Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Kryeministri u ka marre qytetareve nga çmimet 128 mln USD, ndersa investimet te parealizuara

Të reja

Kryeministri u ka marre qytetareve nga çmimet 128 mln USD, ndersa investimet te parealizuara

20 Jun 2008    
Tatimi mbi pagat po aplikohet si grabitje: pra kur sigurimet shoqërore mblidhen më pak se plani, tatimi mbi pagat mblidhet shumë herë më tepër. Së dyti: shpenzimet në 5 mujor mbeten treguesi më i qartë i dështimit dhe paaftësisë së kësaj qeverie, linçimit social të qytetarëve, por edhe mungesës së punëve të mëdha publike në arsim, shëndetësi, bujqësi, energji, infrastrukturë. Konkretisht ekonomisë sot i mungojnë:

Do të doja të ndaja me ju dhe me publikun shqetësimin tonë lidhur me sjelljen e qeverisë në raport me qytetarët e këtij vendi për krizën e çmimeve, plaçkitjen vjetore përmes inflacionit si dhe për paaftësinë totale të kësaj qeverie në zbatimin e ligjit të buxhetit 2008, në pjesën e shpenzimeve sociale dhe natyrisht, shpenzimet kapitale ose investimet.

Ky reagim vjen për shkak të daljes së treguesve te rinj fiskalë për 5 mujorin.

Së pari për të ardhurat: nga shifrat rezulton se rritja galoponte e çmimeve dhe inflacionit qe po paguajnë qytetaret ka ndihmuar qeverinë të tejkalojë planin në disa zëra, tatimesh kryesisht:

1. TVSH është realizuar në 2.5 Mld leke mbi planin ose 34.4 Mln USD.

2. Tatim fitimi realizuar në 2.6 Mld leke mbi planin ose 36.2 Mln USD.

3. Tatimi mbi biznesin e vogël është realizuar në 468 Mln lekë mbi planin ose 6.4 Mln USD.

4. Tatimi mbi pagat, është realizuar në 3.7 Mld leke mbi planin ose 51.1 Mln USD.

Dua të them se këto shifra janë të tilla vetëm nga rritja e çmimeve-tatimet llogariten e paguhen mbi to- në kushtet kur INSTAT lajmëron që shitjet kane rënë me 14 % apo kur papunësia është rritur me 24 mijë vetë.

Dua të veçoj faktin që të ardhurat nga akciza janë realizuar vetëm 87.3 % ose 1.7 Mld leke më pak se plani, ose 23 Mln USD më pak.

Dua të veçoj gjithashtu faktin që të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore janë realizuar vetëm 95%, ose 804 mln lekë më pak, ose 11 mln USD më pak.

Ky është një tjetër tregues që dëshmon se tatimi mbi pagat po aplikohet si grabitje: pra kur sigurimet shoqërore mblidhen më pak se plani, tatimi mbi pagat mblidhet shumë herë më tepër.

Së dyti: shpenzimet në 5 mujor mbeten treguesi më i qartë i dështimit dhe paaftësisë së kësaj qeverie, linçimit social të qytetarëve, por edhe mungesës së punëve të mëdha publike në arsim, shëndetësi, bujqësi, energji, infrastrukturë. Konkretisht ekonomisë sot i mungojnë:

1. shpenzimet operative e të mirëmbajtjes si 5 mujor janë realizuar vetëm 74 %, ose 2.6 Mld më pak, ose 36 mln USD. Deri tani janë realizuar vetëm 28% e vjetorit.

2. Shpenzimet kapitale, janë realizuar si 5 mujor vetëm 67 %, ose 8.1 mld lekë më pak, ose 111 mln USD më pak.

Pra nga 105.5 mld, deri tani janë realizuar 16 % ose vetëm 25.1 mld.

3. Investimet me financim të brendshëm janë realizuar 823 mln më pak ose 11.2 Mln USD
pra nga 38.8 mld leke janë realizuar vetëm 21.2 % ose 9 Mld lekë.

4. Investimet me financim të huaj janë realizuar si 5 mujor 54 %, ose 7.3 mld më pak ose 100 mln USD më pak.

Pra, nga 66.7 mld lekë janë realizuar vetëm 13%, ose 16 mld lekë.

Dhe nga 16 mld lekë 6.3 mld lekë janë vetëm ne një objekt, ku punohet e vidhet Rrëshen- Kalimash.

Së treti, buxheti social, në këto kohë kur njerëzit kanë nevojë për çdo qindarkë është nje tjetër dështim, konkretisht:

1. pagesa e papunësisë është paguar 85 %

2. ndihma ekonomike është paguar 97 %

3. kompensimi për ish- të përndjekurit është paguar 0 %, pra nga 150 Mln leke, është paguar 0 lekë.

4. kompensimi për energjinë është paguar 0 %, pra nga 450 Mln leke është paguar 0 lekë.

5. Kompensimi për ish- pronarët është paguar 0 lekë.

Si konkluzion:

1. për efekt të rritjes së çmimeve, taksave e tatimeve mbi to, që paguajnë qytetarët, Berisha u ka plaçkitur qytetarëve, 128, 1 mln USD ne 5 muaj

2. Pavarësisht nga rritja e çmimeve te mallrave te forte, Sali Berisha u ka falur kontrabandistëve nga akciza e pambledhur 23 Mln USD.

3. Ndërkohë, ekonomisë dhe qytetarëve, u mungojnë në këto 5 muaj, 36 mln USD shpenzime operative të mirëmbajtjes.

4. Ekonomisë e qytetarëve u mungojnë në këto 5 muaj 111 mln USD investime publike.

Pra, turi “Dialog me gënjeshtrën i Sali Berishës, duhet të materializohet me këta tregues: Sali Berisha u ka marrë qytetarëve përmes plaçkitjes nga çmimet 128 mln USD, nuk u ka dhënë atyre, 147 mln shpenzime operative, mirëmbajtje, kapitale të cilat mungojnë në spitale, shkolla, rrugë plot gropa, bujqësi, energji, ujë etj, por edhe 11 mln USD shpenzime sociale.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm