Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Rama: Berisha te zbrese nga mali i genjeshtrave e te dialogoje me minatoret

Të reja

Rama: Berisha te zbrese nga mali i genjeshtrave e te dialogoje me minatoret

26 Jun 2008    
Sot, minatorët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë dhe askush, asnjë qeveritar nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk kupton asgjë nga sakrifica 17-vjeçare e këtyre baballarëve, të cilët nuk arrijnë të ushqejnë më familjet e tyre, me bukë edhe pse punojnë si kafshë, duke i dhënë çdo muaj nga një kurban nëntokës së dalë nga çdo parametër sigurie. Ne nuk duam ta përdorim në asnjë mënyrë këtë shprehje sublime të protestës së këtyre pishtarëve të dikurshëm të demokracisë për qëllime politike dhe kemi pritur që qeveria të çojë përfaqësuesit e saj për të dialoguar me këta shqiptar të helmuar, jo vetëm në mushkëri nga kushtet mesjetare të minierave, por edhe në shpirt, nga politika e vjetër e përbuzjes ndaj tyre.

Shpreh në emër të Partisë Socialiste dhe të shumicës se shqiptarëve, që përfaqësojmë ndjenjën më të sinqertë të solidaritetit me minatorët e të gjithë Shqipërisë, dhe njëkohësisht indinjatën tonë për shpërdorimin 17-vjeçar të pasurive minierare të vendit, që me qeverisjen e Kryeministrit Berisha ka arritur pikën më kritike.

Përpjekja jonë për të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-ligj shumë të arsyeshëm, i cili e zbuste disi situatën tejet të rëndë të minatorëve dhe të familjeve të tyre, u zmbraps në Komisionin e Ekonomisë, me “Jo-në idioteske të një shumice parlamentare, të verbër, të shurdhër e krejtësisht të paaftë, për t'i kuptuar problemet e vendit dhe hallet e njerëzve.

Dua t'u them të gjithë shqiptarëve, se pensioni i këtyre njerëzve që punojnë çdo ditë me hijen e vdekjes mbi kurriz dhe lënë çdo muaj fëmijë jetimë në shpellat e korrupsionit qeveritar e të shpërdorimit të pasurise sonë të përbashkët natyrore, është vetëm 67 mijë lekë të vjetra në muaj.

Propozimi ynë, që u rrëzua nga përfaqësuesit e forcave të papërgjegjshme, të paafta dhe të korruptuara qeveritare në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ishte që ky pension të rritej menjëherë në 100 mijë lekë të vjetra, me një efekt në buxhetin e shtetit prej vetëm 1 milionë dollarësh në vit.

Sot, minatorët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë dhe askush, asnjë qeveritar nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk kupton asgjë nga sakrifica 17-vjeçare e këtyre baballarëve, të cilët nuk arrijnë të ushqejnë më familjet e tyre, me bukë edhe pse punojnë si kafshë, duke i dhënë çdo muaj nga një kurban nëntokës së dalë nga çdo parametër sigurie.

Ne nuk duam ta përdorim në asnjë mënyrë këtë shprehje sublime të protestës së këtyre pishtarëve të dikurshëm të demokracisë për qëllime politike dhe kemi pritur që qeveria të çojë përfaqësuesit e saj për të dialoguar me këta shqiptar të helmuar, jo vetëm në mushkëri nga kushtet mesjetare të minierave, por edhe në shpirt, nga politika e vjetër e përbuzjes ndaj tyre.

Sot dua t'i bëj një apel Kryeministrit të Shqipërisë, që të zbresë nga mali i gënjeshtrave me të cilat po i ushqen për ditë shqiptaret dhe shqiptarët dhe të hapë dialogun me këtë grup shoqëror të persekutuar tash 17 vjet, prej politikave të dështura, që në kohën e qeverisjes së tij, po shkaktojnë vdekje seriale në miniera.

Është koha që Sali Berisha të kuptojë, se kjo pjesë e mbetur e mandatit të tij të dështuar, është kapitulli më i rrezikshëm i degradimit të një qeverisjeje të papërgjegjshme, të paaftë dhe të korruptuar, dhe të bëjë çfarë të mundet, që këtë degradim, të mos vazhdojnë ta paguajnë me jetën e tyre shqiptarët e pafajshëm, duke filluar nga minatorët.

Është koha që Kryeministri të tërhiqet nga qendrimi refuzues për projekt-ligjin tonë, duke korrigjuar në sallën e Kuvendit mëkatin e përfaqësuesve të tij në Komisionin e Ekonomisë dhe duke e miratuar rritjen e pensionit të minatorëve, si hapin e parë drejt ndryshimit të një situate, ku korrupsioni po bën kërdinë e ku qeveria e Sali Berishës nuk mund të bëj asgjë duke qenë e lidhur drejtpërdrejtë me interesat e atyre që sot quhen nga minatorët, mafia e minierave të Shqipërisë.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm