Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Leskaj: Buxhetit Suplementar nuk i eshte lene koha e mjaftueshme

Të reja

Leskaj: Buxhetit Suplementar nuk i eshte lene koha e mjaftueshme

15 Jul 2008    
Në lidhje me çështjen tjetër, që besoj se është e rëndësishme dhe që ka të bëj me Buxhetin Suplementar, që do të diskutohet këto ditë në Parlament, ne kemi kërkuar edhe në Konferencën e Kryetarëve, ku kam insistuar që Buxheti Suplementar të marri më shumë kohë në Parlament. I është lënë vetëm një javë kohë, do të thotë që si sot një javë, duhet të diskutohet në parim Buxheti Suplementar, duke mos i lënë kohën e mjaftueshme komisioneve, ekspertëve dhe aktorëve të tjerë, të cilët kanë nevojë të konsultohen dhe të japin mendimin apo kontributin e tyre, lidhur me këtë buxhet.

“Për sa i takon çështjes së taksës vendore, natyrisht ne kemi diskutuar gjatë sot, në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Projekti i paraqitur nga Partia Demokratike nuk është serioz, nuk i shërben qoftë pushtetit vendor apo përmirësimit të cilësisë së jetës së njerëzve. Përkundrazi, ai reflekton pamundësinë e mazhorancës për të mbledhur taksa dhe përpiqet që të shtoj taksa. Kjo kishte nevojë për reformë dhe paketë integrale, për sa i përket sistemit të taksave.

Në lidhje me çështjen tjetër, që besoj se është e rëndësishme dhe që ka të bëj me Buxhetin Suplementar, që do të diskutohet këto ditë në Parlament, ne kemi kërkuar edhe në Konferencën e Kryetarëve, ku kam insistuar që Buxheti Suplementar të marri më shumë kohë në Parlament. I është lënë vetëm një javë kohë, do të thotë që si sot një javë, duhet të diskutohet në parim Buxheti Suplementar, duke mos i lënë kohën e mjaftueshme komisioneve, ekspertëve dhe aktorëve të tjerë, të cilët kanë nevojë të konsultohen dhe të japin mendimin apo kontributin e tyre, lidhur me këtë buxhet.

Për sa i përket deklaratës së z. Patozi, lidhur me pastërtinë e figurave, kemi të njëjtën qëndrim, që e kam shprehur javën e kaluar. Do të thotë që kjo mazhorancë, e cila e mbajti për 3 vjet në sirtar dhe po përpiqet ta bëj me një aksion blic, le të themi brenda një jave, sepse e ka futur në kalendar për ditën e hënë projektin. Ne kemi një qëndrim të qartë, që çdo projekt ligj që lidhet me pastërtinë e figurave, duhet të jetë brenda standardeve të instrumentave ndërkombëtarë. Do të thotë konventave që ka ratifikuar Parlamenti, të cilat janë detyruese për zbatim, qëndrimit të Këshillit të Europës dhe rregullores së Parlamentit. Ende nuk kemi një projekt në dorë apo një propozim konkret nga Partia Demokratike, për arsye se ai projekt që ka qenë për një vit, ashtu si edhe projekti i paraqitur nga Partia Socialiste dhe Demokristiane, janë projekte, në një farë mënyrë sipas rregullores, nuk ekzistojnë më. Ende nuk kemi një propozim konkret të ri nga Partia Demokratike dhe çfarë ajo konsideron nga propozimet e dy forcave të tjera politike, pra nga ajo që ka pasur Partia Socialiste. Qëndrimi jonë do të mbështetet në tri qëndrime që i thashë më parë. Gjë tjetër që kemi diskutuar në Konferencën e Kryetarëve, ka të bëj në faktin se në kalendarin dy javor, ndërkohë që futet me nxitim kjo e pastërtisë së figurave, nuk ishte konsideruar nisma e Partisë Socialiste, për dëmshpërblimin e të dëmtuarve nga tragjedia e Gërdecit, të cilën ne kemi kërkuar dhe kemi insistuar që të futet në kalendarin dy javor. Gjithashtu, duhej të futej nisma që ka të bëj me minatorët dhe disa çështje të tjera, të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë në kalendarin e kaluar, por çuditërisht nuk gjenden në kalendarin e ditës së sotme.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm