Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë (FRESSH) feston 31-vjetorin e themelimit

Të reja

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë (FRESSH) feston 31-vjetorin e themelimit

15 Jan 2023    

31 VJETORI I FRESSH –

Fjala e Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi:

Gëzuar!

Në fakt, po të isha një nga politikanet e vjetra, e di që do rrija këtu dhe do filloja të listoja gjithë gjërat e mira që kemi bërë për rininë.

Në fakt nuk dua ta bëj këtë gjë, sepse e di shumë mirë që një pjesë të madhe tuajën, e kam takuar lart e poshtë nëpër shkolla, nëpër universitete. Arsyeja përse jemi takuar është se këta FRESSH-tët janë më të mirët, sepse jeni kudo.

Sa herë takoj nxënës të dalluar maturantë shoh që një pjesë prej tyre i kemi edhe në FRESSH. Sa herë që takoj të rinj që kanë dalë me medalje ari, të rinj që marrin bursa, të rinj që shkojnë në shkollat më të mira nëpër botë, e shoh që i kemi edhe në FRESSH. Kështu që patjetër që janë shumë të mirë. Pa filluar pastaj të flas për të gjithë profesionistët. Dëgjova Maurën më parë, që foli për programet e kodimit. Unë e di shumë mirë që disa nga koduesit më të mirë i kemi dhe në FRESSH, nuk i kemi vetëm në vende të tjera.

E thënë qartë dhe shkurt, para dy vitesh edhe unë isha si puna juaj, edhe unë isha një e re që kisha dëshirë shumë të madhe të ndryshoja një copëz të vogël të Shqipërisë, një copëz të vogël të Tiranës, një copëz të vogël të lagjes sime. Kur mora angazhimin e madh të isha pjesë e kësaj familje të madhe, të isha pjesë e familjes së Partisë Socialiste mendoja se kontributi im do të ishte i vogël. Kam kuptuar që të gjithë ne, nga një pikë secili, një pikë unë, një pikë Maura, një pikë Roi, një pikë Glindxheti, një pikë Eljo, një pikë Kledina, një pikë secili nga ju jam e bindur që kur bëhemi të gjithë bashkë për të arritur qëllimet që i vendosim vetes një gjë është e sigurt, ja dalim gjithmonë mbanë.

Nuk dua ta mbyll pa ju thënë diçka të rëndësishme! Çfarë kam kuptuar nga FRESSH, çfarë kam kuptuar nga të rinjtë shqiptarë është se elementi më pozitiv i FRESSH është përfaqësia shumë e mirë e gjithë të rinjve.

Kam kuptuar që kemi tre elementë që na bëjnë të veçantë nga çdo rini tjetër, na bëjnë të veçantë nga çdo rini e Ballkanit, e Europës dhe e botës. Ne, pikë së pari, kemi një motivim shumë të madh. Këtë e tregojmë sa herë që jemi të parët, sa herë që jemi më të mirët, por mbi të gjitha e tregojmë edhe kur rrëzohemi dhe nuk kemi frikë të ngrihemi prapë;nuk kemi frikë të vazhdojmë të luftojmë; nuk kemi frikë të vazhdojmë të kërkojmë ëndrrat tona.

E dyta është që jemi ekip. Jemi ekip që kujdeset për njëri-tjetrin. Këtë ekip, këtë shpirt, këtë frymë që shoh këtu sot, e di që jeni shumë më shumë se kaq, dua ta shoh dhe ta dëgjoj jo vetëm unë, por të gjithë ata që do vijnë të flasin sot pas meje, por edhe për të gjithë punët që kemi për të bërë bashkë.

Pika e tretë dhe më e rëndësishmja është këmbëngulja. Ne shqiptarëve na karakterizon në çdo element. Jemi më të mirët kur vjen puna për të këmbëngulur. Jemi më të mirët për ata që duan gjithmonë të përpiqen fort edhe të mos lënë asnjëherë asgjë pa bërë që t’is arrijnë qëllimit të tyre. Kjo pikërisht është cilësia më e mirë e FRESSH.

Gëzuar ditëlindjen!

Fjala e Sekretarit për Koordinimin Digjital në Partinë Socialiste, Etjen Xhafaj:

Gëzuar i gjithë Qarku i Tiranës,

Unë doja të bëja një përshëndetje të veçantë se ndonjëherë ngaqë jemi në një Qark të madh me 5 bashki harrohet roli i bashkive të vogla kështu që gëzuar FRESSH i Kavajës dhe Rrogozhinës dhe gjithë Qarkut të Tiranës.

Duket ndonjëherë sikur roli, ajo që bëjnë të rinjtë dhe aktivistët këtu, nuk merr vlerësimin e duhur. Por ne në këtë qark luajmë të gjithë një rol. Luajmë një rol për Partinë Socialiste, luajmë një rol për Shqipërinë dhe zhvillimin e çdo qyteti, çdo lagjeje, çdo rruge. Mos harroni kurrë një gjë: të gjithë, edhe Erioni, edhe Edi Rama, edhe unë, e kemi filluar të gjithë në të njëjtëjn mënyrë me ju, si aktivistë.

Gëzuar!

 

Fjala e deputetit të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Orlando Rakipi:

Gëzuar ditëlinjen FRESSH, gocat dhe çunat e Tiranës,

Jam shumë i lumtur që jam pranë jush si një i ri si ju, po ashtu përfaqësues i Partisë Socialiste dhe të rinjve të qarkut të Tiranës. Dua t’ju falenderoj për punën që keni bërë. Kemi akoma shumë për të bërë.

Kam dy fjalë për Vorën ku janë bërë shumë investime duke filluar që nga shkollat, palestrat, hapësirat publike për të rinjtë dhe stadiumin e qytetit të Vorës.

Ju falenderoj të gjithëve. Ti japim forca edhe kësaj here për fitoren tonë të radhës.

Gëzuar FRESSH!

Faleminderit!

 

Fjala e deputetes së Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Lindita Nikolla:

Përshëndetje çunat dhe gocat e Tiranës,

Ta gëzoni ditëlindjen!

Unë jam një politikane e vjetër, siç tha Bora, por ndjehem sot më e re se kurrë midis energjisë së madhe të pashtershme të çunave dhe gocave të Tiranës.

Teksa dëgjoja fjalimet tuaja, patjetër edhe unë reflektoja si ju. Sa shumë gjëra kemi mundur të realizojmë bashkë me Partinë Socialiste. Gjëra që do ti kishim tërësisht të pamundura ti realizonim vetëm. Ndaj edhe nëjherë gëzuar, gëzuar FRES Tirana. Gëzuar FRESSH i gjithë Shqipërisë.

Sot kemi ditëlindjen, sot kemi festë, por unë dua të vrapoj te festa e 15 majit. Do të jetë një festë e madhe, një festë e bukur, një festë e punëve transformuese Në Kamëz, Tiranë, Vorë, Rrogozhinë e Kavajë. Ndaj ju lutem ruajeni fort energjinë dhe shpërndajeni në çdo komunitet tuajin. Flisni për punën e Edi Ramës, punën transformuese të Partisë Socialiste që duhet të vijojë pa ndërprerje.

Më e madhe, më e bukur do të jetë festa e 15 majit. Deri atëhere të mos ndalemi duke trokitur në çdo derë. Duke folur sesa shumë gjëra janë bërë dhe sa shumë na presin në të ardhmen me punë, punë, punë.

Gëzuar FRESSH!

 

Fjala e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, njëherësh kryetar i Bashkisë, Erion Veliaj:

Gëzuar festën,

Gëzuar nga zemra atyre që na kanë ardhur sot në këtë festë të Qarkut tonë nga Kavaja, Rrogozhina, Vora, Kamza dhe nga bashkia jonë e madhe, e bukur, e fortë e Tiranës.

Dua në këtë moment të bëjmë atë ritualin që bëjmë gjithmonë! Përqafoni atë që keni në krahun e majtë, atë që keni në krahun e djathtë dhe kuptoni që janë shokët tanë, bashkëpunëtorët tanë, skuadra jonë, ekipi ynë, familja jonë dhe fitorja jonë e përbashkët.

Tani dua që të çoheni të gjithë në këmbë dhe ti japim një duartrokitje atyre që e themeluan FRESSH-IN, atyre që e drejtuan FRESSH-in, atyre që i dhanë energjinë e bukur 31 vjet përpara kur ishte e vështirë të ishe socialist, kur ishte e vështirë të krijoje këtë forum, kur ishte sfiduese të ecje përpara si një grup rinor i majtë.

Faleminderit, respekt, dashuri, mirënjohje nga zemra për të gjithë ata që themeluan organizatën më të bukur, më të fortë dhe historikisht më fitimtare në politikën shqiptare.

Sot jam shumë krenar jo vetëm për ata që themeluan FRESSH 31 vite përpara. Sot jam supermirënjohës për ata që ndoshta 31 vite më parë s’kishin lindur akoma por janë sot pjesë e kësaj energjie të bukur që është organizata, familja jonë, drejtohet nga Edi Rama. Familja është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe e ardhmja e  kësaj familje është Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, të rinjtë europianë socialistë. Kjo është motoja jonë.

M’u bë zemra mal kur shoh se si Këshillat Bashkiakë janë sot të transformuar totalisht, këshillat bashkiakë sot me vendimin e Edi Ramës, kryesisë së Partisë Socialiste janë jo vetëm gjysmë burra, gjysma gra, ashtu siç janë familjet tona dhe shoqëria jonë por sot 1/3 e këshillave bashkiakë është për çunat e  gocat e FRESSH. Kur dëgjova kolegët këtu, pyeta veten: Pse jemi ndryshe nga të tjerët? Sepse ne, të rinjtë nuk i shohim si ata që mbajnë mikrofonin, që lideri apo liderja të bëjë një video në tik-tok, ne nuk i kemi aktivistët tanë që të djegin partinë e tyre siç bënë aktivistët e një partie tjetër. Para një jave kishin edhe ata përvjetorin e djegies së selisë. Aktivistët tanë nuk bëjnë konspiracion me telefon se u nxehet telefoni dhe mendojnë se i përgjojnë, nuk vuajnë nga komplekse të tilla, nuk djegin shtëpinë e tyre, nuk janë aty si sfond për udhëheqësit; Janë me fuqi reale, me votë reale, me vendimmmarje reale në forumet ku merren vendimet për qytetet tona.

Angazhimi ynë në qarkun e Tiranës është që ashtu siç tha Glinxheti, Maura, Roi, ne do të vazhdojmë që në këshillat bashkiakë të kemi një kuotë për të çunat e gocat e rinj të qyteteve tona për të marrë vendime dhe për të qenë aty ku caktohet e ardhmja e qyteteve tona. Çunat e gocat e FRESSH, ata që janë në këshillat tona bashkiakë erdhën një ditë e thanë: Kryetar ashtu si kryeministri po bën një paketë pë rtë ndihmuar qytetarët, shtresat në nevojë, ata me ndihmë ekonomikë, personat me aftësi të kufizuar, ata që punojnë në punët më të vështira, në polici, zjarrfikës, infermierë mjekë duhet të bëjmë edhe ne një paketë, një paketë për të ndihmuar studentët dhe kjo është arsyeja pse për herë të parë në historinë e qytetit, një student e ka udhëtimin, abonenë falas sepse të rinjtë e qytetit e propozuan, të rinjtë e qytetit e votuan dhe të rinjtë e qytetit e implementuan.

Të rinjtë tanë në Këshill Bashkiak thanë , kryetar shumë mirë kjo e aboneve por duke qenë se kosto është rritur prej kësaj lufte të mallkuar, duke qenë se sapo dolëm nga pandemia tërmeti, shumë familje janë prekur do të duhet të shohim edhe historinë e konvikteve dhe u thashë: Mos më pyesni mua! Jeni vetë në Këshill Bashkiak. Propozojeni, votojeni, implementojeni! E propozuan, votuan dhe implementuan dhe sot konviktet në Tiranë janë me 50% ulje sepse kur të rinjtë përfshihen jo si garniturë, jo me teori konspiracioni , jo për të djegur selinë e tyre por përfshihen me votë dhe vendimmarrje, ata bëjnë gjëra të mrekullueshme.

Përpara se të fillonim këtë punë kishte një debat shumë të madh : Karta rinore, karta rinore, karta studentore. Kur po shikoja ato primaret e tyre, i thënçin, njëri thoshte: Karta studentore është komplet kot, është vetëm transporti falas dhe nuk ka ndonjë gjë të madhe; tjetri që ta përforconte thoshte: Karta studentore s’ia vlen fare, është vetëm konvikti me gjysmë çmimi dhe nuk ia vlen fare. Ajo tjetra e tritolit thoshte: Karta studentore është komplet pa lidhje, ka vetëm 1600 shërbime ku merrni një discount por nuk ia vlen fare. Në një farë mënyre, edhe kundërshtarët tanë më të mëdhenj janë kthyer në reklamuesit më të mëdhenj të punës sonë.

Përtej festës sot është edhe një moment për reflektim. Pse jemi ndryshe nga të tjerët? Kur ti shikon që ka të rinj ose forca politike që i shtyjnë të rinjtë dhe thonë, të mos asfaltohet një rrugë, të mos bëhet një bulevard, të mos bëhet një kënd lojrash, të mos bëhet Unaza e Tiranës, të mos bëhet sheshi Skënderbej, të prishet Piramida, të mos ndërtohet teatri, të bllokohet Kalaja, të mos bëhet liqeni, çfarë politike është kjo? Çfarë lidhje ka kjo me rininë? Ne jemi duke folur sot për një industri të re që është ajo e kodimit; ata janë duke folur akoma për asfaltin e rrugëve . ne sot jemi duke folur për kripto, blok chaine, inteligjencë artificiale, ata janë akoma tek ’97-98, poshtë zhvillimi, poshtë rrugët, Unaza, poshtë sheshi, poshtë bulevardi!

Nuk ka logjikë, miqtë e mi. 31 vjet nuk janë pak dhe 31 vjet kush ka themeluar FRESSH e ka filluar me atë plakun, me Saliun në vitet kur ishte një sistem represiv ndaj atyre që quheshin të majtë e progresistë. Imagjinoni pas 31 vitesh për ata që sot janë themeluesit e FRESSH këtu sot me ne, është akoma Saliu dhe akoma i inkurajon të rinjtë e tij si të djegin selinë, si të bllokojnë projektet, si të ndalojnë zhvillimin.

Sot nuk na duhet që të flasim vetëm me njeri tjetrin. Ftesa im për ju sot është Të flisni edhe me ata që nuk mendojnë si ne, për t’i thënë jemi të rinj, kemi një jetë. Një plak i lojtar nuk mund të na mbajë peng, një politikë e mbrapshtë nuk mund ta bllokojë qytetin. E ardhmja u përket çunave e gocave dhe FRESSH është organizata më e hapur, më përfshirëse, më idealiste e energjike dhe më fituese për të përfaqësuar çunat e gocat e Tiranës.

Miqtë e mi, ne nuk na mjafton që ne vetëm të rrimë me njëri – tjetrin. Ne duhet të flasim edhe me të tjerët. Ju më thoni, lali unë jam shumë i rid he shumë i pafuqishëm për të ndryshuar botën! Pyetja që unë kam për secilin prej jush është dakord, ndoshta për botën është e vështirë, po veten mund ta ndryshosh? Zakonet e tua, mënyrën sesi flet, mënyrën sesi ndihmon njerëzit mund ta ndryshosh?

Po mirë, nëse mund ta ndryshoni veten, a mund ta ndryshoni klasën tuaj? Një njeri që mund të ndryshojë klasën e vet mund ta ndryshojë dhe klasën e vet, gjimnazin ose universitetin. Nëse mund të ndryshosh shkollën tënde mund të ndryshosh dhe rrugën e lagjes tënde. Nëse mund të frymëzosh gjithë lagjen tënde, mund ta frymëzosh qytetin tënd? Po nëse frymëzon qytetin tënd mund ta frymëzosh gjithë qarkun tonë. Ndaj asnjë çun dhe asnjë gocë nuk është i vogël dhe i pafuqishëm. Kush ndryshon veten ndryshon klasën, kush ndryshon klasën ndryshon shkollën, kush ndryshon shkollën ndryshon rrugën, kush ndryshon rrugën ndryshon lagjen, ndryshon qytetin e vet, dhe kush ndryshon Tiranën, Kamzën, Vorën, Rrogozhinën dhe Kavajën, ndryshon të gjithë qarkun tonë të mrekullueshëm.

Kjo është formula jonë! Ky është motivimi ynë dhe kjo është energjia e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë.

Sot është data 15 Janar dhe ndërkohë kemi një datë tjetër që është data 15 Maj, ku ne duam që të gdhihemi fitimtarë, 5 me 0 në të gjitha bashkitë e qarkut tonë. Ndaj miqtë e mijë është shumë e rëndësishme, Etjeni përmendi atë që quhet aktivist, një vegël, një instrument, një mënyrë se si ne aktivizohemi, se si ne frymëzojmë të tjerët,se si ne shpërndajmë lajmin e mirë të punëve që janë bërë. Sot jemi në një situatë ku po të shohësh kundërshtarët tanë sulmojnë strategjitë tona që  funksionojnë më mirë, se ndryshe nuk do i sulmoninin.

Patronazhisti,patronazhisti është ai çuni dhe ajo goca që të vjen tek dera në kohën e pandemisë dhe thotë ja një kuti me ushqime, ja qesja me ilaçe, ja të të masë tensionin dhe temperaturën për një plak, për një gjyshë, për një gjyshe, për një të moshuar të vetmuar. Patronazhsisti ishte ai që shkonte derë më derë dhe thoshte çfarë ndihme ke nevojë mbas tërmetit, ku ke probleme me çatinë, ku ke probleme me murin,ku ke probleme me humbje dhe pasoja që mund të kesh pasur me tërmetin. Ata e sulmojnë patronazhistin se në fakt patronazhisti ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores tonë të fundit.

Ata e sulmojnë patronazhistin se në fakt patronazhisti ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores sonë të fundit. Dhe sot patronazhisti digjital , aktivisti, është mënyra ese si ne në mënyrë digjitale jo vetëm aktivist shkojmë tek çdo derë, shkojmë tek çdo zemër, shkojmë tek çdo mendje, i flasim çdo njeriu. Ndaj dhe unë besoj që ne do të kemi një betejë në çdo rrugë, në çdo lagje, e derë, por do kemi dhe një betejë në çdo telefon dhe në çdo rrjet social për të treguar diferencën.

Ju kujtoj që kur përmend emrin e atyre të tjerëve gjëja e parë që të vjen ndërmend në çdo sondazh është 97, ku të gjithë prindërit tanë humbën gjithë paratë e tyre, është 98 ku sulmohej me tank kryeministria. Është 21 janari që është javën tjetër përvjetori, ku vriteshin në shesh, në bulevardin “Dëshmorët e kombit” njerëzit me plumba në mish.

Kurse kur ti përmend Partinë Socialiste dhe FRESSH, ti kujton vitin ku ne ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë. Vitin kur ne jemi Qyteti Europian i Sportit 2023. Ti kujton piramidën, ti kujton Sheshin e ri “Skënderbej”, ti kujton aktivitetet e panumërta që patëm për të rritur imazhin Tiranës dhe Shqipërisë, ti kujton Pazarin, ti kujton këndet e lodrave, ti kujton 43 shkollat e reja, kampusin e ri në Universitetin Bujqësor të Tiranës, konviktet e reja të inxhinierisë, konviktet e reja të Mjekësisë, kampusin e ri në Qytetin  Studenti, abone falas, kartën e studentit, konviktet e përgjysmuara, kur ti kujton Partinë Socialiste të Shqiperisë dhe Forumin Rinor ti kujton ditët më të mira të Shqipërisë, më të mirat e gjeneratës sonë, më të mirat e organizatës sonë. Ndaj motra dhe vëllezër, Partia Socialiste, kjo familje e madhe që i dha besimin çdo djali dhe çdo vajze të re, që të bëhej dikushi, që të përfaqësonte zërin e  rinis,.

Përpara disa vitesh Edi Rama dhe Partia Socialiste ma dha mua këtë shans. Isha djali i askujt, s’kisha asnjë lidhje, asnjë kushëri, asnjë fis, asnjë familje. As tapetin e kuq as derën nuk ma hapte dot një i afërmi im. Derën, mundësinë, për t’i shërbyer këtij vendi dhe për të qenë në dobi të këtij qyteti ma dha Partia Socialiste e Shqipërisë. Ndaj ju dua të gjithëve në këmbë se nëse Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama i dhanë secilit një mundësi që të shkëlqejë, që të shërbejë, që të ecë përpara, ka ardhur koha që secili prej nesh t’i japë mbështetje Edi Ramës dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë në datën 14 maj, në zgjedhjet lokale.

Dua të dëgjoj përgjigjen nga ju, a jeni gati që të fitojmë Rrogozhinën, Vorën, Kavajën, Kamzën, Tiranën?

Kjo është familja jonë!

Gëzuar festën të gjithë yjeve, çunave dhe gocave të FRESSH që nuk njeh moshë, që nuk njeh kufij, që nuk ndalet. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra!

Teksa vazhdojmë festën jashtë, përqafoni njëri-tjetrin, dashuroni njëri-tjetrin dhe i shërbeni Partisë Socialiste të Shqipërisë. Familjes sonë, skuadrës sonë dhe ekipit tonë fitues!

Faleminderit të gjithëve nga zemra!

Gëzuar!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm