Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Në 25 Prill votojmë për Shqipërinë e së ardhmes

Të reja

Në 25 Prill votojmë për Shqipërinë e së ardhmes

12 Apr 2021    

Këndi i fjalës Belsh – Rruga drejt 25 Prillit –

Fjala e Kryeministrit, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama:

Duke parë disa që po bënin shëtitje me varkë, mu kujtua sesi është tallur Arifi me mua kur i pata thënë që ky liqen do bëhet një liqen  i lundrueshëm për vizitorët dhe turistët që do të vijnë në Belsh. Si mos të tallej Arifi që kishte prej vitesh në krye të bashkisë dhe luftonte me mish e me shpirt vetëm për të pastruar, aq sa mund të pastronte nga plehrat që e kinin mbytur këtë vend të bekuar. Për të ardhur deri këtu ne Belsh ishte një torturë e vërtetë. Kur vinim këtu asokohe, i bënim takimet elektorale tek rruga ku te mbyste pluhuri dhe tribunën e vendosim me balanca poshtë që të mos rrinte shtrembër.

Sot, Arifi tha janë 4 mijë vizitorë që vijnë për fundjavë në Belsh. Ishte e paimagjinueshme për t’u nisur nga Tirana në Belsh për të harxhuar fundjavën deri pak vite më parë. Por janë pak, shumë më tepër do të vijnë këtu për të kaluar  fundjavën dhe shumë më tepër turistë të huajë do të vijnë këtu për të kaluar më shumë se fundjavën. Kjo do të sjellë një rritje shumë të konsiderueshme në këto vite që vijnë të strukturave akomoduese, të agroturizmit, të bujtinave dhe transformimin e shumë dhomave nëpër shtëpitë e belshiakëve për të mikpritur njerëz. Ky është një vend i bekuar dhe këtu është dashur vetëm të imagjinatat me guxim e ardhmja dhe të punohet për të ardhmen, siç kemi punuar me këmbëngulje gjithë këto vite dhe siç tregojnë shifrat për bizneset e vogla që hapen, të restoranteve që shtohen, të dhomave që vazhdojnë e shtohen, për të kuptuar se jemi ekzaktësisht në rrugën e duhur për Belshin dhe gjithë këtë komunitet.

Këtu si kudo ka plot vajza e djem, bura e gra që jetojnë në emigracion. Është koha për t’iu dhënë atyre jo vetëm mesazhin, por është koha për t’u dhënë atyre shtytjen që kursimet e tyre në emigracion t’i investojnë tek shtëpitë që kanë lënë këtu, për t’i kthyer ato në bujtina, në agroturizëm dhe për të fituar, nga shtëpitë e rindërtuara dhe të transformuara në dyer të hapura mikpritje për vizitorët, shumë më tepër seç fitojnë jashtë shtetit për të tjerët. 

Për këtë arsye në Planin tonë të Veprimit, ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do të japim 5 mijë euro grant çdo emigranti që do të vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve, shtëpinë e babës.

Po ashtu do t’i japim mundësinë çdo emigranti që do të hyjë në këtë rrugë të rindërtimit të shtëpive për t’i kthyer ato në një pjesë të motorit të agroturizmit në Shqipëri, mundësinë e sjelljes së parave këtu, në bankat e Shqipërisë, pa i kërkuar llogari për asgjë tjetër, përveçse ato të mos jenë para të krimit. Një amnisti specifike, e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen qoftë fizikisht, qoftë me investimin e tyre. Duan të rrinë atje dhe të hapin shtëpinë këtu e të kenë të ardhura plus është zgjedhja e tyre, por rëndësi ka që ë vijnë për të hapur derën e shtëpisë së mbyllur të gjyshit, të stërgjyshit dhe të prindërve. Kjo do të sjellë një transformim të madh ekonomik, siç ka sjellë në shumë zona të bekuara të Italisë, kur agroturizmi është futur si pjesë e motorit të zhvillimit ekonomik.

Agroturizmi në Shqipëri është i ri, është akoma në embrion. Ka lindur vetëm në vitet e fundit, falë vizionit dhe shtysës sonë, por do të zgjerohet, shumëfishohet e rijetëzohet në gjithë Shqipërinë, duke përfituar nga rritja e vazhdueshme e turizmit në bregun e detit. Me investimet e reja, me Portin e madh turistik të Durrësit që do të jetë një nga portet më të mëdhenj të Mesdheut, ku një nga kompanitë më të mëdha të botës nga Dubait do të investojë 2.5 miliardë, me Portin e ri turistik të Vlorës që do të jetë një tjetër port turistik që do të sjellë shumë turistë të një kategorie tjetër, nga ata që shpenzojnë shumë me jahte, me Potin e ri turistik të Sarandës që ka filluar nga puna e që do të bëjë të njëjtën gjë, duke vazhduar më pas, me Portin  e Shëngjinit, ne do të kemi porta të reja që do të sjellin shumë më tepër njerëz, të cilët me të shkelur në bregdetin shqiptar do të duan të hynë më thellë, të shikojnë më shumë dhe do të duan të vijnë këtu, atje, të shijojnë natyrën fantastike.

Ky është një vend i bekuar, një parajsë e bërë nga Zoti dhe e fshehur në plehra nga robi për dekada të tëra.

Për pak ditë ne hapim Aeroportin e Kukës. Për pak ditë firmosim përfundimisht kontratën për Aeroportin e Vlorës. Menjëherë do të hapim garën për Aeroportin e Sarandës. Do të kemi 4 aeroporte në Shqipëri dhe atyre që thonë “mos hap aeroporte se duan bukë”, ju themi se janë fabrika buke në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, sepse aeroportet sjellin lëvizje të madhe, lëvizja e madhe sjell qarkullim të madh parash, sjell nevojën për shumë më tepër shërbime, për hotele, bujtina, bare, restorante, shërbimet shëndetësore e shërbime të të gjitha natyrave.

Jemi në një fazë tani që nuk mund të ndalemi e jo më të kthehemi mbrapa. Belshi këtu ishte, liqeni këtu ishte. Por ishte një vend nga ku të gjithë iknin e nuk vinte njeri për vizitë. Edhe ne kur vinim këtu, vinim nga halli sepse duhet të takonim njerëzit, të vinim të bënim çfarë të mundeshim. Sapo morëm detyrën i kam thënë Arifit, do ta shikosh se çfarë do të bëjmë për Belshin.

Ja ku jemi sot, kur unë postoj fotografitë nga Belshi, disa miq të mi që janë jashtë nuk i besojnë. Nuk ka mundësi thonë që të jetë kjo në Shqipëri. Jo vetëm që kjo është në Shqipëri, por kjo është vetëm një pjesë e asaj që do të jetë nesër. Këtu nuk është vetëm liqeni, nuk janë vetëm godinat rreth e rrotull liqenit, nuk është vetëm qyteti i vogël, këtu është një histori e tërë që vazhdon e po shkruhet nga gjithë fermerët e kësaj zone, që sot falë hapjes së kanaleve ujitës, falë hapjes së kanaleve kulluese, falë mbështetjes që ne kemi dhënë për bujqësinë, e cila i ka rritur eksportet nga 100 milionë dollarë, në 400 do t’i çojmë në 1miliardë në këto 4 vite, jo sepse kështu themi ne, por kështu thotë llogaria. Këta fermerë do të jenë një suport i madh për gjithë këtë ekonomi turizmi që do të zhvillohet këtu dhe në shumë zona të tjera, sepse produktet e këtushme do jenë më të preferuar dhe ndërkohë gjithë zinxhiri i furnizimit do fillojë nga këtu, do shkojë përtej nëse kërkesat rriten më shumë në të ardhmen.

Këtu nuk është vetëm liqeni, nuk janë vetëm godinat rreth e rrotull liqenit, nuk është vetëm qyteti i vogël, këtu është një histori e tërë që vazhdon e po shkruhet nga gjithë fermerët e kësaj zone, që sot falë hapjes së kanaleve ujitës, falë hapjes së kanaleve kulluese, falë mbështetjes që ne kemi dhënë për bujqësinë, e cila i ka rritur eksportet nga 100 milionë dollarë, në 400 do t’i çojmë në 1miliardë në këto 4 vite, jo sepse kështu themi ne, por kështu thotë llogaria. Këta fermerë do të jenë një suport i madh për gjithë këtë ekonomi turizmi që do të zhvillohet këtu dhe në shumë zona të tjera, sepse produktet e këtushme do jenë më të preferuar dhe ndërkohë gjithë zinxhiri i furnizimit do fillojë nga këtu, do shkojë përtej nëse kërkesat rriten më shumë në të ardhmen.

Kur unë them që Shqipëria e 2030 do bëhet kampione e Ballkanit në turizëm nuk është një ëndërr e që e kam parë duke fjetur, është ëndërr që e kam parë me sytë hapur, qysh kur kam menduar se çfarë duhet të bëhet në Shqipëri që në kohën që s’jam marrë me politikë. Nëse unë u ktheva nga emigracioni dhe hyra në politikë, nuk hyra për veten time, në kuptimin e ngushtë të fjalës. Hyra sepse më ka munduar qysh në krye të herës, - më ka nxjerrë edhe në lëvizjen e studentëve kundër regjimit atëherë, - maja që unë ëndërroj për Shqipërinë, aty ku Shqipëria mund të ngjitet. E jam akoma këtu, sot, jo për të provuar se çdo me thënë të jeshkryeministër, as për të shijuar pushtetin, siç kanë bërë të tjerët, as sepse për mua pushteti është plaçkë, por jam akoma këtu sot, sepse ne po ngitemi drejt asaj maje dhe dua të vazhdoj t’i vë energjitë e mia, me mishin e shpirtin për të arritur në atë majë.

Na i ka dhënë Zoti të gjitha, natyra na i ka dhënë të gjitha dhe këto vite kemi provuar që ky vend bëhet. Kush kërkon që ky vend të bëhet si vendet nga ku bëjnë komente, ku kanë shkuar në emigracion, harrojnë se ato vende janë bërë me dekada, me shekuj. Ndërkohë që ne nuk kemi nevojë për shekuj e as për dekada. sepse jetojmë në një kohë ku teknologjia na ka lidhur me shpejtësi të madhe me botën dhe me dijen. Për këtë arsye na duhet vetëm forca e karakterit, bindja dhe besimi, këmbëngulja dhe vendosmëria që kur vazhdojmë të ngjitemi, të mos biem pre e tundimit për të ndalur, të mos dëgjojmë zërin e lodhjes që thotë “boll, ulu pusho”, të mos dëgjojmë zërin e tundimit e të kthehemi se nuk shkojmë dot më lart.

 Na duhet vetëm të vazhdojmë të ngjitemi siç vazhdojnë të ngjiten çdo ditë fermerët e Belshit. Ata, të cilët dalin nga shtëpia në 5 të mëngjesit dhe shkojnë tek toka, ata, të cilët u ndodh një moment të goditen nga breshëri e të shohin të gjitha ato që kanë mbjellë e po rrisin të shtrihen përtokë dhe nuk ikin, nuk e lënë tokën e tyre, nuk dorëzohen por kthehen të nesërmen dhe e rimbjellin. Vazhdojnë dhe ia dalin në fund. Kjo na duhet ne.

Ne na duhet karakteri i njerëzve të punës, të gjithë atyre që jetojnë me një biznes të vogël që nuk kanë ndenjur tek kafja e tjetrit, duke u ankuar e duke pritur që shteti t’ua bëjë jetën rrafsh, por kanë hapur një kioskë të vogël, pastaj një klub të vogël e pastaj një klub më të madh e vazhdojnë të luftojnë. Prandaj ne atyre ua kemi bërë taksën 0, ua kemi bërë TVSH-në 0 dhe aq po t’ia mbajnë deri 2029-ën. Sepse ata janë frymëzimi dhe arsyeja pse ne punojmë dhe forca e punës dhe vendosmërisë.

Nuk ka rëndësi jeni demokratë apo socialistë, me ne së bashku, mund të bëjmë gjëra që deri dje nuk i imagjinonim, të bëjmë të mundura gjëra që dukeshin të pamundura.

 Me ne ju do keni taksën 0. 

Çfarë do t’ju bëjë juve Partia Demokratike, do jua ulë nën 0? Maksimumi mund t’ju vërë në gjumë. Kjo është më e pakta dhe më e mira në fakt, se mund dhe t’ju shkatërrojë fare me taksën e sheshtë 9%.

Të gjithë ata që janë në moshë të caktuar, sepse vajza që kam këtu përballë, në ’96-’97-ën ka qenë një fëmijë, por të tjerët e dinë mirë se çfarë i ndodh një populli, një kombi, kur shkojnë pas berihait, çfarë i ndodh një komuniteti kur harron se është puna që të jep suksesin. Kur harron se nuk ka receta çudibërëse që ta bëjnë jetën rrafsh e kur shkon pas Sudes, Vehbiut e Xhaferrit që të thonë më jep një të jap dy dhe në fund, të gjithë mbeten me gisht në gojë në mes të flakëve. Kështu është dhe oferta e tyre. Më jep votën, të jap lekë. Noc Rrokun do t’ju japin. Humbje tjetër kohe, vitesh, jete në pritje, me fund të keq. Nuk ka ndodhur kurrë, e thotë populli, të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh tjetër rezultat e të mos jesh budalla. Dhe ata nuk janë provuar njëherë, por dy dhe ata i kanë lënë të gjithë rrugëve dhe pashpresë.

Sot ka njerëz të mërzitur, njerëz të pakënaqur, sepse sa më shumë bëjmë, aq më shumë e shikojmë sesa shumë më tepër mundësi ka. Deri dje, në Belsh thonin aman rrugën për të ardhur e për të ikur. Nuk thoshte të bëjmë turizëm në Belsh, as nuk i shkonte njeri nëpër mend. Vetëm rrugën. Sot që kemi ardhur në këtë pikë, mendja e të gjithëve është vënë në lëvizje për të parë më lart, për të kërkuar më shumë. Sa hapet një shteg zhvillimi, sjell plot shtigje zhvillimi të tjera.

Duhet kohë miqtë e mi, duhet durim, duhet punë e madhe e mbi të gjitha, karakteri i fortë për të rezistuar. Ndaj në 25 prill është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo, nuk është votë për një parti kundër një partie tjetër, as votë për PS-në kundër PD-së apo partie tjetër. As votë për PD-në kundër PS-së. Është votë për të vendosur në çfarë Shqipërie do të jetojmë dhe si do të jetë Shqipëria e 2030-ës. Kjo është votë për të vendosur a do të bëhet sistemi i drejtësisë ai që duam. Sigurisht nuk është sot, ai që duam, por nga ana tjetër, çfarë është ndërtuar sot nuk vazhdojmë ta ndërtojmë më tutje, për ta plotësuar gjithë atë që kemi projektuar, por përkundrazi, nëse e marrim atë që është i ndërtuar deri më sot dhe e hedhim në lumë, atëherë janë 10 vite të tjera të humbura më së paku, nuk ka shans të mendosh më se do ta shikosh në jetën tënde drejtësinë për të cilën po luftojmë çdo ditë. Ka drejtësi dhe nuk diskutohet fare, drejtësia në Gjermani, Francë apo Angli, por nuk është ndërtuar për disa vite. Është një sistem i tërë që do kohën e vet, durim, rezistencë, forcë karakteri dhe kokëfortësi që të vazhdosh.

E pra, unë jam edhe në këtë fushatë për t’iu thënë që mandati i tretë nuk është për mua personalisht. Mandati i tretë është si ajo fraza e bukur e asaj kënge të famshme popullore “As për mua, as për ty, por për të gjithë Shqipërinë”.

 

Fjala e Drejtuesit Politik të Qarkut Elbasan, Taulant Balla:

 

Faleminderit të gjithëve,

Dua t’u kërkoj ndjesë banorëve të Belshit të cilët teksa po vinim më merrnin në telefon dhe më thonin: Taulant përse nuk na lejoni të marrim pjesë në takimin me kryeministrin.

Unë u thashë që për Partinë Socialiste, beteja më e rëndësishme që ne duhet të fitojmë është ajo me pandeminë. Në 25 Prill ne e dimë që Qarku ynë i Elbasanit do i japë Partisë Socialiste 9 mandate për të çuar përpara transformimin e Belshit.

Unë e di që populli i Belshit ndjehet i fyer nga lista e Partisë Demokratike. Çfarë mund të presë populli i Belshit nga Dash Sula. Dash Sulës i është thënë që të ikë nga Peqini dhe të vijë në Belsh. Si mund ta votojë populli i Belshit një huligan stadiumesh? Si mund të rikthehemi ne tek ata që teksa vije në Belsh nuk shihje dot liqenin sepse e gjithë Kryesia e Partisë Demokratike kishte ndërtuar lokale mbi liqen. Ne e dimë të gjithë që marrëdhënia e Partisë Demokratike me të bukurën është diçka që nuk funksionon. Asnjëherë në këto 30 vite. Nëse i jep qeverisjen Partisë Demokratike do fillojë menjëherë i njëjti avaz. Do shktaërrojë, do ndosë, do mbysë këtë liqen.

Nesë u jepni votën atyre, ata janë gati për të zaptuar të gjithë liqenin. Do kthehemi sërish prapa. Populli i Belshit e di këtë punë. Për ne këtu në Belsh është shumë e rëndësishmë që punët të cilat i kemi nisur ti çojmë deri në fund.

Nesër fillon muaji i madhërueshëm i Ramazanit, qoftë i pranueshëm agjërimi i të gjithë besimtarëve myslimanë në të gjithë Shqipërinë.

Teksa po flisja për ndryshimin pë Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama ka sjellë në Belsh unë gjithnjë sa herë jemi takuar së bashku u kam thënë se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi i një procesi të rëndësishëm transformimi. Belshi tashmë është shndërruar në një prej destinacioneve më të rëndësishme agro-turistike në Shqipëri.

Ne duhet të vazhdojmë të rrisim kapacitetet tona akomoduese. Jemi ende larg asaj që ne synojmë të arrijmë për Belshin. E vërteta është se falë mbështetjes së qeverisë ne tashmë kemi iniciuar një projekt në Marinzë ku për herë të parë pas 30 viteve është vetë qeveria, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që po krijon një model të agro-turizmit.

Falë bashkëpunimit me Bashkinë e Belshit ne do të kemi një prej modeleve më të bukura të agro-turizmit në Shqipëri i cili duhet të jetë referencë për sipërmarrjet private dhe djemtë e vajzat e Belshit të cilët sot janë në emigracion e që janë gati të rikthehen në Belshin e zbukuruar.

Ky model duhet të vazhdojë kudo. Këtë bukuri natyrore Sami Frashëri jo pa qëllim e propozoi si kryeqytet të Shqipërisë.

Ne kemi përfunduar vetëm pjesën e parë të këtij procesi transformimi.

Më shumë se kudo tjetër nevoja e mandatit të tretë të Edi Ramës kryeministër është këtu në Belsh sepse nuk mund ta ndërpresim punën e nisur.

Të dashur motra e vëllezër të Belshit,

Ne kemi në rrugën tonë të njëjtët kundërshtarë që Shqipëria ka pasur në këto 30 vite. Nuk është rastësi që Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë për të rimarrë peng Shqipërinë. Në këtë betejë ata kanë përballë Edi Ramën i cili është këtu dhe i kërkon shqiptarëve mundësinë për të çuar përpara ndryshimin. Ata janë bërë bashkë për të marrë peng Shqipërinë.

Çdo shqiptar e shqiptare duhet të kuptojë se është e papranueshme që ndryshimi në Shqipëri të ketë emrin e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Është e papranueshme që këtu në Belsh, qoftë edhe një votë e vetme të shkojë në SHPK-në e Ilir Metës.

Është e papranueshme që në Qarkun tonë të ketë ende nga ata që besojnë se votën e tyre mund t’ja japin fallxhores Monika Kryemadhi. Është e papranueshme edhe për demokratët e Belshit të ciltë janë dëshmitarë, sikurse të gjithë ju, për këtë transformim të Belshit.

Të dashur qytetarë demokratë të Belshit vota juaj kësaj radhe çon ujë vetëm te mulliri i Ilir Metës.

Prandaj është shumë e rëndësishme që në 25 Prill ne ti lëmë mënjanë hatërmbetjet e vogla. Mos harroni se investimet për ujin e pijshëm në Belsh filluan vetëm gjatë këtij mandati. Që këto investime të shkojnë deri në fund dhe që ne ti qëndrojmë angazhimit tonë për 24 orë ujë në çdo familje të Belshit ne na duhet ky mandat i tretë.

Nuk duhet të humbim shansin, kësaj radhe Belshi duhet të ketë një votë unanime, një votë historike për atë të cilin si asnjë kryeministër tjetër e ka kaq përzemër Belshin.

Unë ju jam shumë mirënjohës. Sa herë vij këtu kujtoj gjithmonë si e nisëm. Ne nuk e shihnim fare liqenin ndërsa sot jemi krenar për këtë pamje, për atë që Dumreja përfaqëson: popull punëtor, atëdhetar që do vazhdojë të bashkohet për ti dhënë mandatin e tretë Edi Ramës.

Shumë faleminderit të gjithëve!

Kam nderin ta ftoj në emrin tuaj kryeministrin Edi Rama.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm