Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri takim me strukturat e Partisë në Shkodër. Edona Bilali prezantohet si drejtuese Politike e Qarkut

Të reja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri takim me strukturat e Partisë në Shkodër. Edona Bilali prezantohet si drejtuese Politike e Qarkut

23 Sep 2021    

Në kuadër të turit të prezantimeve të drejtuesve të rinj të qarqeve, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka prezatuar Edona Bilalin si drejtuese të Qarkut Shkodër. Gjatë mbledhjes Gjiknuri u shpreh se është koha për të bërë një analizë të thellë dhe të saktë të rezultatit zgjedhor në të gjithë vendin, e vecanërisht në Shkodër dhe se harmonizimi i tre komponëntëve kryesor, sicc janë partia deputetët dhe pushteti vendor është kycci për arritjen e objektivave në zgjedhjet e ardhshme.

Pas përfundimit të takimit, interesit të mediave Gjiknuri u shpreh se: Jam i bindur se me eksperiencën e krijuar këtë fushatë, Edona do dijë të promovojë vlerat e çdo shkodrani.

Partia Socialiste ka hyrë në një proces analize elektorale që do ti shërbejë riorganizimit të familjes sonë politike. Ne jemi një parti që nuk presim zgjedhjet, por gjithë kësaj kohe do i nënshtrohemi riorganizimit për të qenë gati për zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme.

Ndërsa drejtuesja politike e Qarkut të Shkodrës, Edona Bilali gjatë prononcimit të sa për mediat u shpreh se:  është përgjegjësi shume e madhe për mua të drejtoj Qarkun e Shkodrës. Është një sfidë të cilën duhet ta përballojmë. Dera e Partisë Socialiste në Shkodër është gjithmonë e hapur. Ftoj këdo të ri që kërkon të kontribuojë për qytetin e Shkodrës, të na bashkohet.

Në këtë preznatim Sekretari i Përgjithshëm shoqërohej dhe nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi. Gjatë fjalës së tij Klosi u shpreh se në Shkoder duhet te punojme shume me qytetin. " Tani kemi dhe eksperiencen e nevojshme dhe qartësinë se ku është gara dhe si fitohet.

Dekoratat janë vetëm një ditë, 26 ishin këtë herë, të nesërmen filloi puna. Si Sekretariat do përpiqemi të bëjmë një analizë të plotë, për gjithë Shqipërinë dhe mbi atë analizë të punojmë për garen e ardhshme elektorale," tha Klosi.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm