Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Shqiperia jo vendi me taksat me te uleta ne Europe

Të reja

Shqiperia jo vendi me taksat me te uleta ne Europe

27 Jun 2008    
Në qershor 2008 për çdo litër naftë të shitur në tregun e pakicës, paguhen 63 lekë taksa. Në qershor 2005 paguheshin 40 lekë. Pra, në vendin me taksa më të ulëta në Europë paguhet për një litër naftë 58 % më shumë taksa.

Në qershor 2008 për çdo litër naftë të shitur, paguhet 37 lekë akcizë. Në qershor 2005 paguhej 27 lekë. Pra, në vendin me taksa më të ulëta në Europë paguhet për një litër naftë 37 % më shumë akcizë.

Kryeministri gënjen hapur për rritjen e të ardhurave nga lufta ndaj korrupsionit dhe evazionit

Prej javësh kryeministri i vendit po endet nëpër Shqipëri duke u treguar shqiptarëve se si nga lufta kundër korrupsionit dhe kontrabandës ka mbledhur miliarda më shumë me të cilat po bën rritje të paparë të pagave dhe pensioneve.

Sot duam të sjellim në vëmendjen e shqiptarëve të vërtetën lidhur me Shqipërinë, që nuk është vendi me taksa më të ulëta në Europë.

Në qershor 2008 për çdo litër naftë të shitur në tregun e pakicës, paguhen 63 lekë taksa. Në qershor 2005 paguheshin 40 lekë. Pra, në vendin me taksa më të ulëta në Europë paguhet për një litër naftë 58 % më shumë taksa.

Në qershor 2008 për çdo litër naftë të shitur, paguhet 37 lekë akcizë. Në qershor 2005 paguhej 27 lekë. Pra, në vendin me taksa më të ulëta në Europë paguhet për një litër naftë 37 % më shumë akcizë.

Në qershor 2008 për çdo kilogram bukë të shitur në tregun e pakicës, paguhet 15 lekë TVSH. Në qershor 2005 paguhej 12 lekë. Pra, në vendin me taksa më të ulëta në Europë paguhet për çdo kilogram bukë 25 % më shumë TVSH.

Në qershor 2008 për cdo kilowat energji elektrike të fashës së ulët së konsumit familjar paguhet 1,4 lekë TVSH. Në qershor 2005 paguhej 0.9 lekë. Pra, në vendin me taksa më të ulëta në Europë paguhet për çdo kilowat 55 % më shumë TVSH.

Në qershor 2008, paga mesatare prej 25 mijë lekë në muaj tatohet 1,500 lekë. Në qershor 2005 tatohej 550 lekë. Pra, në vendin me taksa më të ulëta në Europë paguhet për pagën mujore 270 % më shumë tatime.

Gjithë premimet e bujshme për ulje taksash në korrik 2005 bine posht me shifrat kokëfortë të rritjes së tyre.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm