Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Faleminderit për të gjithë ju që votuat

Të reja

Faleminderit për të gjithë ju që votuat

25 Apr 2021    

Shumë shumë faleminderit gjithkujt që votoi! Kjo ishte një ditë e bukur, jo vetëm me diell po edhe me një manifestim qytetar përgjegjësie demokratike nga Tropoja në Konispol! Tanimë vullneti i popullit shqiptar është shprehur dhe është koha e leximit me përgjegjësi të lartë qytetare e ligjore te çdo votë në çdo kuti.

Në emër të Partisë Socialiste dhe të kryetarit Edi Rama, një falenderim shumë i veçantë për të gjithë patronazhistët e koordinatorët elektoralë.

Mirënjohje pafund për punën tuaj fantastike deri në minutën e fundit të këtyre muajve të gjatë dhe tani mund të ndiqni qetësisht nga shtëpitë daljen e rezultateve.

Ky është momenti i numëruesëve dhe vëzhguesve të numërimit, të cilëve u kërkohet përgjegjëshmëri e lartë qytetare e ligjore në leximin korrekt të çdo flete votimi. Le ta çojmë deri në fund me sukses këtë proces kaq të rëndësishëm për të gjithë dhe për vendin tonë. Kjo që fillon tani është pjesa më emocionuese e ndeshjes, kur të gjitha llojet e hamendësimeve dhe parashikimeve, të cilat edhe këtë herë janë të larmishme, ia lënë vendit rezultatit real që del nga kutia e votimit.

Shumë faleminderit edhe njëherë, të gjithë qytetarëve që e ushtruan sot të drejtën e votës dhe gjithashtu provuan më së miri se shqiptarët dinë ta manifestojnë këtë të drejtëa, me dinjitet e respekt!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm