Bushati: Qeveria tallet me fshatin pasi nuk funksionon si qeveri, por si parti
16 Jul 2008
Qeveria shqiptare sot tallet me fshatin, sepse sillet si parti paraelektorale dhe jo si qeveri e të gjithë shqiptarëve. Vetëm tre argumenta mjaftojnë për t'ju thënë se kjo qeveri dhe kjo qeverisje nuk di se ekzistojnë njerëz në fshat.
1-Qeveria kujtohet për subvencionet selektive në bujqësi vetëm në vitin elektoral, ç'ka të bën të kuptosh se këto para do të subvencionojnë militantët.
2-Në rrugët rurale nuk janë investuar me efikasitet paratë e shqiptarëve, në një kohë kur një nga kushtet kryesore të nxjerrjes së produkteve në treg janë pikërisht rrugët e fshatit.
3-Ndihma ekonomike e qeverisë Berisha nuk ndihmon fshatin, por fushatën elektorale të PD. Vizioni ekonomik i qeverisë Berisha nuk mbështet bujqësinë shqiptare, nuk ka rrugëzgjidhje për daljen nga kriza e çmimeve, por vetëm financon propagandën e dështuar të PD.
Qeveria tallet me fshatin pasi nuk funksionon si qeveri, por si parti.
Partia Socialiste në Programin e ri parashikon një zhvillim normal dhe të balancuar ekonomik të fshatit
« Kthehu te lajmi
Artikulli tjetër
Artikulli i mëparshëm