Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Asambleja e Zgjeruar e Bashkisë Kavajë, prezantojnë platformat 4 kandidatët për drejtues partie të degës së PS

Të reja

Asambleja e Zgjeruar e Bashkisë Kavajë, prezantojnë platformat 4 kandidatët për drejtues partie të degës së PS

17 Jun 2022    

Partia Socialiste vijon dëgjesat publike për procesin e ri zgjedhor të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendor dhe takimi i radhës u zhvillua me Asamblenë e Zgjeruar në Bashkinë Kavajë, ku katër kandidatët e përzgjedhur për fazën finale: Marinela Alia, Shpend Barameta, Klodian Shehi, Neritan Bajaziti paraqitën platformat e tyre të kandidimit për drejtues lokal.

Komisioni i Posaçëm i mandatuar nga Kryesia e Partisë Socialiste i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj, drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Erion Veliaj, si dhe anëtarësia e partisë patën mundësi të njihen me platformat e 4 kandidatëve të përzgjedhur për fazën finale dhe tu drejtonin pyetje lidhur me qasjen e tyre për tërheqjen e elektoratit gri, strategjinë e tyre për procesin e digjitalizimit, mekanizmi që do të përmirësonin për të rritur shtrirjen e partisë në elektorat, etj.

Në nisje të takimit, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, njëherazi deputet i zonës, pasi u uroi suksesetë 4 kandidatëve, e cilësoi procesin tepër të rëndësishëm për sfidën elektorale të radhës, e cila do të fitohet fal kontributit të gjithësecilit, frymës së ekipit dhe komunikimit të duhur mes strukturave. Xhafaj u shpreh se misioni më i rëndësishëm i të gjithëve duhet të jetë i bashkimit për të arritur fitoren e përbashkët, për të garantuar që në Kavajë do të vijojë puna dhe punët e mira për qytetarët kavajas.

Kandidatja e parë, Marinela Alia, me profesion punonjëse sociale, prej disa vitesh anëtare aktive partie dhe drejtuese e FGS Kavajë, gjatë prezantimit të platformës së saj e vuri theksin në nevojën e përbashkimit, por pa u limituar në emra të përveçëm, por në konceptin e punës së përditshme me frymë përbashkuese, duke i dhënë rëndësinë dhe peshën e duhur në vendimmarrje çdo anëtari. Piketa të tjera të prezantimit të saj, ajo veçoi: afrimin e të rinjve duke u dhënë zë në vendimmarrje dhe promovim të potencialit të tyre; garë e hapur dhe vendimmarrje transparente për çdo strukturë; krijimin e rrjetit më të madh të aktivizimit rinor; etj.

Kandidati i dytë, Neritan Bajaziti, ish-futbollist dhe tashmë drejtues i Shtëpisë së të Moshuarve Kavajë, prej disa vitesh anëtar i PS, e mbështeti platformën e saj në disa pika kryesore: nevoja për afrimin e kontributorëve dhe të pakënaqurve sepse në politikë, ashtu sikurse edhe në sport, rëndësi ka skuadra e fortë; brenda 100 ditëve të para përfundimi i listës së plotë të anëtarësisë; ristrukturimi i OS duke shmangur fiktivitetin e tyre, duke çuar në mosangazhimin e duhur në fushatë; zgjedhja e bashkëkryetareve në OS që mungojnë; qasje sa më të hapur dhe përfshirëse për të rinjtë; forcimi i kapaciteteve të FGS, etj.

Kandidati i tretë, Klodian Shehi, anëtar partie prej 3 dekadash, gjatë paraqitjes së platformës së tij vendosi si pika kyçe: hapjen e zyrave të partisë çdo ditëpër të qenë një derë e hapur edhe për komunitetin; forcimi i mëtejshëm i ekipit të FRESH; përfshirja dhe vëmendja e kujdesshme për angazhimin e vajzave dhe grave në struktura dhe vendimmarrje, etj.

Kandidati i katërt, Shpend Barameta, prej vitesh anëtar aktiv partie, gjatë prezantimit të platformës së tij e vuri theksin tek nevoja e bashkimit, duke mls synjar vetëm bashkëpunim të frytshëm të struktura ekzistuese, por hapjen e partisë e të rinjve e të rejave, aktivizimin e çdo anëtari apo simpatizanti që për arsye të ndryshme mund të jetë larguar; fuqizimi i mëtejshëm i strukturave bazë; mbështetja e FGS dhe FRESH duhet të jenë dy armë të forta për të shtuar anëtarësimet e reha, të cilat nuk duhen konsideruar si statistikë numrash, por si rivitalizim, ngritje kauzash me qëllim krijimin e një fryme të përbashkët; dixhitalizimi i të dhënave dhe krijimi i një databaze reale mbi të cilën të përditësohen të dhënat periodikisht; ngritja e një rrjeti për komunikimin publik për të ndikuar në maksimizimin e votës dhe tërhequr vëmendjen e personave që nuk janë pjesë e asnjë grupimi politik, etj.

Në përfundim të takimit, Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, theksoi se procesi i nisur nga PS tregon se është një parti e hapur, që i pranon të gjithë, që rigjenerohet dhe bëhet më e fortë. Klosi theksoi se fal ambicies së drejtuesit politik të qarkut, në Kavajë do të bëhet një punë e jashtëzakonshme, duke punuar shtëpi më shtëpi, në çdo lagje dhe qendër votimi, çdo OS, për të pasur mundësi të përfshihen të gjithë brenda garës elektorale, pasi gara realisht kërkon që PS të vijojë të ndihmojë qytetin e Kavajës të zhvillohet, pasi është një parti, e cila kontribuon në zhvillimin e vendit.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm