Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Faleminderit të gjithë qytetarëve të Tiranës

Të reja

Faleminderit të gjithë qytetarëve të Tiranës

26 Apr 2021    

Deklaratat për media të Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Erion Veliaj: 

NJËSIA 10/ 

Kjo është skuadra jonë e mrekullueshme e njësisë 10. Dua të falënderoj të gjithë ata që punuan fort në këtë që është sot rezultati i parë zyrtar, fitorja jonë në njësinë nr. 10, në zemër e Tiranës, më skuadrën tonë fantastike, djemve dhe vajzave të mrekullueshëm që janë dedikuar pafund.
 
Ai është ende duke ndjekur procese zgjedhore edhe në njësi të tjera dhe për garën që është brenda Partisë Socialiste për të thyer herësin e për të punuar në gjithë territorin, por një falënderim i veçantë për Fatmir Xhafajn e gjithë frymëzimit që ai i dha kësaj skuadre të mrekullueshme dhe punës plot  dedikim.
 
Dua që të ndaj disa konkluzione. Së pari kemi pasur një natë të gjatë të gjithë dhe dua të falenderoj të gjithë kolegët e media për gjithë shërbimin që kanë ofruar, për informacionin që kanë dhënë dhe për gjithë angazhimin e jashtëzakonshëm. Ne gjatë gjithë ditës sot do të kemi rezultate të ngjashme, po përgatitemi për fitoren në të 42 njësitë e Tiranës dhe duke pasur parasysh që ka qenë një natë e gjatë do doja që t’i ftoja të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e numërimit që t’i shkojmë kësaj pune deri në fund.
 
Unë e ndaj bashkë me kolegët e opozitës mendimin që ne kishim zgjedhje të shkëlqyera dje,  e ndajmë me ta mendimin që ne duhet të pranojmë rezultatin, që s’ka kohë për pushim, përfshirë dhe numëruesit. Dua të shpreh angazhimin e PS dhe të kryetarit tonë Edi Rama që të gjithë numëruesit tanë do të bëjnë maksimumin për të punuar me orë të zgjatura  dhe do doja kërkoja të njëjtën kortezi edhe për numëruesit e palës tjetër duke menduar që sa më shpejt të mbyllet ky proces dhe sa më korrekt të jetë përfundimi i numërimit, aq më shpejt i përveshim mëngët dhe i kthemi punëve të mira  për qytetin tonë dhe për Shqipërinë tonë.
 
Dua të  shpreh angazhimin e PS dhe të kryetarit tonë Edi Rama,që të gjithë numëruesit tanë do të bëjnë maksimumin për të punuar me orare të zgjatura dhe do të doja të kërkoja të njëjtën kortezi, edhe për numëruesit e palës tjetër, duke menduar që sa më shpejt të mbyllet ky proces dhe sa më korrekt të  jetë përfundimi i numërimit, aq më shpejt, ne mund të përveshim mëngët dhe t’u kthehemi punëve të mira për qytetin tonë dhe Shqipërinë tonë.
 
Për të gjithë ata që votuan pasivisht dhe që na dhanë një fitore të jashtëzakonshme në njësinë 10, që është një nga njësitë më të balancuara në histori, ka shkuar njëherë majtas, njëherë djathtas, për të gjithë ata që na votuan, unë ju falenderoj nga zemra që zgjodhët të na jepnit një mandat të fortë për njësinë 10 dhe një barometër për gjithë pjesën tjetër të Tiranës.
 
Për ata që nuk na votuan, ju them që do ju shërbejmë me përulësi, do t’ju shërbejmë njësoj, me respekt dhe do jemi aty për çdo nevojë të komunitetit, pavarësisht bindjeve dhe votës suaj. Jemi këtu që të administrojmë këtë fitore me përulësi, ndaj dhe do të doja që duke filluar nga sot, duke qenë se jeni skuadra e parë që e mbyll procesin me një sukses të jashtëzakonshëm, duke filluar nga ata që shërbejnë në njësinë tonë vendore, tek secili prej nesh, ka ardhur koha që t’i shtrijmë dorën atyre që kemi përballë. Ata nuk janë armiqtë tanë, ata thjesht janë shqiptarë të tjerë që kanë pasur një bindje ndryshe nga jonë, për mënyrën se si mund të ecnim përpara.
 
Fitoi bindja jonë, ndaj ky është momenti, koha që t’i përqafojmë, që t’u shtrijmë dorën, që t’u themi ka më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë dhe nuk rëndësi nëse janë demokratë apo socialistë. Ne të gjithë jemi një, ndaj edhe mezi pres që mbyllja e kësaj fushate, për të pasur votat dhe për të pasur mandatin për të qeverisur, do të doja që të fillonim një tjetër fushatë, një fushatë vëllazërie, përqafimesh, një fushatë bashkëpunimi me shqiptarët e tjerë, që ndoshta mendojnë ndryshe nga ne por kanë të njëjtat ambicie dhe ëndrra për qytetin tonë. Shumë faleminderit të gjithëve dhe do shihemi gjatë ditës!

Bërzhitë/

Shumë faleminderit te gjithëve. Kemi një tjetër Njësi që e ka mbyllur me sukses numërimin në Tiranë. Dua të them që kemi thyer një rekord, duke fituar 65% Bërzhitën. Një Njësi rurale e Tiranës, një Njësi që në shumicën e këtyre 30 viteve të tranzicionit ka qenë një njësi e djathtë. Herën e fundit kemi fituar 55%, ndërsa tani kemi thelluar rezultatin. Jam krenar dhe mirënjohës për kolegët që kanë punuar në mënyrë fantastike. E vlerësoj jashtë mase! Në kushtë jashtëzakonisht sfiduese edhe prej pandemisë edhe prej tërmetit, ,a qenë një nga zonat më të dëmtuara , duke qenë se është një zonë malore e Tiranës. Por meritën e ka ai që ka drejtuar punën në Tiranën rurale, Xhemal Qefalia. 

Ajo që dua të garantoj të gjithë qytetarët, edhe pse ne kemi një fitore të jashtëzakonshme, 65% në Bërzhitë, është që do vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithëve njësoj. Kur kemi ndërtuar shtëpitë në Bërzhitë, nuk kemi pyetur janë të majtë apo të djathtë, i kemi ndihmuar të gjithë njësoj; kur kemi pasur problematika siç ka qenë pandemia për të çuar ushqime tek ata që kanë qenë të moshuar dhe të vetmuar nuk i kemi pyetur për teserën e partisë, u kemi shërbyer të gjithëve njësoj. Pra, i kemi dhënë provat që kur mbaron beteja, kur mbaron fushata, kur mbaron numërimi, i rikthemi punës pa asnjë dallim për t’u shërbyer të gjithë njerëzve me respekt.

Mezi pres që më deputetin e rikonfirmuar Xhemal Qefalija ne ti kthejmë Bërzhitës, është një zonë fantastike në Tiranë aty është Shpella e Pëllumbasit ku ne e kemi kthyer në një atraksion turistik. Iba është gjithashtu një nga vendet më të frekuentuara në fundjavë, kemi bërë disa shkolla në disa nga vendet më periferike. Ndërkohë, siç e tha Xhemali duhet të çojmë deri në fund rindërtimin e plotë.
Tani që ka hapur koha dhe pas shirave të motit dhe pas shtrëngatave të politikës kemi mundësi që të rikthemi që sot në terren, për të vijuar punën aty ku e lamë. Ndërkohë, dua që të bëj edhe një apel tjetër. E përsërita edhe më parë. Të gjithë janë të lodhur, të gjithë kanë qenë në fushatë , në numërim por dua t’ju kujtoj që disa prej numëruesve, konkretisht numëruesit tanë janë ende duke pritur që të kthehen kolegët e tyre. Unë e kuptoj parti të ndryshme kanë tradita të ndryshme, disa fokusohen më shumë tek gjumi, disa më shumë tek puna por nuk mund të kërkosh pushim, pas vetëm tre orëve numërim. Ju lutem, me dorë në zemër , me shumë respekt, si një mik, një shok, si një koleg, numëruesve të PD, ju lutem zgjohuni e kthehuni në numërim.

DAJTI/

E kemi zbritur malin më të bukur të Tiranës Dajtin me një super fitore, 52% për Dajtin. Dajti është rritur jashtë mase nga ata që e frekuentojnë  gjatë fundjavës apo nga ata që kanë vendosur të kenë shtëpitë e tyre aty. Është një miks mes komunës së vjetër, shumë resorteve, teleferikut, atyre që bëjnë sporte të aventurës ,e një zonë e cila nga turizmi dhe kulinaria është bërë një sfond, një sfond i bukur jo vetëm në shpinën e Tiranës por edhe një sfond që sjell ekonomi, një sfond që ka parë mbështetje të jashtëzakonshme, një shtëpi e madhe. Dajti duke qenë se është një shtëpi e madhe, pra një shtëpi me zemër të madhe, u desh të ndahej në dy shtëpi, një pjesë që ishte lagja 12 te Fresku dhe pjesa tjetër që i themi Dajti tradicional. Fakti që sot ne vijmë në të dyja këto beteja me respektivisht 55 me 52% na bënë të ndihemi shumë krenar.
Kam një falënderim të veçantë për të gjithë të rinjtë që kanë punuar me strukturat e rinisë, kemi pasur një vërshim të votuesve për herë të parë të jashtëzakonshëm. Për të gjithë zonjat dhe zonjushat e Forumit të Gruas: është një nga forumet shembullore tonat, shumë veta mendojnë që duke qenë se është komunë e është fshat nuk ka vend për emancipim por forca e mobilizimit dhe fitores sonë janë vajzat dhe gratë e Dajtit.
Dua të falenderoj publikisht edhe ambasadoren amerikane dhe ambasadorin evropian që mobilizuan që në Tiranë të zgjidhnim ngërçin e pushimeve të tej zgjatura, gjumit e sëmundjeve të theksuara. Më vjen mirë që të gjithë janë shëruar e zgjuar dhe kanë filluar të numërojnë.
Siç e tha dhe miku i kryetarit tonë Z. Luli, ai beson që ka fituar, dhe për sa kohë që ne biem të gjithë dakord që kemi fituar të gjithë, më duket mëse e arsyeshme që ata që kanë dhimbje barku të shërohen, ata që flenë gjumë të zgjohen dhe për sa kohë që ne i japim sot Tiranës pjesën më të madhe të rezultateve do duhet të ndihemi mirë të gjithë, për sa kohë që të gjithë ne besojmë tek fitorja dhe pse ne jemi pak më specifikë ku kemi fituar se sa pala tjetër, por, rëndësi ka që qëllimet i kemi të mira. 
Dua t’i falënderoj kolegët që po përfshihen me numërimin, ashtu siç kemi bërë edhe në takimet e tjera, ne duam që t’i rikthehemi sa më shpejt punës, kështu që kjo nuk bëhet për një qëllim tjetër por për të mbyllur këtë episod, ky është vetëm një kapitull i jetës sonë , nuk është gjithë libri. Në këtë kapitull ne kishim një betejë për ide, për politikë për vota, por me të mbyllur këtë kapitull libri i jetës sonë vazhdon me kapituj të tjerë siç është transformimi i Dajtit dhe i gjithë Shqipërisë, sepse mezi po presim t’i shtrohemi punës.
 Ajo që është e sigurt nga puna jonë në Dajt është që i kemi shërbyer të gjithëve me të njëjtën përulësi, çdo nevojtari, duke filluar nga shtëpitë që kemi bërë në Priskë, Tufinë, në zonën e Brahrit e në zonën e Tujanit.  Mezi presim që t’ju shërbejmë njerëzve. Unë e di që jo të gjithë mendojmë njësoj, ndryshe do kishim fituar 100%. Fakti që nuk kemi fituar 100% por ka dhe të tjerë që mendojnë ndryshe do të thotë që ne vet të parët do duhet të bëjmë disa gjera më mirë, më shpejt, me  më shumë cilësi.
Ajo që ju garantoj është që pavarësisht se keni votuar në Dajt do t’ju shërbejmë të gjithëve me respekt, me dinjitet, të gjithëve njësoj. 
Mezi pres të takohemi për lajme të tjera.

KRRABA-SHËNGJERGJI/

Shumë faleminderit të gjithëve. Duket qartë kush ka patur kohë të flejë pak sot, dhe duket ata që nuk kanë fjetur aq shumë, që do të duhet t’i lëmë sot të shkojnë dhe të çlodhen. Kanë patur 48 orë të gjata. Por jam sot shumë i lumtur për ta mbyllur këtë ditë kaq të ngarkuar. Kemi punuar kryesisht në zonat rurale me numërimin, duke qenë se unë e di që ka dhe lider politikë të cilët thonë, ka teori konspiracioni që kapet kjo kuti, kapet ajo kuti. Për të gjithë ata që nuk kanë qenë ndonjëherë numërues, dua vetëm t’ju sqaroj që ka një rend, siç numërojmë nga 1 deri te 10, apo nga 10 deri te 100, kështu numërohen edhe kutitë. Pra fillon kutia 2000, 2001, 2002, 2003. Kush lider politik që për të mbajtur të vetët me gajret, sajon histori të tipit, që u zgjodh kjo kuti se është më e majtë dhe e djathtë, qartazi nuk e ka bërë kurrë gavetën, as tek partia e vet, as ka qenë vullnetar dhe numërues, sepse minimalisht do ta dinte që nuk është zgjedhje e dikujt, cilat kuti zgjedh, në fakt është mënyra sesi renditen numrat, dhe fillojnë sipas numrit. Mbaron kutia 2001, pastaj 2002, dhe kështu me radhë. Kjo është dhe arsyeja pse keni parë shumë Xhemalin sot, sepse ajo renditje e numrave, dhe e kutive në zonën rurale, përkon me atë që quhet malësia e Tiranës. Kështu që ne kemi qenë këtu sot për të deklaruar fitoren e Dajtit, fitoren e Bërzhitës, dhe më vjen mirë që sot kemi një superrekord për PS, 70 % me fitoren e Krrabës, me gjithë çunat dhe gocat e Krrabës, dhe në Shëngjergj, edhe djemtë edhe vajzat e Shëngjergjit. Shumë faleminderit. Një nga pyetjet që më është bërë shpesh edhe mua edhe Xhemalit, është për çfarë shkon në Krrabë kur janë kaq pak veta? Për çfarë shkon në Shëngjergj kur janë kaq pak veta, ndërkohë që këtu në Tiranën urbane jetojnë mbi 1 milion njerëz? Dhe gjithmonë kam thënë që për ne si socialistë kjo nuk është një marrëdhënie me numra. Kjo është një marrëdhënie me njerëz. Dhe kudo ku ka njerëz është fillimisht çështje respekti. Dhe politika që duket në fushatë njëherë në katër vjet, dhe pyet rrugës ku i bie Krraba, dhe ku i bie Shëngjergji, nuk është politika ku ne besojmë. Ne besojmë tek politika që është aty përditë me njerëzit, edhe për shtëpitë gjatë kohës së tërmetit, edhe për ushqime gjatë kohës së pandemisë, edhe pastaj sigurisht edhe për fushatë. Kështu që kjo lloj politike qartazi është shpërblyer me 70 në Krrabë, ne kemi sot një nga skuadrat kampion edhe në Shëngjergjin e largët. Kemi pasur një rezultat fantastik. Më shumë sesa gjithë partitë e tjera së bashku. Ndaj dua që për herë të fundit për sot, duke qenë se zona e malësisë së TIranës është shumë e shpërndarë, por dua të ftoj një koleg, i cili do të jetë, është deputet dhe do të vazhdojë të jetë deputeti i ardhshëm i gjithë zonën rurale të malësisë së Tiranës, dikush që i ka ndejtur tek koka këtij komuniteti në çdo ditë edhe qartazi, kush shërben me dinjitet dhe me përulësi, shpërblehet. Edhe sot është edhe një shpërblim për Xhemalin.

Në finale dua të përsëris atë që kam thënë gjithmonë. Ne jemi në avantazh në të gjitha njësitë e bashkisë së Tiranës edhe mezi pres që të vazhdojë numërimi me ritmet me të cilat ka nisur. Kemi pasur një humbje kohe në këto 48 orë me njerëz, me justifikime që duam të flemë gjumë ose nuk punojmë dot më shumë se 2 orë rresht edhe për ambasadorët ishte e çuditshme. Kështu që nuk ka asnjë arsye pse kjo puna e gjumit të kthehet në një barcaletë edhe mbas fushatës. Kështu që këto muhabetet me gjumë e me punë i mbyllëm si diskutime fushate, por tani të vazhdojmë edhe me numërimin, me këto lloje alibish kjo nuk shkon. Gjumi nuk është sëmundje ngjitëse është vetëm një orar ku ti pushon, po nuk mundet të jetë gjithë ditën, gjithë drekën edhe gjithë mbasditen. Kështu që mezi pres që edhe kolegët e Partisë Demokratike të vazhdojnë  të shërbejnë, të mos e ndërpresin meqë ka nisur mirë numërimi edhe në njësitë urbane. Tani që një pjesë e njësive rurale ka mbaruar, ndoshta disa prej numëruesve të tyre që kanë mbaruara numërimin në këto njësi do të duhet që të ndihmojnë në njësitë e tjera dhe të zëvendësojnë kolegët e tyre që lodhen më shpejt. Por është shumë e rëndësishme që mos e kthejmë në barcaletë këtë moment. Edhe kjo puna e shakasë me gjumin të ketë një limit, pra e themi një herë, dy herë po pastaj mbaron. Na duhen njerëz që rrinë zgjuar, s’ka kohë për pushim mbi të gjitha duhet të numërojnë që ti rikthehemi punës më të fortë edhe më të bashkuar. Unë e di dhe jam shumë i ndërgjegjshëm, shumë i ndërgjegjshëm, shumë i ndërgjegjshëm për faktin që sidomos në komunitete të vogla, sidomos në vende si Kërraba, si Shën Gjergji, ku njerëzit edhe dihen që je i kësaj partie ose i asaj partie, nevoja për vëllazëri është edhe më e madhe.

Unë e di që sa herë shkojë në Zall Bastar e di që ata çunat e PD-së janë gjithmone në katë të dytë tek ai lokali te sheshi në Zall Bashtar, por ajo që lipset apo në Shëngjergj te lokali ngjit me komunën. Por ajo që lipset duke qenë se janë më të ndjeshme për këto lloj diferencash atëherë detyra juaj si aktivist, si patronazhist, si qytetarë të mirë është që me porosinë time dhe të Edi Ramës gjëja e parë që bëni teksa ktheheni në Krrabë edhe në Shëngjergj është një telefonatë kundërshtarëve dhe t’iu thoni që jemi vëllezër, jemi motra, jemi pjesë e një familje, e një komuniteti dhe duhet të ecim të gjithë bashkë. Ka një diferencë shumë të madhe mes të fitosh një beteje, pra të mundësh dikë në betejë dhe ta poshtërosh dikë dhe t’ia bësh këngë faktin që i ke mundur. Unë besoj që ne kemi merituar fitoren, por besoj gjithashtu që obligimi kryesor, sidomos në këto komunitete të vogla ku diferencat bien më shumë në sy, e kemi si fillim ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ne për t’iu dhënë mesazhin që ne nuk kemi për ti poshtëruar. Ne patjetër i mundim ku ka beteja si zgjedhjet, por pas mundjes vjen momenti ku ne jemi aty për t’iu shërbyer sidomos atyre. Shumë faleminderit të gjithëve dhe paçi një natë të qetë!

NJËSIA 1/

Veliaj: Ka qenë një natë e gjatë për skuadrën tonë. Në fakt për disa anëtarë të skuadrës tonë, duke filluar nga Alqi e të tjerë, nata ka qenë 72 orë, megjithatë qartazi ia ka vlejtur. Njëshi ka dalë njësh, sepse ne kemi fituar në njësinë nr. 1 me mbi 52.4% të votave dhe dua të falënderoj të gjithë skuadrën tonë fantastike, duke filluar nga Ali Demi deri në Shkozë, nga 1 Maji deri tek Lanabregasi. Ka qenë një fushatë fantastike, një fushatë pozitive. Jam shumë krenar por secilin prej jush, kemi përmirësuar rezultatin, jemi sot në një situatë ku jo vetëm njësia është një kantier ndërtimi, kalon Unaza e Re, u zgjat Lana, një projekt i vjetër i Edi Ramës kur ka qenë kryetar bashkie, pastaj i administratës sonë. E gjithë njësia është një kantier, ndaj ajo që dua t’ju them është së pari mirënjohje dhe një falënderim të veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar. Së dyti, pas 72 orësh zgjuar, shpresoj që do çlodheni pak dhe do takoheni me ata të shtëpisë dhe të rifamiljarizoheni me rutinën dhe e treta që është më e rëndësishme, pasi të keni pushuar pak, po flisja edhe me Alqin para pak minutash, është koha që t’i rikthehemi më fuqishëm punëve në njësinë nr.1. Unë besoj që mesazhi është i fortë dhe i qartë për mbështetjen tonë, jemi shumë më shumë se gjithë të tjerët të marrë së bashku në atë njësi por kjo  nuk do të thotë që nuk do u shërbejmë të tjerëve. Do të doja shumë Alqi, duke nisur nga ty, Anisa e gjithë kolegët e tjerë të kishim një tur zgjatje dore për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne dhe që mendojnë se ndoshta alternativa tjetër ishte më e mirë. Ne fituam sepse jemi shumica por ndërkohë na duhet që të jemi të përulur në këtë fitore, është një mandat shumë i fortë për të shërbyer, përveshur mëngët, për t’i bashkuar njerëzit dhe për të bërë shumë punë të mira për njësinë nr.1.


Kjo do jetë një ditë e gjatë në selinë e PS por do jetë edhe nj ditë shumë e bukur, çdo 30 minuta do kemi lajme të mira, kështu që ajo që mbetet t’ju them është t’ju falënderoj me gjithë zemër, sidomos ata që kanë qenë në vijën e parë të mbështetjes sonë, duke filluar nga ata që kanë qenë komisionierë e kanë shërbyer me dinjitet në komisione, ata që kanë qenë numërues dhe 72 orë kanë punuar, ata që kanë qenë patronazhistë dhe që kanë organizuar pa fund njerëz dhe apeli im është që ne të vijojmë me numërimin për gjithë stafet tona që janë përfshirë në procesin e numërimit, ju bëj thirrje të vazhdoni me përkushtim. Për gjithë stafet e partive të tjera, ju lutem ta kryejnë këtë detyrë qytetare, pa nxjerrë justifikime për pushime të ekzagjëruara. Kanë kaluar tashmë 72 orë, është mëse e arsyeshme që ne ta përmbyllim këtë proces sot dhe sot, kushdo të shpallet fitues, në finale, nga të gjithë këto fitoret e vogla të ketë mundësinë që ta përmbyllë këtë në mënyrë sa më korrekte dhe pastaj të rifillojë punën si qeveria, ashtu edhe secili prej nesh, në punët e veta. Thirrja për të gjithë është: Vazhdoni me numërimin dhe do shihemi shumë shpejt gjatë ditës për lajme të tjera shumë të bukura.

NJËSIA 2/ 

Jam shumë i lumtur që është një njësi që ka disa nga investime tona ikonë, duke filluar nga stadiumi Arena Kombëtare, Piramida, Shkolla Kosova, shkolla e Baletit, kështu që nuk ka rëndësi nëse jeni nga Sauku apo nga rruga e Elbasanit. Faleminderit të gjithë qytetarëve, nga njësIa numër 2 për këtë bekim të madh dhe për këtë mbështetje të madhe që na keni dhënë. Dua shumë të falënderoj të gjithë ata që kanë shërbyer. Për disa prej jush është koha për të thënë mirmëngjes, kurse pë disa prej jush është koha për të thënë gjumë të ëmbël e natën e mirë sepse ka qenë një ditë-natë 72 orëshe. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë shërbyer,që janë angazhuar, që kanë qenë komisionerë, numërues patronazhues, të deleguar. Është një privilegj i madh të punosh me ju dhe dua të ftoj Ben Pëllumbin, deputetin tonë, të thotë edhe ai një fjalë mirënjohje për gjithë skuadrën që ka bërë një punë fantastike.

Ne nga sot duhet të fillojmë punën dhe puna e parë që ne duhet të bëjmë i dashur Arben do të jetë shtrirja e dorës për kundërshtarët tanë. Ka qenë një njësi ku kemi pasur një betejë shumë të fortë, duke filluar nga presidenti i Republikës tek shoqja ime e vjetër  Jorida, por në këtë moment, çfarëdo dallimesh që kemi ose qejfmbetjesh nga fushata, dhe unë nuk jam ndjerë mirë kur kam parë shoqen time të vjetër që varej te kangjellat e “Sami Frashërit” dhe ta çonte në Paskuqan. Por fushata mbaroi tani. Kështu që çdo lloj qejfmbetje, çdo lloj pakënaqësie, çdo lloj, hatërmbetje nga skenat që kemi parë në fushatë duhet të jetë pjesë e së kaluarës dhe duhet të shohim përpara.

Kështu që ajo që i kam kërkuar Benit është që sot të telefonojë Joridën dhe ti thotë që beteja mbaroi, pati një fitues për njësinë tonë, por nga tani të dy deputetët, si Beni që përfaqëson skuadrën fituese por dhe mikesha jonë që përfaqëson opozitën do të duhet të punojnë bashkë për të mirën e njësisë.  Dhe unë besoj fort që skuadra jonë, skuadra jonë e ka dinjitetin, e ka përulësinë që jo vetëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit por dhe të krijojë të gjithë atmosferën e nevojshme që njësia 2 të vazhdojë të ecë akoma më përpara  dhe ne ti shërbejmë të gjithëve njësoj, pavarësisht bindjeve politike dhe pavarësisht angazhimeve të fushatës. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra, do shihemi gjatë ditës për më shumë lajme të mira.

NJËSIA 3/

Faleminderit të gjithë nga zemra. Jemi këtu për atë që flet vetë me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, për fitoren e njësinë 3  në Tiranë me një grup fantastik të aktivistëve tanë. Dua të falënderoj gjithë burrat dhe gratë dhe ata që shërbyen me gjithë pasion e dinjitet, ata që ishin komisionerë, ata që ishin numërues, ata që ishin patronazhues e që bënë një punë të shkëlqyer.

VORA/

Kemi pritur 20 vite për ta bërë këtë lajmërim, anë qenë 20 vite ku ne kemi qenë në opozitë, nuk jemi dorëzuar, jemi rrëzuar, jemi ngritur, jemi rrëzuar, jemi ngritur, por mund të them me plot gojën që pas 20 vitesh, PS sot ka fituar në Vorë, me 54%.

Dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Vorës që zgjodhën ndryshimin, zgjodhën që të provojnë diçka ndryshe, zgjodhën si në Vorë, si në Prezë, si në Bërxullë, si në Domje, një alternativë që prej 20 vitesh nuk ishte forca qeverisëse në Vorë. Di t’ju them të gjithë atyre që morën një shans, vunë një besim në partinë tonë, në shtëpinë tonë politike që nuk do të zhgënjehen dhe do t’ju shërbejmë me shumë dinjitet. Dhe të gjithë atyre burrave dhe grave që kanë shërbyer gjithë këto vite, mbi 2 dekada në Vorë për PS, gjithmonë të nënshtruar, gjithmonë në opozitë, gjithmonë inferior, mundi juaj u shpërblye dhe për të gjithë ata që mendonin që Vorën e kishin në xhep, që mendonin që në Vorë kishin varur xhaketën, për të gjithë ata që mendonin që do prisnin duar e do prisnin këmbë për parti, di t’u them që ne do t’u shërbejmë të gjithëve njësoj dhe kjo retorikë me prerje duarsh dhe me prerje këmbësh nuk shkon, nuk funksionon. Di t’ju them edhe atyre që mendojnë ndryshe nga ne që do t’ju shërbejmë me shumë pasion, me shumë përulësi. Një nga mesazhet që duam të japim sot nga Vora, ose për Vorën nga kjo fitore, është se do të jemi aty si në bashki, ashtu edhe në parlament për t’i përfaqësuar të gjithë, edhe të majtët edhe të djathtët, për t’i shërbyer të gjithëve edhe të majtëve, edhe të djathtëve, për të dhënë zërin, opinionin, problematikën dhe zgjidhjet për të gjithë, edhe për të majtët, edhe për të djathtët.

Jam shumë mirënjohës për gjithë angazhimin tuaj. Mezi pres që ne t’i rikthehemi menjëherë punës, pas takimit me kryeministrin sot pas orës 6 në një fjalim falënderimi dhe një moment për të përqafuar e për t’i falënderuar të gjithë edhe pse ne jemi organizuar si një fushatë e decentralizuar në të gjitha njësitë, por sot do tokemi mundësinë të jemi të gjithë bashkë por dua të falënderoj Idën për një punë fantastike që ka bërë në njësinë tuaj dhe mezi pres që duke filluar nga sot t’i shtrijmë dorën kundërshtarëve. Ne vërtet mund të kemi bindje të ndryshme por jemi shqiptarë, ndajmë ambicien dhe ëndrrën për familjet tona dhe për qytetin tonë dhe duke Njohur Ildën dhe mirësinë e saj jam i sigurt që do jetë ajo e para që do shtrijë dorën e bashkëpunimit dhe do i garantojmë gjithë qytetarët e njësisë 3. Na kanë dhen një mandat që do i shërbejmë jo ti përçajmë, sepse besojmë te politika që bashkon prandaj votohemi, prandaj dhe fitojmë.
Do doja që ta fillonim që sot me mirësi, me dashuri, ndoshta për të mjekuar ato plagët e vogla që lë në zemrën e secilit diskutimi dhe debati i fushatës sepse në finale nga bashkon Tirana, na bashkon Shqipëria.
Një fitore te njësia 3 për mandatin e tretë të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste, ndërkohë siç e thashë për disa është mëngjes për disa është natën e mirë, me gjithat di t’ju them që për njoftimin që do bëj pas takimit me njësinë nr. 3 ne kemi pritur 20 vite për ta bërë atë njoftim dhe do jetë një njoftim shumë i bukur e do shihemi pas pak minutash.

 

KAVAJA/  Jemi të pandalshëm, të pandalshëm sot. Shumë faleminderit të gjithëve. Për shumë prej jush që jeni përfaqësues të medias, kam pasur pyetje gjithë këto ditë. Më keni pyetru shpesh – Pse nuk përgjigjem kur Saliu nxjerr lloj-lloj llumi dhe helmi nga goja për mua, për familjen time, për kolegët e mi, për mikeshat tona sa herë që futet tek vrima e çelësit, sa herë që futet poshtë fustanit, sa herë që futet në familjet tona me atë ndyrësinë e tij të pakurueshme, të pavaksinueshme. Shumë prej jush më keni pyetur gjithë këto ditë – A do vish poshtë të japësh një përgjigje çfarë thotë Grida për mafien e për të  gjitha idiotësitë që nxjerr nga goja. E më keni pyetur shpesh – Përse nuk jap një opinion kur thotë që nga zona e saj do fillojë fitorja. Shumë prej jush më keni pyetur për analistët, për analistët që këtë fushatë janë bërë rrogozë për politikën. Unë kam pasur shumë respekt për kolegët e mi të PD-së, apo të LSI-së, port ë kem parë analistë që zhgërryhen si militant, si militantët më ekstremistë, e gjithmonë më keni pyetur a kam ndonjë përgjigje për kalemxhinjtë, për lapsaxhinjtë, për të gjithë ata që janë të familjeve të sigurimit, për të gjithë ata që janë me vila 2 milionë euro që s’i justifikojnë dot si analistë, të gjithë ju më keni pyetur gjithë këto përse nuk flas për këta njerëz. Sa fituam Kavajën. Kjo është përgjigjja. Kjo është përgjigjja ime për të gjithë ata që na hyjnë përditë me gjuhën e urrejtjes, për të gjithë ata që na hyjnë përditë me gënjeshtra, për të gjithë ata që na futen përditë në familje, për të gjithë ata që mundohen të na përçajnë, për të gjithë ata që mundohen të na vënë kundër njeri-tjetrit, për të gjithë ata që flasin para kohe, për të gjithë ata që gjykojnë para kohe, për të gjithë ata që japin verdiktet dhe vendimet para kohe, për të gjithë ata që u flet më shumë goja seç u flet mendja, për të gjithë ata që politizohen pa sens sikur të jemi tribu të botës së 3-të dhe jo njerëz të civilizuar të Europës. Përgjigjja ime për të gjithë ata është: Ne sapo fituam Kavajën. Jo vetëm e fituam por e fituam edhe më shumë se në vitin 2017 Kavajën edhe Rrogozhinën. Ndaj miqtë e mi durimi shpërblehet, puna shpërblehet, dashuri shpërblehet, bashkimi shpërblehet dhe fushata jonë pozitive është shpërblyer sot më shumë se kurrë me fitoren në Kavajë dhe në Rrogozhinë.
Për të gjithë ata sidomos djem edhe vajza të rinj që ngurrojnë të futen në politikë sepse mendojnë që te cepi I skenës politike do jetë një Gridë ose një Sali që do I dekurajojë, do jetë një Andi ose një Shkullak që do I helmojë, do jetë dikush tjetër që do I dhunojë verbalisht, do u futet në familje dhe prej kësaj arsyeje nuk angazhohen, unë u them merrni shembull nga skuadra jonë. Kush lufton, kush punon, kush përpiqet, kush i bën gjërat me dashuri jo me urrejtje, shpërblehet. Ne fituam Kavajën dhe Rrogozhinën më fort se kurrë. Kam pasur një privilegj dhe ka qenë bekimi I jetës sime në momentin që Edi Rama më tha: Dua që të marrësh përsipër këtë përgjegjësi për 2 zona shumë të vështira, 2 zona që nuk kanë qenë historikisht të PS, kam njohur njerëz të mrekullueshëm, kam njohur njerëz punëtorë, burra dhe gra fisnikë, kam njohur skuadrën me energji positive , familjarë të rregullt, njerëz të cilët thonë: Jo, Sali Berisha mund ta varë xhaketën ku të dojë, por Kavaja është pë rata që punojnë, që përpiqen që dashurojnë dhe që I bashkon njerëzit. E kam zemrën plot mirënjohje për gjithë ata njerëz të mrekullueshëm në Kavajë dhe në Rrogozhinë të cilët thonë që përtej bindjeve politike të gjyshit dhe të gjyshes, të babait dhe të nënës është familja jonë, është qyteti ynë, është shtëpia jonë dhe sot na dhanë besimin dhe PS është numri 1 në Kavajë dhe në Rrogozhinë. Kjo është diferenca. Sot e kam zemrën plot mirënjohje për gjithë zonjat, gocat e zonjushat e Forumit të Gruas që kanë bërë një punë fantastike. Fitorja jonë në Kavajë e Rrogozhinë është grua dhe gocat e zonjat e zonjushat e emancipuara të Kavajës e Rrogozhinës thanë që ne nuk do e lëmë këtë në dorë të atyre që vazhdojnë traditën, e atyre që kanë varur xhaketën, që nuk dalin kurrë nga Gjiri i Lalzit, që mendojnë që e kanë në xhep pa punuar asnjë ditë, gocat, zonjat e zonjushat e Kavajës e Rrogozhinës na dhanë një superfitore.

Dua të falënderoj djemtë e vajzat e Forumit Rinor. Në zonat që nuk kanë qenë tradicionale tonat, djem e vajza që thanë: Jemi në vitin 2021, mund të vazhdojë babi, gjyshi, akoma pas Saliut, meqë ka qenë aty që në ’92 por ne jemi një brez i ri. Në vitin 2021 kemi aspirata të reja. Në vitin 2021 duam të kodojmë, duam të udhëtojmë, në vitin 2021 duan të dëgjojmë më shumë mesazhe bashkimi dhe revolucionin e bënë djemtë e vajzat e rinj që pavarësisht se vijnë nga familje tradicionale të djathta i thanë Kavajës e Rrogozhinës që ka ardhur koha për të mbështetur Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Mbi të gjitha, një skuadër fantastike që ne kemi pasur në terren, 2 kryetarë bashkie të rinj, edhe Redi, edhe Edisioni që treguan në aq pak kohë sa kanë pasur mundësi që politika mund të jetë e mirë, politika mund t’i bashkojë njerëzit. Mund të jetë një mjet që i bën qytetet më të mira, që rrit vlerën e pronës dhe që vlojnë kantieret kudo, ndaj shumë faleminderit të dy kryetarëve fantastikë.

Sigurisht, një ekipi kandidatësh, një ekipi të mrekullueshëm kandidatësh që nuk u kujtua ditën e fushatës, nuk iku dy vjet nga Parlamenti e tha: A të shkojmë njëherë në Kavajë e Rrogozhinë meqë këta i kemi në xhep? Tre djem të mrekullueshëm, tre familjarë të mirë, tre punëtorë të jashtëzakonshëm të terrenit dhe PS, që kanë dhënë me mish e shpirt maksimumin.

Teksa, sigurisht fillon numërimi edhe për kandidatë, unë di t’ju them që sido që të shkojë numërimi për kandidatët tanë, duke qenë se tashmë kemi konfirmuar fitoren tonë absolute në Kavajë e Rrogozhinë, di t’ju them që këta tre djem që unë tani i njoh shumë mirë dhe ua njoh zemrën, mendjen, pasionin do jenë përditë aty t’i shërbejnë Kavajës e Rrogozhinës non stop.

Mezi pres që këta të tre të kenë një skuadër të ne të treve që jemi kryetarë të bashkive, timen, të Redit e Edisionit, që të sigurohemi që zëri i Kavajës e Rrogozhinës në Parlament të përputhet me punët e Rrogozhinës, Kavajës e Tiranës nga ne që jemi kryetarë bashkie, për të qenë një skuadër.

Në finale, kam një mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që janë stafi ynë në Kavajë e Rrogozhinë. Të jesh socialist në vende që nuk janë tradicionalisht t majta është sfiduese, e vështirë por unë them që mundi, vite të tëra kur ne kemi qenë në opozitë në këto territore, për vite të tëra ku ndoshta kemi qenë inferiorë, për vite të tëra ku ndoshta na kanë kërkuar të ulim kokën na kanë kërkuar të ulim kokën, rezistenca dhe durimi I këtyre njerëzve sot është shpërblyer dhe Kavaja dhe Rrogozhina janë sot në drejtimin e duhur. Për të gjithë ata që të cilët nuk na kanë votuar dhe që në Kavajë ishte e ngushtë fitorja jonë, kjo do të thotë që ishte një pjesë tjetër, thuajse gjysma, që mendon ndryshe nga ne. për të gjithë ata burra dhe gra, djem dhe vajza, gjysh e gjyshe, që I qëndruan traditës që votuan Saliun dhe Gridën di t’ju them që në dallim nga ata që vijnë me xhaketë varur vetëm për fushatë, ne, do t’ju shërbejmë përditë e dhe pse nuk na keni votuar. Ne do jemi të përulur, ne do t’i përgjigjemi kërkesave tuaja, do t’i përgjigjemi ëndrrave dhe aspiratave tuaja, edhe pse nuk na keni votuar.
E vetmja garanci kur qeverisni socialistët është që ne nuk dimë të bëjmë dallime. Edhe unë, edhe Redi, Edisoni, e kemi provuar këtë dhe jam i sigurt që edhe Vaidi, edhe Ornaldo dhe Etjeni do ta provojnë që ju shërbejmë të gjithëve njësoj si atyre që na mbështesin dhe atyre që mendojnë ndryshe nga ne.
Ju falënderoj të gjithëve me zemër, shumë faleminderit për besimin.
Pavarësisht se kandidatët që kishim përballë njëri nuk doli kurrë nga Gjiri i Lalzi dhe pasarela e modës për zonjën që kishim përballë gjithashtu përfundoi. Di t’ju them që edhe për ta edhe për Saliun e për Gridën, vlen dora jonë e shtrirë. Ne duam më të mirën për Kavajën dhe Rrogozhinën, duam më të mirën për djemtë dhe vajzat e qytetit, duam më të mirën për të ardhmen e këtyre vendeve, ndaj, edhe për Saliun edhe për Gridën, përtej ndasive dhe përtej historive tona, përtej faktit që na keni lënduar, na keni fyer e jeni futur në familjet tona, përveç faktit që keni keq informuar opinionin publik me lloj-lloj lajmesh: jeni të falur, për sa kohë që pranoni të bashkëpunoni për hir të Kavajës, Rrogozhinës dhe gjithë komunitetit tonë që ka nevojë për bashkim dhe ka nevojë për shërbim.
Unë besoj fort që nga sot nis një erë e re për Kavajën dhe për Rrogozhinën ndaj dua ti shtri dorën jo vetëm atyre që u përfaqësuan politikisht në anën tjetër, por kujtdo që mendon ndryshe nga ne, ne jemi një familje dhe si një familje përtej dallimeve do punojmë për interesin e përbashkët të Kavajës dhe Rrogozhinës.
Unë e di që dhe tre miqtë e mi dhe tre miqtë e Kavajës dhe Rrogozhinës që kandiduan e kanë gjithashtu zemrën plot me mirënjohje dhe me fjalë falënderuese, ndaj do doja t’i jepja shumë pak kohë secilit prej tyre si një mundësi për t’ju falënderuar e të tregojnë se çfarë duan të bëjnë me besimin që i ka dhënë Kavaja dhe Rrogozhina.
Kjo është skuadra jonë dhe nesër fillon puna, për Rrogozhinën, për Kavajën, për Tiranën. Kjo është skuadra jonë e njerëzve që i bëjnë gjërat me dashuri jo me inat, e njerëzve që na bashkon jo që na përçajnë, e njerëzve që besojnë që më e mira është përpara. Faleminderit nga zemra. Të përveshim mëngët, përqafojmë njëri –tjetrin, përqafojmë kundërshtarët tanë dhe themi: Shqipëria është e ardhmja jonë e nuk ka kohë për pushim!

NJËSIA 6/ Faleminderit nga zemra për punën, për entuziazmin. Shumë faleminderit! Unë nuk e di a ka një moment më të bukur në jetën e një njeriu, se sa të ketë përkrah motrën e vet, mbeskën e vet që sapo kanë ardhur nga Kombinati me fitoren më të madhe në bashkinë e Tiranës. Bela dhe gjithë skuadra e Kombinatit ka fituar 54% të Kombinatit, njësisë 6, Misto Mame, Sharrë.

Jam shumë krenar për Belën dhe për skuadrën tonë fantastike. Ajo që themi në këtë seli, ajo që themi në këtë parti, në këtë familje, ajo që thotë Edi përditë është që në çdo sfidë ekziston një mundësi dhe kur morëm vendimin që Bela do drejtonte punën në Kombinat nuk e bëmë  se ishte vendi më i lehtë, e bëmë si vendi më i vështirë, vendi më i dëmtuar nga tërmeti, vendi që kishte më shumë komunitete, si një nga zonat më të zhvilluara, si një nga zonat që kishte marrë nga ana urbanistike një hov të jashtëzakonshëm në 30 vitet e fundit, një komunitet i cili pavarësisht sfidave, shkatërrimit vrastar të tërmetit, kur pa një mundësi tek Bela dhe skuadra e vet e mori atë mundësi dhe na ka dhënë besimin më të madh në të gjithë njësitë urbane të Tiranës.

Dua të falënderoj me zemër Belindën dhe skuadrën në Kombinat. Unë jam me parimin që kush është i mirë ose kush është e mirë i bën të gjitha. Bela arrit të bënte edhe aeroportin në Kukës, edhe rrugën e Arbrit, edhe garën për aeroportin  Vlorës, edhe fitoren fantastike në Kombinat, ndaj faleminderit Belës, të deleguarve, komisionerëve, numëruesve dhe sidomos patronazhistëve tanë fantastikë dhe dua t’i jap Belës një mundësi që të falënderoj gjithë stafin e saj dhe qytetarët e Kombinatit.

Janë të gjitha lotë gëzimi dhe një gëzim i superjustifikuar. Ne do shihemi në orën 18: 00, për një takim me kryeministrin, teksa ai do të japë fjalimin e tij të parë, ndaj do takohemi të gjithë në orën 18: 00, tek sheshi Skënderbej, ndërkohë ashtu siç tha Bela ne do vijojmë me numërimin e pjesës së dytë, pjesës së kandidatëve, ndërkohë do kemi akoma lajme akoma të tjera të mira gjatë gjithë ditës.

Zallbastari dhe Zallherri/

Ndonjëherë thonë që e keqja s’ka fund, por disa herë edhe e mira s’ka fund. kështu që kjo është një nga ato ditët e mira që nuk na kanë shteruar lajmet super pozitive, dhe sot duhet të shpallim një fitore absolute në Zallherr edhe në Zallbastar. Urime, bravo! Skuadrat tona në Zallherr edhe në Zallbastar me Benin, me Gencin, kanë bërë një punë të shkëlqyer, edhe gjithmonë me Xhemalin, njerëzit na kanë pyetur “”Për çfarë shkoni deri në Zallbastar aty jetojnë kaq pak njerëz, sa një pallat në Tiranë”. Edhe gjithmonë përgjigjja ime me Xhemalin ka qenë, kudo që jetojnë njerëz, nuk ka rëndësi sa shumë ose sa pak, për sa kohë që ka qytetarë, për sa kohë që ka aspirata, për sa kohë që ka ëndrra, për sa kohë që ka familje, çështja është a ke respekt për ta. E nëse ke respekt për ta, shkon në çdo vend, i shërben çdo njeriu. Dhe je i gatshëm për t’u mobilizuar në çdo komunitet. Ndaj dhe sot për gjithë ata që analizojnë zgjedhjet, kjo nuk është punë sondazhi. Kjo nuk është punë exit pollesh. Kjo është punë respekti. Kush është aty me njerëzit përditë, kush i shërben jerëzve përditë, kush rri në kontakt me njerëzit përditë, kush i patronazhon njerëzit përditë, merr mbështetjen e njerëzve. Kush kujtohet njëherë në 4 vjet, edhe e kapim rrugës andej duke pyetur “nga i bie Zallbastari, e nga i bie Zallherri”, qartazi nuk është për këtë punë. Edhe unë besoj fort që mesazhi për të gjithë njerëzit, e për gjithë ata që kanë aspirata të angazhohen në politikë është shërbeni me respekt. Nëse respektoni njerëzit, njerëzit do ju respektojnë juve. Nëse i ndihmoni njerëzit, njëherë në 4 vite do ju ndihmojnë njerëzit juve. Dhe nëse ju qëndroni pronto njerëzve kur ata kanë nevojë, ditën që ti ke nevojë të votohesh, njerëzit do jenë aty për ty. Dhe mezi pres që me skuadrën tonë fantastike t’i shërbejmë më shumë Zallherrit dhe Zallbastarit, të kemi mundësi të vazhdojmë me infrastrukturën, dhe me punimet e mrekullueshme që po bëjhmë në zonat rurale. Të kemi mundësi që të përfundojmë me Gencin edhe me Benin tonë të mrekullueshëm të gjitha shtëpitë që ne i kemi në kantier, për t’u siguruar që secili ka një shtëpi më të mirë për 100 vitet e ardhshme, të asaj familje, se ajo që prishi tërmeti. Dhe për t’u siguruar që t’i promovojmë më shumë. Ju nuk e keni idenë. Kush nuk është marrë me fushatë, ose kush nuk ka punën time dhe të Xhemalit që të vizitojë vende përrallore në Zallbastar. Unë e di që njerëzit shohin pamje jashtë shtetit, e thonë ta bëjmë Shqipërinë si jashtë shtetit, në fakt Zoti e ka bërë Shqipërinë si jashtë shtetit, thjesht duhet të sillemi edhe ne si jashtë shtetit, për të respektuar këto mrekulli, për t’i promovuar, për të investuar, për t’u siguruar që gjithë punët në kantierët tonë shkojnë deri në fund edhe në Zallbastar edhe në Zallherr. Unë e di që për dy miqtë e mi, për Gencin edhe për Benin, të shërbesh si administrator edhe Xhemali ma kujton këtë përditë, është një nga punët më të vështira. Është shumë kollaj të jesh administrator në Bllok, ose në qendër të Tiranës ku njerëzit le të themi kanë probleme të botës së parë, kurse kur njerëzit kanë probleme të botës së tretë, kanë ndërtuar në një vend shumë të largët që duhet t’i çosh rrymën elektrike, që duhet t’i çosh ujin, të jesh administrator në vende që kanë nevoja dhe kushte shumë sfiduese është një heroizëm i vërtetë. Kështu që heronjtë e vërtetë janë Genci edhe Beni, që shërbejnë me shumë përulësi, dhe pastaj padyshim gjithë kryetarët tanë të PS, kryetarët e forumit të Gruas, çunat dhe gocat e FRESSH-it, dhe ata që na patronazhojnë nevojat përditë, jo vetëm në fushatë, por përditë. Meritoni gjithë respektin edhe mirënjohjen tonë. Kështu që do doja që Xhemali të thoshte dhe ai një fjalë mirënjohje. Xhemali e parashikoi, tha e gjithë kurora malore e Tiranës do prezantohet te kjo tavolinë si ekip fitues, edhe e mbajti fjalën. 
Shumë faleminderit! Unë besoj që do kemi plotë kohë që të reflektojmë për fushatën por qqartazi disa mësime i kemi mësuar nga kjo fushatë. Nuk është alternativë të thuash, Erioni ik, Xhemali ik, Beni ik, Genci ik është alternativë më e mirë të thuash eja, eja  të punojmë bashkë, eja të ndërtojmë bashkë, eja të duam më shumë njeri tjetrin, eja të bashkohemi të bëhemi më të fortë. Unë besoj që vajtia në Zall Herr dhe në Zall Bastar me Porche Cayene, me Hammer duke bllokuar rrugën është fyerje për një njerëzit që kanë shumë, shumë nevoja, për njerëzit që janë akoma pa shtëpi. Kush mendon që po bënë atë bullizmin e karshillikut të autosallonave me 4-5 mln euro si karvane të marrësh nëpër rrugë mendon që është alternativë, është alternativë më e mirë të jesh si çunat dhe gocat tanë që janë aty për ti shërbyer njerëzve, për ti ndihmuar njerëzit dhe për ti bashkuar njerëzit. Ndërkohë, gjatë fushatës kemi takuar një pafundësi njerëzish me pafundësi nevojash, i kemi marrë të gjitha shënim edhe unë e përmenda Genc që ka marrë leje sot edhe miqtë tanë të PD që rrinë te kati i dytë, i kemi lënë te kafja para 6 vitesh janë akoma aty, edhe atyre do t’iu shërbejmë me dinjitet. Kush ka qenë ushtari ynë si në Zall Bastar si në Zall Herr apo kudo tjetër e di që ku ne e bëjmë sheshin e Zall Herrit, ku ne bvëjmë sheshin e Zall Bastarit, ku ne bëjmë rrugën e Kasallë, ku në bëjmë rrugën e Xhekezëz, ku ne bëjmë rrugën e Zall Bastarit, aty kalojnë të gjithë. Kështu që, ata e kanë me provë që ardhja e Partisë Socialiste në krye të punëve edhe në shërbim të njerëzve, është vetëm lajm i mirë. I shërbejm të gjithëve njësoj ndaj, dua që edhe për miqtë tanë, për Gencin edhe për Benin në momentin që kthehen në komunitetet e tyre, në momentin që kthehen në Zall Herr edhe në Zall Bastar dua që të telefononi, të pini një kafe, të përqafoni kundërshtarët tanë. Janë  vetëm kundërshtarë të bindjeve nuk janë armiqtë tanë. Me ta do bashkëjetojmë. Me ta do bëjmë punë të mbara, me ta do ecim përpara sepse jemi një, jemi një komb, jemi një qytet, jemi një komunitet. Faleminderit të gjithëve nga zemra! Do kemi të tjera lajme të mira deri në fund të ditës. Shumë faleminderit!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm