ANGAZHIMI YNË: Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si faktor thelbësor i integrimit në BE, bazë për turizmin kulturor, asset i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe burim i paçmuar studimi shkencor
ZOTIMET TONA:
- Reformim i institucioneve të menaxhimit të trashëgimisë kulturore duke sjellë një frymë bashkëkohore në menaxhimin, mbrojtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
- Krijim i një legjislacioni modern për ruajtjen e qendrave, monumenteve dhe peizazheve historike si pjesë e rëndësishme e integritetit të monumenteve kulturore.
- Adoptim i politikave për përfshirjen e komuniteteve që banojnë pranë apo kanë interes të drejtpërdrejt në qendrat e trashëgimisë dhe në mirëmenaxhimin e tyre.
- Rritje e ndërgjegjësimit të të rinjve për vlerat historike dhe trashëgiminë kulturore përmes futjes në të tria ciklet e sistemit arsimor të aktiviteteve ekstra- kurrikulare.
- Ristrukturim i skemës së institucioneve të restaurimit, gërmimit dhe katalogimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore në përputhje me standardet e kërkuara nga UNESCO, KE, ICOMOS, ICROM etj.
- Nxitja e kërkimit të thelluar shkencor në fushën e trashëgimisë dhe përfundimi i katalogimit informatik dhe digjital i të gjithë trashëgimisë kulturore.
- Mbështetje për hulumtim në fushën e artit, kulturës, kreativitetit dhe rolit të kulturës në kohezionin social dhe solidaritetin komunitar.
- Ristrukturim i institucioneve qendrore dhe krijim i një qendre të vetme menaxhimi të trashëgimisë kulturore me degë nëpër qarqe e qytete.
- Qendra e Menaxhimit të Trashëgimisë Kultutore do të fokusohet veçanërisht në:
- zhvillimin e potencialeve të reja të trashëgimisë
- konsultim e dialog për zhvillimin e trashëgimisë me banorët e pronarët e zonave përkatëse
- promovimin e trashëgimisë si komponent kyç i turizmit lokal
- Mbështetje financiare për listën e “Kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore” dhe për bartësit e traditave shpirtërore.
- Krijim dhe konsolidim i skemës së veprimtarisë folklorike kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Konsolidim i Shqipërisë si një vend i spikatur i promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në rajon e më gjerë.
- Krijimi i një Qendre Menaxhimi dhe Kërkimi Shkencor të Avancuar të Pasurive Nënujore, e cila promovon kërkime ndërdisiplinore.
- Qendra e Menaxhimit dhe Kërkimit Shkencor të Avancuar të Pasurive Nënujore si kontribuese në hartimin e legjislacionit në përputhje me konventat ndërkombëtare.
- Qendra Menaxhimi dhe Kërkimi Shkencor të Avancuar të Pasurive Nënujore si mbështetëse e edukimit në fushën e pasurive natyrore e kulturore.
- Hartim i udhëzuesit të Plan Zbatimit Rajonal për Ruatjen e Trashëgimisë Kulturore të Peisazheve historike në konsultim me komunat e zonës.
- Krijim i Fondit të Ruatjes së Trashëgimisë, duke ndjekur eksperiencën britanike që mundëson financimin e mbarështrimin e tij nga Llotaria Kombëtare.
- Identifikim, ruajtje, mbrojtje dhe promovim i trashëgimisë shpirtërore shqiptare në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
- Promovim i trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe i diversitetit kulturor, për rritjen e rolit të tyre dhe në funksion të turizmit kulturor.
- Krijim dhe menaxhim i projekteve me ndikim në fushën e trashëgimisë kulturore dhe ambientale, të lidhura ngushtë me komunitetet vendore.