Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Malaj e Devishi: Propozim per ndryshime ne rregulloren e Kuvendit

Të reja

Malaj e Devishi: Propozim per ndryshime ne rregulloren e Kuvendit

20 Jun 2008    
Deputetet socialistë Arben Malaj dhe Besnik Dervishi, bazuar në nenin 117 të Rregullores së Kuvendit, duke patur parasysh: paqartësitë e krijuara për respektimin e parimit të rëndësishëm të ndarjes dhe balancimit të pushteteve; vonesat në dhënien e pëlqimit apo emërimit të anëtarëve të institucioneve kushtetuese ose të krijuara me ligj; situatën e vështirë në të cilën ndodhet Gjykata e Lartë ku 7 anëtarëve, ndërmjet tyre dhe Kryetarit, u ka përfunduar mandati, ndërsa procedurat parlamentare në dhënien e pëlqimit për dekretet e Presidentit të Republikës, janë jashtë cdo afati optimal dhe të detyrueshëm ligjor e procedurial; domosdoshmërinë për të rritur rolin e parlamentit shqiptar në të gjitha rastet kur kërkohet pëlqim, emërim për propozimet nga ekzekutivi, apo emërime nga vetë Kuvendi;
rolin e rëndësishëm që ka rritja e transparencës me publikun në të gjitha fazat e identifikimit, propozimit, pëlqimit dhe miratimit të kandidaturave të insitucioneve kushtetuese, ose të krijuara me ligj; eksperiencën pozitive të seancave të dëgjimit nga komisionet respektive parlamentare, si një detyrim për të rritur transparencën ndaj publikut, për të rritur përgjegjësitë e iniciuesve në përzgjedhjen e kanditaturave, për të reduktuar dhe pse jo edhe eleminuar keqpërdorimin partiak ndaj këtyre institucioneve shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë shqiptare; se për shkak edhe të procedurave të Kuvendit, shumë nga këto institucione mbeten për një kohë relativisht të gjatë, me drejtues dhe anëtarë të pa plotësuar; se këto përmirësime synojnë t'i japin kredibilitet publik proceseve përzgjedhëse dhe miratuese të drejtuesve dhe anëtarëve të institucioneve kushtetuese.

Duke vlerësuar se kredibiliteti i këtij procesi është një parakusht i rëndësishëm për të rritur eficiencën dhe kredibilititetin e këtyre institucioneve, paraqesim këtë projektvendim i cili konsiston :

- në qartësimin më mirë të procedurës së Kuvendit, ku përfshihen vetëm komisionet përkatëse dhe seanca parlamentare. Kryetari i Kuvendit menjëherë nga mbërritja e kërkesës për pëlqim apo emërim, ia kalon atë komisionit përkatës.

- në zgjatjen në dy javë të kohës në dispozicion të komisioneve përkatëse që synon pikërisht të rrisë kontrollin parlamentar, duke kërkuar që seanca e dëgjimit të jetë e detyrueshme.

Ne kete rast eshte tentuar qe pa ndryshuar totalin e kohes ne dispozicion te Kuvendit, t'i jepet prioritet shqyrtimit ne komision te kandidaturave si nga pikpamja e kritereve ligjore ashtu dhe nga ajo e merites.

Kjo kohë respektohet e integruar edhe me propozimin tjetër, ku që nga momenti i mbërritjes së shkresës nga institucionet që kërkojnë pëlqim apo bëjnë propozime konkrete dhe presin miratimin e Kuvendit, nënkupton edhe përfshirjen e menjëhershme dhe të detyrueshme në kalendarin e punës së Kuvendit.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm