ANGAZHIMI YNË: Shqipëria një prej destinacioneve turistike në Ballkan dhe pjesë integrale e ofertës turistike mesdhetare
ZOTIMET TONA
- Turizmi, një prej tre shtyllave kryesore të ekonomisë kombëtare.
- Zhvillim i një industrie të qëndrueshme turistike.
- Themelim i trekëndëshit që na jep avantazh konkurues: trashëgimi kulturore, peisazh natyror dhe mikpritje shqiptare.
- Mbështetje në këtë trekëndësh për ndërtimin e ofertës turistike “Made in Albania”.
- Krijim i një oferte tërheqëse që nuk përqëndrohet në muajt e verës, por përfshin të gjithë vitin.
- Fushatë informimi dhe promovimi për ofertën turistike gjithëvjetore.
- Zhvillim i turizmit shqiptar mbështetur në 10 pole.
- Përqëndrim i energjive projektuese, investuese, bashkëpunuese dhe promovuese në 10 polet e zhvillimit të turizmit.
- Krijim i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, përgjegjëse për planifikimin hapsinor dhe mbrojtjen e territorit të bregdetit.
- Në bashkërendim me Kosovën, mundësojmë ofertë turistike mbarëshqiptare, duke përfshirë në një rrjet të gjitha burimet turistike të hapsirave shqiptare.
- Miratim i Masterplanit Kombëtar për Zhvillimin e Turizmit, i cili duhet të orientojë çdo investitor potencial shqiptar apo të huaj.
- Masterplani Kombëtar për Zhvillimin e Turizmit do të ndërveprojë aktivisht me Planin e Përgjithshëm Kombëtar që në fazën e hartimit.
- Pajisje e zonave turistike me studime dhe plane afatgjata zhvillimi të qëndrueshëm, brenda vitit të parë të qeverisjes.
- Implementim i një studimi të integruar për zhvillimin e bregdetit të jugut dhe i një strategjie për konsolidimin dhe densifikimin e zonave turistike.
- Rishikim i barrës fiskale mbi njësitë akomoduese, me qëllim uljen dhe përafrimin e saj me vendet e tjera të rajonit.
- Nxitje shkollimit profesional turistik.
- Krijim i zërave të veçantë dhe progresivë në buxhetin e shtetit për investime në infrastrukturën turistike.
Harmonizim i aktiviteteve kulturore me ofertën turistike gjithëvjetore.