Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Rruga drejt 25 Prillit - DREJTËSIA QË DUAM

Të reja

Rruga drejt 25 Prillit - DREJTËSIA QË DUAM

03 Mar 2021    

 

Fjala e kryeministrit dhe njëkohësisht Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama:

Të gjithë ju, motra e vëllezër, zgjedhës të çfarëdo kahu, diskutoni çdo ditë e më shumë me njëri tjetrin në shtëpi apo mjedise familjare për zgjedhjen që duhet të bëni në 25 prillin që po afron. A duhet të më jepni mua dhe Partisë Socialiste një mandat të tretë, apo duhet të rimerrni në drejtimin e vendit ata që kanë qenë me vite aty, deri para 42 muajsh?

Në fakt, ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe për Partinë Socialiste dhe mandati i 5-të  për Saliun, Lulin dhe Partinë Demokratike. Pa harruar se është dhe mandati i 5-të edhe për Ilirin e Monikën, herë me PS-në, herë me PD-në, prapë me PS-në, prapë me PD-në dhe qoftë për dy të parët e qoftë për dy të dytët, gjithnjë me të njëjtin avaz e të njëjtin fund, sa herë fitojnë ata, Shqipëria humbet.

Megjithatë, krejt normale që të bëhet ky diskutim. Shqipëria, sot është shumë më mirë se dje, por nuk është ende ajo që ju doni dhe besomëni, nuk është ende as ajo që unë dua. Ndaj dhe ju kërkoj mandatin e tretë, sepse po të ndjehesha i kënaqur, do ndalesha këtu. Por nuk mund t’i lë në mes gjithë këto beteja dhe punë në vazhdim.

Nuk ka diskutim se në çdo drejtim kemi bërë progres të madh gjatë këtyre 7 viteve e kusur, por, pa asnjë diskutim, progresi i bërë deri më këtu nuk mjafton. Nuk ju mjafton juve dhe s’ka sesi të më mjaftojë mua progresi në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, progresi në bujqësi, në siguri, në ekonominë e familjes së zakonshme shqiptare jo e jo. Ky progres mjafton vetëm për një gjë, ama me shumë rëndësi, garancinë që ne e dimë ku duam të arrijmë dhe sigurinë se ne dimë si të arrijmë aty ku duam.

Unë jam tejet i vetëdijshëm se në të gjitha fushat që lidhen drejtpërdrejte me jetën tuaj, me të ardhurat tuaja, shëndetin tuaj, arsimin e fëmijëve tuaj, me ushqimin e shëndetshëm të familjes tuaj, me kujdesin për të sëmurët, apo për më të moshuarit, me kënaqësinë e të jetuarit në vendin tonë të përbashkët, ka sa të duash akoma probleme për t’u zgjidhur dhe ka akoma sa të duash halle për t’u adresuar.

Dua që të gjithë së bashku të jemi të vetëdijshëm, njësoj si për dritën e mëngjesit, se teksa koha vrapon, vitet kalojnë, durimi sforcohet, e ardhmja që duam nuk ndërtohet as me receta çudibërëse elektorale, as me rikthimin e fantazmave të së shkuarës në pushtet, por ndërtohet me besim të palëkundur tek Shqipëria dhe punë të palodhur për Shqipërinë.

 

Sot, duke rreshtuar temat, për të cilat dua t’ju flas në vigjilje të nisjes së kësaj fushate dhe para shpalosjes së vizionit Shqipëria 2030, zgjodha të parën, kryefjalën, një temë themelore që duket se ka kaluar në plan të dytë, së fundmi, në bisedat tuaja. Mbase do çuditeni, por kjo temë nuk është as shëndetësia, as arsimi, as infrastruktura, as bujqësia, as turizmi, madje kjo temë nuk është as vetë ekonomia. Kjo temë është drejtësia. 

Më dëgjoni me shumë vëmendje, ju lutem, këtë që po përpiqen t’ju them sot.

Këto zgjedhje lidhen me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit. Mbase për më shumë se një dekadë të tërë. E di mirë që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që ju meritoni dhe që ne, shumica e sotme, Partia Socialiste duam për gjithë Shqipërinë, për qytetarët e këtij vendi, që unë dua për fëmijët tanë, pa dallim në radhë të parë.

Jeni lodhur me padrejtësitë që vazhdojnë dhe me ndjenjën shkurajuese të pandëshkueshmërisë për ata që ju mendoni se nuk meritojnë vend tjetër, veç bankës së të akuzuarve për zullumet që kanë bërë e që bëjnë sot e gjithë ditën, sidomos për ata që kanë kostume, kravatë e flasin e veprojnë nga maja të ndryshme, prej ku duken se janë të paprekshëm, pavarësisht atyre që kanë bërë e bëjnë.

Por kjo lodhje, sado njerëzore, e kuptueshme, e mirëkuptueshme madje, është sot këshilltari më i keq në rrugën për të arritur drejtësinë që duam. Madje, ajo është vetë armiku numër 1 i të nesërmes së sigurt të drejtësisë, sepse pikërisht kjo lodhje, kjo mërzi, kjo pakënaqësi, kaq e vërtetë në thelb, mund t’ju çojë në drejtimin më të gabuar të mundshëm në zgjedhjen e 25 prillit.

Ndërtimi i një sistemi drejtësie të drejtë, i një drejtësie të çliruar nga llumi i atyre që e morën peng për kaq dekada me radhë, e një drejtësie të garantuar nga gjykatës e prokurorë me duar të pastra dhe me zemrën e mendjen në vend, nuk është një punë e lehtë, përkundrazi, është puna më e vështirë mes të tëra punëve kaq të vështira për shtetndërtimin tonë europian. Nuk është një punë që bëhet shpejt, madje kërkon më shumë kohë, më shumë durim, më shumë vendosmëri sesa çdo punë tjetër. E sot unë dua t’ju kujtoj se kjo punë ka nisur vetëm shumë pak vite më parë dhe këtë punë, mos e harroni kurrë, mund ta niste dhe mund ta bitisë nesër vetëm një forcë politike në këtë vend, kjo e jona, Partia Socialiste e Shqipërisë.

Mos e vini në dyshim këtë dhe mos u gënjeni nga zhgënjimi juaj prej drejtësisë në tërë këto vite të gjata, duke ngritur duart lart përballë lodhjes, mërzisë, pakënaqësisë krejt legjitime. Drejtësia e re nuk ndërtohet me drapër e çekan, as me dënime partie apo me urdhra qeveria, por me një proces tejet të mundimshëm, sa të thellë, e aq demokratik, i cili kërkon nervat e forta dhe energjinë e jashtëzakonshme të një vrapimi maratone.

Deri kur ne e vendosëm Reformën e Drejtësisë në rendin e ditës, askush më parë nuk kishte guxuar të shihte aq larg e ta niste atë maratonë, aq të gjatë, me vendosmëri. Ne i hymë detit me këmbë, edhe pse përpara nesh kishim vetëm mjegullën e dendur të skepticizmit dhe të nihilizmit për pamundësinë e një reforme në drejtësi në këtë vend.

Mos harroni se ç’kemi hequr për ta votuar atë reformë, me ata që sot kërkojnë votën tuaj për të rimarrë drejtimin e këtij vendi dhe për ta çuar në djall reformën në drejtësi, të cilës, e shihni, i friken mu si djalli temjanit.

Mos e harroni se çfarë u desh të bënin partnerët tanë ndërkombëtarë euroatlantikë, ata amerikanë në radhë të parë, për t’i sjellë në votim, Saliun, Ilirin, Lulin, Monikën dhe tërë kukullat e atij koalicioni që u firmos dy vite më parë kundër drejtësisë.

Mos harroni se për t’i nxjerrë ata nga ajo çadra e ngujimit tragjiko-komik në mes të bulevardit 4 vite më parë, u dhanë vende në qeveri e poste në administratë, duke u ardhur pas një avazi absurd, të paparë e të padëgjuar më parë, vetëm e vetëm që të ktheheshin në Kuvend për të votuar Vetting-un, “A”-në e alfabetit e Reformës në Drejtësi e vetëm pastaj të hynin në zgjedhje.

Ju mund të thoni, po mirë dakord, ikën 4 vjet qëkur ta dhamë timonin, pasi u votua Vetting-u, kush u fut në burg nga ata?

Ju e dini, unë e di, bota mbarë e di, prej kohësh duhej SPAK-u që të jepnin llogari përpara drejtësisë për bëmat e tyre publike e jo të shesin akoma dëngla patriotike, dokrra politike në sofrën e vendit.

Pyetje e dhimbshme me një përgjigje të dhimbshme.

Askush.

Megjithatë miq, më lejoni të jem  krejtësisht i drejtpërdrejtë me ju. Kush e ka menduar se vota për Vetting-un dhe vetë Vetting-u do çonin njerëz në burg, fatkeqësisht nuk e kanë mbajtur parasysh se Vetting-u nuk është një gjykatë speciale partizane, si ato të vitit 1945. Vetting-u është hallka e parë e një zinxhiri të ri institucionesh të drejtësisë. Vetting-u është fshesa e pastrimit të pallatit të drejtësisë nga llumi i shtresëzuar dhe i kalcifikuar 30 vjet me radhë. Pastrimi i pallatit të drejtësisë nga ata që u pasuruan në mënyrë marramendëse, duke e kthyer drejtësinë në biznes dhe të drejtën e çdo njeriu në mall që shitet dhe blihet sot e gjithë ditën, si dhe zëvendësimi i tyre me njerëz të papërlyer në atë llum janë e vetmja rrugë që duhet vazhduar sot me këmbëngulje, për ta patur nesër drejtësinë që duam. Është një rrugë tejet e vështirë, me pengesa e prita të llojllojshme, ku forcat kundër reformës rezistojnë, reagojnë, kundërshtojnë, godasin në mënyrë të herëpashershme. Në krye të atyre forcave, frymëzuesit e udhëheqësit e kundër reformës janë  dy të frikurit më të mëdhenj nga drejtësia, Presidenti i Republikës dhe ish Presidenti më famëkeq i kësaj republike. Ata mbështeten nga kasa e korruptuar e gjykatësve, e prokurorëve të pastruar prej fshesës së Vetting-ut’ apo e atyre që vazhdojnë të bëjnë krime me çekiçin e drejtësisë sot e gjithë ditën, deri kur t’u vijë dita e fshesës së Vetting-ut, që afron çdo ditë më shumë drejt tyre çdo ditë. PD-ja, LSI-ja, dhe KÇK-ja sot janë tre këmbët e të keqes më dy koka presidentësh që kërcënon fatin e Reformës në Drejtësi.

Nëse juve, lodhja nga padrejtësitë, mërzia e pritjes së gjatë me dekada, apo thjesht indiferenca ndaj fuqisë së votës suaj në këtë krye luftë për të ardhmen e këtij vendi ju çon, larg qoftë, në 25 prill në prehrin e atyre forcave, për inat të qeverisë, apo ju bën të mos votoni fare për inatin tim, atëherë ju siguroj se pa dashje, pa e menduar, madje duke menduar sinqerisht se po votoni për ndryshimin apo se po abstenoni për refuzimin e gjithë klasës politike, do bëni një prej atyre gabimeve fatale në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan gjenerata tjetër.

Kuptojeni mirë, unë nuk dua t’ju them në asnjë mënyrë se ju nuk keni asnjë arsye të jeni të inatosur me mua, me qeverinë, me Partinë Socialiste, përkundrazi, ju mund të keni plot arsye për të qenë kritikë me ne që prej 4 vitesh drejtojmë vendin, pa të tjerë në prehër.

Ju na keni dhënë një mbështetje të madhe e mund të keni shkaqe të drejta për tu ndjerë dhe të zhgënjyer personalisht apo familjarisht psesë nuk keni marrë atë që meritoni apo sepse dikush tjetër e ka marrë pa meritë atë që ju mendoni se ju e meritoni. Ju mund të jeni të pamotivuar të dëgjoni e të dëgjoni për gjërat që ne kemi bërë apo për atë që ne do bëjmë sepse vajza, djali, i biri, e bija e fqinjit përballë, shoku apo shoqja juaj i universiteti apo i rrugës poshtë pallatit, ka ikur nga Shqipëria pasi nuk e gjeti atë që kërkoi këtu apo sepse rruga në lagjen apo në fshatin tuaj mund të jetë akoma siç ishte që kur nuk mbahet mend apo sepse ende në shtëpinë tuaj, diku ën qendër, diku në periferi, nuk vjen ujë 24 orë dhe dritat ikin akoma kur frymë një erë e fortë. Erërat mund të jenë rrotull nëpër Shqipëri në kokat e plotë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që kanë pritur më shumë, që duan më shumë e që patjetër meritojnë më shumë por a mund të dorëzoheni në duart e lodhjes, të zhgënjimit, të indiferencës tamam tani? Tani kur koha për drejtësinë është kurrë më e qartë se më parë dhe kur 25 prilli është dita e një udhëkryqi të madh për fatin e drejtësisë që të gjithë duam. Unë nuk jam i dërguari i zotit në tokë, as engjëll nuk jam e as është kjo që po vjen një zgjedhje mes engjëjsh dhe djajsh sepse që të jem i sinqertë me ju deri në fund, partia Socialiste, unë vetë nuk jemi një zgjedhje ideale në këtë udhëkryq, nuk jemi pa të meta. Kemi bërë gabime që i dimë e me siguri edhe gabime që nuk i dimë qohtë edhe thjesht për faktin që janë sa të duash njerëzit e zakonshëm që sot të këtij vendi që të paktën një herë nuk e kanë marrë nga ky shtet shërbimin që u takon, siç u takon. Ne nuk jemi as një pyll pa derra sic thotë populli sepse batakcinj dhe pisanjos që kanë njollosur në sytë tuaj emrin e kësaj partie duke futur duart në xhepin tuaj ka pasur e ka akoma në zyrat e këtij shteti lart e poshtë. Por Partia Socialiste nuk është as kishë dhe as xhami. Partia socialiste është një vizion i njerëzishëm për Shqipërinë. Është një mision që vazhdon pa u ndalur dhe është një karakter i pakrahasueshëm me të tjerët në fushën e ndeshjes dhe në radhë të parë, në krye betejën për drejtësinë që populli shqiptar meriton. Shumëkush nuk e kupton pse partnerët tanë ndërkombëtare bëjnë deklarata që tingëllojnë shpesh pro qeverisë apo pro meje. Nuk kanë ata asnjë anësi partiake apo nuk është fare në praktikën apo natyrën e shteteve të mëdha që të  marrin anë politikisht për qeverinë apo për opozitën. Ka vetëm një arsye shumë të madhe dhe shumë të qartë për mbështetjen e tyre që shpesh komentohet, madje përqeshet si mbështetje për ne, për maxhorancën e sotme e atë të nesërme të këtij vendi. Reforma në drejtësi dhe e ardhmja e drejtësisë në Shqipëri. Ku mund ta gjejnë, ku mund ta shohin ata atë që askush nga ne por dhe askush nga ju nuk e shesh sot për sot në fushën e ndeshjes politike, një forcë më mbështetëse të reformës në drejtësi dhe më luftarake se sa kjo forcë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Nga ana tjetër, shiheni me vëmendje rrjedhën e ngjarjeve në drejtësi. Gjërat nuk kanë qëndruar në vend. Gjërat po lëvizin, jo aq shumë e jo aq shpejtë sa do dëshironit ju. Patjetër jo aq shumë e jo aq shpejt sa dëshiroj unë por gjërat po lëvizin. SPAK-u është futur në veprim e po kryen operacione të cilat deri dje as nuk mendoheshin. Tipik, rasti më i freskët i asaj gjykatëses së Krujës që e kishte kthyer çekiçin e drejtësisë në garuzhde të parave të zeza duke u shitur haptaz tek krimi, me një karshillëk përbuzës ndaj një populli të tërë dhe e rrethuar me një servis lugësh që hanin çorbën e prishur të një korrupsioni të pistë, korrupsionit më të pistë në shërbim të të dënuarve për krimet më të rënda.

Rasti tjetër, ai i shefit të famshëm të një pavioni, që caktonte me para radhën për të hyrë në operacion, ishte një shenjë se gjërat po lëvizin, një shenjë inkurajuese për një shtrirje t rrjetës së drejtësisë në një zonë të prekur ndejshëm prej 3 dekadash nga korrupsioni si ajo e shëndetësisë ku deri dje ka patur vetëm goditje sporadike me një tipar të rëndomtë gjuetie shtrigash mbi bluzat e bardha. Jam i bindur dhe jini të bindur që ky është vetëm fillimi i rrugës së re që vazhdon e cila është e vështirë, është e përpjetë, është e mundshmes por do ta ketë gjithnjë e më shumë përmasën e pritshmërisë suaj dhe gjithnjë e më pak trajtën e neveritshme të banalitetit që na ka plasur shpirtin 30 vjet përballë pallatit shurdh, qorr të drejtësisë.

Ne na duhet një drejtësi e drejtë, e pavarur dhe e ndershme në mishërimin e çdo gjykatësi dhe prokurori dhe për këtë duhet shumë mundim, shumë durim, duhet shumë përkushtim e patjetër duhet kohë. 3 të parat mua nuk më mungojnë, kohën duhet të ma jepni ju por tre të parat nuk duhet tju mungojnë as juve, gjithsekujt prej jush që e do këtë ndryshim të madh, rrënjësor për Shqipërinë e gjeneratave të tjera ndërsa ikja e kujtdo prej jush nga ky front i përbashkët pa të cilin PS nuk do ia kishte dalë ta kalonte dot reformën dhe reforma nuk do i kishte mbijetuar dot agresionit rital të dy presidentëve do të thotë hapja e një të çarë në barrikadën përballë të keqes. Ilir Meta, e ka thënë hapur, 25 prilli do të jetë një referendum që do të përmbyse reformën në drejtësi ndërkohë që u përbetua se do të japë dorëheqjen si president e do të marrë udhëheqjen e opozitës nëse ne fitojmë zgjedhjet, sepse Ilir Meta nuk ka respekt për detyrën më të lartë të shtetit, për nderin më të madh që një popull, një vend, një shtet mund ti bëjë një individi të vetëm, nuk ka respekt as për kushtetutën dhe për krejt njerëzit e këtij vendi, por ka vetëm hallin që tanimë e kanë marrë vesh edhe gurët edhe drurët e këtij vendi. Bukuri, le të shohi çfarë do të gjedhin shqit paret në referendumin e këtij, të 25 prillit. Drejtësinë apo Ilir metën. E doni më troç se kaq e më të dukshëm se kaq para syve tuaj, armikun e betuar të gjithë kësaj ëndrre e kësaj pune të madhe ku bashkë me ne të gjithë, shqiptarët që e duan reformimin rrënjësor të drejtësisë, ajnë angazhuar aq fortë dhe aleatët strategjik të Shqipërisë, SHBA dhe BE, e pra, kush voton ata që janë përballë nesh, investon direkt kundër reformës në drejtësi ndërsa kush nuk del fare në votim, ua lë në dorë të tjerëve zgjedhjen e vetë për drejtësi. Por a mund të delegohet tek dikush tjetër e drejta jote për drejtësi dhe a mund të abstenohet nga kjo e drejtë sot kur luftohet në radhë të parë për të garantuar pikërisht të ardhmen e drejtësisë? Falë shkallimit të Ilir Metës, 25 prilli është bërë fiks një rrugë e katër punë, e çfarë punës imagjinojeni. Do votohet për ti hapur më tej rrugën drejtësisë në këtë vend, duke larguar nga kreu i vendit Ilir Metën, dënuar përfundimisht në ekzilin e tij dixhital Sali Berishën, e duke dërguar Monika Kryemadhin aty ku e ka vendin, tek pakica e pakicës. Është dhe Lulzim Basha. Lulzim Basha nuk është një rrezik në vetvete as për demokracinë, as për drejtësinë por fatkeqësisht duke qenë një politikan i dobët, pa karakterin e një lideri ai është një kukull në duart e tre xhagajdurëve të tjerë të cilët mund ta mbyllin Lulin në shtëpi me duart e vetë Lulit për 30 sekonda.

Keni parë ndonjë koalicion më qesharak se një koalicion pas zgjedhor i nënshkruar para zgjedhjeve mes dy partive që në zgjedhje hyjnë veç e veç? Ai është në fakt një koalicion tragjikomik i imponuar nga Saliu dhe Iliri për ta lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës që të mos guxojë të iki i shkreti duke i lënë ata të vetëm përballë reformës në drejtësi, dhe pasoja krejt të mundshme të drejtësisë për ta. Kur ilir meta thotë nëse fiton Edi Rama unë do të udhëheq pozitën, do të thotë, unë do të ngre barrikadën me PD-në, LSI-në dhe KCK-në brenda në parlament për ta bllokuar reformën në drejtësi. Lulzim Basha ëhstë thejsht administratori i një shoqërie aksionere që nuk merr dot vendime për të ardhmen e shoqërisë. Si mund të identifikohen demokratët e ndershëm e të sinqertë të këtij vendi, që kanë të gjithë të drejtën e zotit që të mos duan të na shohin e të më shohin mua me sy, me një parti demokratike të kthyer në një rifuxho pekatorium ku janë mbledhur bashkë kuçi dhe maçi, jo për të përmbysur qeverinë që ka kusuret e saj por drejtësinë e re pa kusure që ne po ndërtojmë hap pas hapi, të gjithë sëbashku dhe me ata të cilëve u kërkojmë mbështetjes që siç u bënë pjesë e NATO, të bëhemi pjesë e barabartë e Bashkimit Europian. Unë kam shumë besim që këto forca kundër reformës , të bashkuara tanimë qartësith përpare të gjithëve ju nuk do t’ia dalin sepse halli i tyre nuk është halli i juaj sepse hallet tuaja, qofshi demokratë, qofshi socialistë, qofshi pa parti, qofshi simpatizantë optimistë apo të zhgënjyer pesimist nuk mund të kthehen në votë për të zgjidhur hallin e tyre.

Përmbyllja e këtij mesazhi, unë dua ti them të gjithë të pakënaqurve, të gjithë të pavendosurve që në 215 prill, më shumë se çdo gjë tjetër, do të vendoset për fatin e drejtësisë. Fatin e drejtësisë i cili duhej shënjuar njëherë e mirë deri kur ne ndërmorëm me kurajo rrugën me plot të panjohura të kësaj reforme. Do të vendoset për si do ta kenë fytyrën nesër gjykatat dhe prokuroritë, jo në 4 vitet e ardhshme por në dekadat e ardhshme e në këtë pikë, tek drejtësia zgjedhja është më e qartë se në çdo pikë tjetër sepse tek drejtësia ndarja mes palëve është më e thellë, më e qartë më e prerë se sa tek çdo temë tjetër. Tek drejtwsia nuk ka më mirë e më keq, si në të gjitha fushat e tjera kur bëjmë krahasimin mes palëve. Tek drejtësia ka ose shumë  mirë, ose shumë keq. Nëse ne nuk do justikojmë mandatin e tretë, pas katër vitesh ju mund ta rishikoni vendimin tuaj por nëse ju nuk e justifikoni me pjesëmarrjen tuaj masivisht në votime nevojën e drejtësisë së re për mbrojtjen e për mbështetjen tuaj sot, atëherë ky fëmijë që sapo ka lindur pas kaq shumë vitesh të stërmundueshme, do të ketë vdekur pas vetëm 4 vitesh.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm