ANGAZHIMI YNË: Përfaqësim i vlerave dhe standardeve më të larta në shërbimin diplomatik
ZOTIMET TONA:
- Përfaqësim diplomatik i bazuar në:
- Patriotizëm – besnikëri ndaj Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar;
- Profesionalizëm – kryerje e detyrës me përgjegjëshmëri, efikasitet, standarde dhe zbatim i paanshëm i politikave, praktikave dhe direktivave;
- Meritokraci – respektimi dhe promovimi i karrierës në shërbimin diplomatik, gërshetuar me qarkullimin e diplomatit në mënyrë të paracaktuar, sipas parashikimeve të sanksionuara me ligj dhe praktikave më të mira ndërkombëtare;
- Integritet – Pastërti e figurës, shmangie e çdo konflikti interesi në ushtrimin e detyrës, kryerje e detyrës me korrektësi maksimale ndaj normave zyrtare, qytetare dhe demokratike;
- Përgjegjshmëri – angazhim maksimal dhe përkushtim në zbatim të detyrës për arritjen e misionit të shërbimit diplomatik dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit.
- Shërbim diplomatik i udhëhequr nga interesat kombëtare dhe jo ato partiake apo klienteliste.
- Riorganizim i Ministrisë së Punëve të Jashtme në përputhje me praktikat më të mira europiane duke marrë parasysh edhe zhvillimet dhe tendencat që kanë të bëjnë me:
- rritjen e rolit të komunitetit ndërkombëtar në çështjet e brendshme, që vjen paralelisht me proceset e integrimit euroatlantik;
- fuqizimin e aktorëve ndërkombëtare jo-shtetërorë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
- Rishikim i pranisë diplomatike në botë, në funksion të përmbushjes me efektivitet të prioriteteve të politikës sonë të jashtme, duke marrë parasysh faktorë si:
- përfaqësimin shqiptar për shqiptarët tek shqiptarët; fuqizim me përparësi i përfaqësive diplomatike në vendet ku jetojnë shqiptarë në masë të konsiderueshme;
- përfaqësimin e plotë; përfaqësitë si poste diplomatike të mirëfillta me staf funksional dhe që operojnë mbi kritere të qarta për koston dhe efektivitetin e tyre;
- përfaqësimin strategjik; përfaqësi në vende me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të përfaqësimin strategjik;
- përfaqësi në vende me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të konsiderueshme ekonomike dhe politike; hapje apo fuqizim i përfaqësive në “qendrat rajonale” ku gjenden zyrat qendrore të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, ose në vende ku gjenden një numër i madh ambasadash të vendeve të treta, me të cilat Shqipëria do të ruajë marrëdhëniet diplomatike, por nuk ka mundësi të vendosë ambasada.
- Rivlerësim dhe riorganizim i Konsujve të Nderit, duke angazhuar njerëz me potenciale ekonomike dhe financiare, sipërmarrës me kredenciale publike.
- Aktivizim i diplomacisë publike në shërbim të politikës së jashtme, për promovimin e potencialit shqiptar në mënyrë transparente, duke nxitur investimet e huaja.
- Përfaqësi diplomatike që krijojnë kushte për komunikim të vazhdueshëm me komunitetet shqiptare dhe bëhen mbrojtëse të interesave të tyre.