Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Beqja:Ne buxhetin shtese asnje qindarke per ilacet qe mungojne ne spitale

Të reja

Beqja:Ne buxhetin shtese asnje qindarke per ilacet qe mungojne ne spitale

15 Jul 2008    
Shqiptarët për ditë e më shumë po e kuptojnë që ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë. Ai është Kryeministri i vendit. I rrethuar me paaftësi dhe i zhytur në korrupsion, para shëndetit të shqiptarëve, ai vendos interesat e mbijetesës së çetës së tij dhe ushqen interesat e grupeve të errëta që i sillen rrotull. Edhe i famshmi buxhet suplementar nuk ka asnjë qindarkë për të garantuar furnizim normal me ilaçe, për të garantuar sterilitet në sallat e operacioneve apo për të garantuar furnizim me ujë të pijshëm në spitale.

Me ardhjen në pushtet, Kryeministri i vendit, u premtoi shqiptarëve shërbim shëndetësor të garantuar, cilësor dhe të ndershëm. Për gati 3 vjet, shqiptarët e lodhur nga 17 vjet tranzicion, janë detyruar të dëgjojnë premtimet boshe për reformim të shëndetësisë dhe për shmangie të konfliktit të interesit.

Sot, pas 1040 ditësh qeverisje, kemi një sistem shëndetësor jo formal, të pabarabartë, të padrejtë, të pabesueshëm dhe të pa administruar.

Sot, pas 1040 ditësh qeverisje, shëndetësia shqiptare:

- Nuk është në gjendje të parandalojë

- Nuk është në gjendje të diagnostikojë

- Nuk është në gjendje të kurojë

- Nuk është në gjendje as të rehabilitojë

- Nuk i realizon këtë funksione as në qendrën shëndetësore të fshatit, as në Qendrën Spitalore Universitare

Shqiptarët për ditë e më shumë po e kuptojnë që ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë. Ai është Kryeministri i vendit. I rrethuar me paaftësi dhe i zhytur në korrupsion, para shëndetit të shqiptarëve, ai vendos interesat e mbijetesës së çetës së tij dhe ushqen interesat e grupeve të errëta që i sillen rrotull. Edhe i famshmi buxhet suplementar nuk ka asnjë qindarkë për të garantuar furnizim normal me ilaçe, për të garantuar sterilitet në sallat e operacioneve apo për të garantuar furnizim me ujë të pijshëm në spitale.

Partia Socialiste angazhohet që me programin e ri të saj qeverisës “Të ringrejë besimin e tradhtuar.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm