetër.

 -Morali është një aspekt i rëndësishëm i politikës dhe ndaj do doja t’iu pyesja se sa e moralshme është, sipas jush, t’i bëni këto kërkesa drejtësisë, kur në krahun tuaj të majtë ndodhet zoti Ulsi Manja, i akuzuar si i implikuar në dosjen 184 ku në përgjimet e BILD del me zë të pastër se deklaron dhe i premton favore zotit Robert Aga, ish drejtor i komisariatit të Dibrës asokohe. Kujtoj shprehjet të zotit Manja, “Na duhesh për pun ma t’mdhaja , or burr” dhe “Na themi për ma nalt mor burr”. Pra, dy premtime për favore pasi ky i fundit ishte angazhuar në fushatë elektoralë për Partinë Socialiste në vitin 2016. Sot, zoti Manja është ngritur në detyrë, është ministër i Drejtësisë, nuk është para asnjë institucioni të drejtësisë dhe në asnjë institucion të vuajtjes së dënimit?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Po pse qesh kur e thua apo... Nuk ka nevojë se e dëgjova. Bëre një lloj diskursi këtu komplet jashtë etikës profesionale. Tani më lër të përgjigjen unë. Pse qesh kur reciton këtu?

Të lutem, etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju. Nëse në pikturë mësohet etika profesionale më shumë se në gazetari, që unë ka  studiuar, atëherë vazhdoni.

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Gjyshja ime thoshte “Nelle labbra degli stolti, abbonda il riso”. Përktheje dhe kjo është përgjigja ime.

-Zoti kryeministër, nga këto fakte që ju parashtruat në këtë konferencë lidhur me mosveprimin e drejtësisë për të goditur korrupsionin në nivele të larta, a nuk bini ndesh në deklaratat tuaja që Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat për të hapur negociatat por është Bashkimi Europian ai që na pengon?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Po kjo nga doli? Atëherë, Bashkimi Europian flet vetë, nuk ka nevojë të flas unë për Bashkimin Europian. Kur Bashkimi Europian thotë “Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat”, nuk a pse ne shqiptarët të themi “Jo, Shqipëria nuk i ka plotësuar të gjitha detyrat”. Këtë e bën shumë mirë, e bënte shumë mirë Partia Demokratike, ndjesë pastë, dhe do vazhdojnë ta bëjnë mirë të gjitha copat dhe çikat që kanë lindur dhe rilindur në oborrin e partisë të dikurshme demokratike. Nuk ka nevojë ta bëjmë ne.

-Në qoftë se kandidatura për president shkon në Kuvend  nga ana opozitës nëpërmjet Komisionit të Rithemelimit të PD dhe nëse kjo kandidaturë i plotëson kriteret që kërkon Partia Socialiste, ju do e votonit këtë kandidat edhe pse vjen nga Komisioni i Rithemelimit?

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama: Në qoftë se ishte një pyetje që ta mbyllim e humor këtë konferencë, unë të përgëzoj sepse ia arrite qëllimit. Megjithatë, unë nuk kam pse të mos përgjigjem. Asnjë vendim që vjen nga non grata i madh dhe nga të verbrit rreth tij, nuk ka shans të merret në konsideratë nga ne, asnjë, nga asnjë lloj nuk ka shans të merret në konsideratë nga ne.

Kështu që, në rast se do gjendej një kandidat, i cili do pranonte të vinte drejt nesh me konfirmimin e non grata, që aty ai do konfirmonte që nuk bën për President i Republikës së Shqipërisë.

Faleminderit!

 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm