Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Leskaj: PS propozon ngritjen e komisionit parlamentar per Kodin Zgjedhor

Të reja

Leskaj: PS propozon ngritjen e komisionit parlamentar per Kodin Zgjedhor

21 Jun 2008    
Ne jemi të gatshëm për të punuar me gjithë faktorët, grupi ekspertëve pranë PS ka kohë që ka nisur punën. Ne propozojmë që brenda javës së ardhshme të ngrihet komisioni për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me përfaqësues të partive politike parlamentare për t'i dhënë udhë procesit.

Në emër të Grupit Parlamentar të PSSH dua të shpreh shqetësimin tonë lidhur me vonesën e procesit për refromën zgjedhore.

Ne mendojmë se jemi në limitet e fundit kohore për të përmbushur ndryshimet në Kodin zgjedhor ndryshime që derivojnë nga ndryshimet në Kushtetutë, nga nevoja për të kompletuar reformën zgjedhore.

Ka mbetur afërsisht një muaj deri në mbylljen e ketij sesioni dhe lënia e këtij procesi për në shtator do ishte një pengesë për pregatitjen normale të zgjedhjeve.

Ne jemi të gatshëm për të punuar me gjithë faktorët, grupi ekspertëve pranë PS ka kohë që ka nisur punën.

Ne propozojmë që brenda javës së ardhshme të ngrihet komisioni për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me përfaqësues të partive politike parlamentare për t'i dhënë udhë procesit.

Natyrisht, reforma zgjedhore nuk mund të quhet e plotësuar vetëm me ndryshimet kushtetuese, qoftë edhe ato të Kodit Zgjedhor.

Për ne reforma zgjedhore është e plotësuar kur garanton një proces të ndershëm e transparent, që garanton të drejtën e votuesve, jo vetëm për votimin po edhe leximin e ndershëm të votës.

Zgjedhjet rrezikohen në se nuk përfundojnë në kohë rregjistri votuesve dhe kartat e identitetit.

Ne jemi seriozisht të shqetësuar për cështjen e kartave të identitetit pasi vonesa e deri tanishme nuk garanton prodhimin dhe shpërndarjen e tyre në kohë përpara zgjedhjeve.

Qeveria duhet të japë garanci duke bërë publike afatet përfshirë edhe shpërndarjen e kartave të identitetit.

Së fundi ne vlerësojmë mbështetjen dhe nxitjen e partnerëve tanë lidhur me reformën zgjedhore shprehur (përmes deklaratave të fundit të Ambasadorit Amerikan dhe atij të BE) ç'ka reflekton dhe shqetësimin e tyre për vonesat në reforma gjë që nuk duhet të presim të na i kujtojnë ata, po duhet marrë mbi vete përgjegjësitë për procesin.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm