Leskaj: Qeveria rrit taksat duke varferuar me tej shqiptaret, grupi socialist kunder
17 Jul 2008
Leskaj në fjalën e saj u shpreh se: “Qeveria ka premtuar uljen e taksave ndërkohë që përmes këtij projektligji po i rrit ato. Duke iu referuar deklarimeve të djeshme të kryeministrit i cili në vazhdën e premtimeve boshe për uljen e taksave premtoi edhe njëherë uljen e tyre sot për ironi dhe në mënyrë absurde i paraqet kuvendit një projektligj i cili në fakt nxjerr në pah falsitetin e këtyre premtimeve pasi ai parashikon rritjen e taksave për të gjitha kategoritë e qytetarëve, sidomos për kategoritë më të varfra,
Kryetarja e grupit parlamentar socialist në seancën e sotme në Kuvend kundërshtoi ashpër projektligjin e qeverisë “Për taksat vendore duke theksuar se ky projektligj synon varfërimin e mëtejshëm të shqiptarëve.
Leskaj në fjalën e saj u shpreh se: “Qeveria ka premtuar uljen e taksave ndërkohë që përmes këtij projektligji po i rrit ato. Duke iu referuar deklarimeve të djeshme të kryeministrit i cili në vazhdën e premtimeve boshe për uljen e taksave premtoi edhe njëherë uljen e tyre sot për ironi dhe në mënyrë absurde i paraqet kuvendit një projektligj i cili në fakt nxjerr në pah falsitetin e këtyre premtimeve pasi ai parashikon rritjen e taksave për të gjitha kategoritë e qytetarëve, sidomos për kategoritë më të varfra, ato që jetojnë në fshat duke synuar varfërimin e mëtejshëm të tij
Në fjalën e saj Leskaj përveç të tjerave nënvizoi edhe faktin që ky projektligj përveçse synon rritjen e varfërisë, njëkohësisht ndikon direkt edhen rritjen e informalitetit, pasi “Fshatari nuk ka fuqi paguese, toka nuk do të punohet për arsye të çmimeve që janë bërë të papërballueshme, për rrjedhojë fshatarët nuk do të kenë mundësi të paguajnë taksën
Leskaj duke shprehur qëndrimin kundër të grupit parlamentar socialist ndaj këtij projektligji e konsideroi atë si një reformë gjysmake.
« Kthehu te lajmi
Artikulli tjetër
Artikulli i mëparshëm