FRESSH fushate bamiresie per te ndihmuar deputetin me te varfer te Kuvendit, Fatmir Mediu
15 Jul 2008
FRESSH i propozon Parlamentit Shqiptar që mes të dëmtuarve të Gërdecit të vendoset dhe emri i Z. Mediu dhe një pjesë e fondit t'i shkojë atij. Në fakt, Z. Mediu është realisht i dëmtuar prej tragjedisë së Gërdecit: pas shpërthimit të bankës së municioneve, situata e tij financiare ndryshoi në mënyrë drastike.
Si pasojë e bilancit të fundit, të bërë në lidhje me deklarimin e pasurive të deputetëve shqiptarë, i cili vuri në pah se deputeti më i varfër i Parlamentit Shqiptar është pikërisht Fatmir Mediu, Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar - FRESSH vendosi të nisë një fushatë të madhë bamirësie në ndihmë të tij.
Kështu, FRESSH i propozon Parlamentit Shqiptar që mes të dëmtuarve të Gërdecit të vendoset dhe emri i Z. Mediu dhe një pjesë e fondit t'i shkojë atij. Në fakt, Z. Mediu është realisht i dëmtuar prej tragjedisë së Gërdecit: pas shpërthimit të bankës së municioneve, situata e tij financiare ndryshoi në mënyrë drastike.
Gjithashtu, FRESSH fton çdo qytetar shqiptar që të kontribuojë:
1. Nëpërmjet derdhjes së parave në Llogarinë Bankare të mëposhtme:
Shpëtoni Deputetin Mediu!
Banka Shumëkombëtare e Armatimeve të Dyshimta
Numri i Llogarisë: 15 03 2008 AL
2. Kontributit të drejtëpërdrejtë: duke hedhur të holla në derrkucat e baltës që FRESSH do të shpërndajë ekskluzivisht për këtë arsye në të gjithë cepat e Tiranës.
Faleminderit për kontrubutin tuaj në këtë kauzë kaq të madhe.
« Kthehu te lajmi
Artikulli tjetër
Artikulli i mëparshëm