ANGAZHIMI YNË: Rikthim në familjen europiane të cilës i përkasim
“Tre shanse të humbura në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kurs përplasjeje me perëndimin dhe posaçërisht partnerin strategjik SHBA-të. Shpërthime primitive të nacionalizmit për qëllime të ngushta politike.
Mospërmbushje e angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO. Shqipëria e cilësuar si “regjim hibrid” nga raportet gjithnjë e më kritike të organizatave ndërkombëtare.”
Ky është bilanci i sotëm i qeverisjes së djathtë, përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare dhe imazhit të Shqipërisë në botë.
Ky bilanc është i papranueshëm. Këtë imazh e refuzojmë.
Ne do t’i kthejmë qeverisjes shqiptare, imazhit të vendit tonë dhe patriotizmit shqiptar dinjitetin që i takon.
Me përkushtim. Së bashku.
“Shqipëria e ndodhur kundrejt Evropësë, mundet shumë shpejt të hyjë në qytetëri e të përzjehetë me Evropënë.” (SAMI FRASHËRI)