Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Riorganizimi i Partisë Socialiste do kurorëzohet me një tjetër sukses elektoral në zgjedhjet e vitit 2023

Të reja

Riorganizimi i Partisë Socialiste do kurorëzohet me një tjetër sukses elektoral në zgjedhjet e vitit 2023

07 May 2022    

Prononcimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste:

Faleminderit që na ndoqët në këtë zhvillim të Asamblesë Kombëtare të PS, pasi keni qendruar një pjesën më të madhe të kohës me ne, natyrshëm pjesa e dytë e sesionit ishte një mbledhje organizative ku u diskutuan, u prezantuan ndryshimet në aktet rregullatore të PS, me udhëzimet e reja që bëjnë të mundur fillimin e këtij procesi të ri organizimi, që e bëmë publike edhe dje, unë personalisht, por dhe sot Kryeministri dhe Kryetari i Partisë në lidhje me procesin ku po hyn PS deri në periudhën e zgjedhjeve vendore, pasi stacioni i madh politik i yni dhe që jam i bindur se do të kurorëzohet me një sukses të madh elektoral, do të jenë zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Kështu që pjesa e dytë, ku mediat nuk ishin prezente, kishte të bënte me pjesën organizative, ku u miratuan të gjitha aktet, u miratuan disa vendime të domosdoshme për funksionimin e partisë dhe mbledhja u mbyll me sukses, ku nuk pati asnjëlloj kundërshtimi dhe u miratuan të gjitha aktet, siç ishin përgatitur nga Grupi i Punës.

Këtë javë fillon procesi dhe zbritja në terren i komisionit, i cili do të merret me procesin e identifikimit të kryetarëve të Partisë Socialiste të bashkive, të kandidatëve, një proces i hapur për çdo anëtar partie që e ndjen të nevojshme të drejtojë Partinë Socialiste vendore dhe ku do të ketë platforma komunikimi dhe mbi të gjitha paraqitje nga ana e tyre e gjithë vizionit të drejtimit të partisë në të gjitha nivelet vendore; ky do të jetë hapi i parë, ngritja e Sekretariatit Ekzekutiv prapë në nivel vendor, i cili do të përfundojë deri në periudhën e fund Qershorit fillimit të Korrikut, pra do të kemi të gjithë strukturën e re, qoftë politike, qoftë menaxheriale-administrative në të gjitha degët e Shqipërisë dhe më vonë, që është faza tjetër e programit politik të PS, do të jetë krijimi i strukturës së Koordinatorëve Elektoralë, ngritja e Platformës së Koordinimit Elektoral dhe ndërtimi i procesit për zgjedhjet e ardhshme vendore nga ana e strukturave të PS, por tashmë edhe me forca të shtuara që janë Koordinatorët Elektoralë.

Pra pak a shumë këto janë vendimmarrjet e marra dhe këto doja të ndaja me ju sot. Nuk e di nëse keni ndonjë pyetje për këto, por besoj janë të qarta.

Faleminderit!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm