ANGAZHIMI YNË: Qeverisje në mbështetje të fuqizimit të shoqërisë civile në vend përmes jetësimit të një partneriteti konkret, real dhe shumëplanësh
ZOTIMET TONA:
- Përmirësim i legjislacionit dhe masave financiare që rregullojnë veprimtarinë e OJF-ve, duke i konsideruar ato shërbëtore të interesit publik dhe jo atij vetjak.
- Lehtësim i aksesit të OJF-ve në qeverisje dhe përfshirje e tyre në vendimmarrje në lidhje me politikat sociale, ekonomike dhe legjislative.
- Asistencë ndaj këtij sektori për të rritur kapacitetet e tij në fushën e shërbimeve, të cilat ende nuk përballohen nga shteti.
- Ofrim i praktikave më të mira në shërbimet ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, romëve dhe grupeve të tjera në nevojë, në funksion të fuqizimit të këtij sektori.
- Realizim i një procesi të gjerë konsultativ me shoqërinë civile për nismat e reja ligjore, si dhe për monitorimin e vlerësimin e tyre.
- Përmirësim i informacionit për OJF-të nga institucionet shtetërore në funksion të bashkëpunimeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të planifikuara sipas fushës së veprimit dhe prioriteteve të çdo ministrie apo institucioni.
- Rritje e transparencës nga ana e institucioneve zyrtare, me anë të publikimit mundësive të bashkëpunimit dhe rregullave për aplikimin e organizatave në projekte të ndryshme.
- Rishikim i përbërjes së bordit të Agjencisë Shtetërore për Shoqërinë Civile, duke bërë të mundur pjesëmarrjen e emrave me integritet të përfaqësuesve të shoqërisë civile.
- Mbështetje organizatave jofitimprurëse që nxisin pjesëmarrjen e komunitetit në problemet e vendit, nismat për shërbimet sociale, mjedisin dhe luftën kundër korrupsionit.
- Krijim i mundësive që organizatat e shoqërisë civile të mund të aplikojnë për të mbuluar ato shpenzime, të cilat në asnjë rast nuk mbulohen nga burime të tjera.
- Zhvillim i kuadrit ligjor të OJF- ve, në mënyrë që të nxitet mbështetja e këtij sektori nga biznesi vendas, filantropia dhe shërbimet vullnetare.
- Zgjidhje e problemit të TVSH-së për organizatat, duke aplikuar zgjidhjet që janë bërë në rajon.
Iniciativa që garantojnë menaxhimin e fondit për shoqërinë civile nga një institucion i pavarur nga ekzekutivi dhe i miratuar nga parlamenti.