Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezanton Elisa Spiropalin si drejtuese Politike të Qarkut Kukës

Të reja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezanton Elisa Spiropalin si drejtuese Politike të Qarkut Kukës

23 Sep 2021    

Në kuadër të turit të prezantimeve të drejtuesve të rinj të qarqeve, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka prezatuar Elisa Spiropalin si drejtuese të Qarkut Kukës.

Gjatë mbledhjes Gjiknuri theksoi nevojën për të kryer një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare me qëllim që Partia Socialiste dhe strukturat e saj në Kukës të jenë gati për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

 

“Kukësi nuk është një Qark fort i lehtë, megjithatë këtu janë bërë shumë investime. Harmonizimi i të gjitha strukturave të Partisë Socialiste në këtë qark na jep mundësi për të pasur mundësi dhe rezultate më të mira”, tha numri dy i PS.  

 

Në fjalën e saj, Drejtuesja Politike e Qarkut, Elisa Spiropali u shpreh se: “Ne do bëjmë maksimumin që të marrim rezultate edhe më të mira. Dua të falenderoj Safet Gjicin sepse ne e dimë angazhimin dhe përpjekjet e tij jo të vogla për Qarkun e Kukësit. Falenderoj të gjitha strukturat dhe përfaqësuesit tanë në çdo nivel.”

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm