ANGAZHIMI YNË: Anëtarësimi në NATO si përgjegjësi për konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rolit konstruktiv në rajon
ZOTIMET TONA:
- Plotësim i angazhimeve të papërmbushura që burojnë nga anëtarësimi në NATO.
- Kontribut, përmes forcave tona të armatosura, në misionet e NATO-s.
- Depolitizim dhe modernizim i Forcave të Armatosura.
- Mbështetje zgjerimit të Aleancës si kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin demokratik.
- Kontribut ushtarak në misione ndërkombëtare paqeruajtëse.
- Kontribut civil e diplomatik në ndërtimin e paqes në rajon e më gjerë.
- Respektim i angazhimeve për krijimin e një sistemi mbrojtës efektiv brenda strukturave të NATO-s.
- Rritje e gatishmërisë së Forcave të Armatosura në përputhje me kushtet dhe kërkesat bashkëkohore, duke u shërbyer interesave kombëtare dhe aleancës së NATO-s.
- Intensifikim i bashkëpunimit ushtarak me SHBA-të, vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe BE-së.
- Përkrahje çdo nisme që synon çarmatimin dhe kontrollin e armëve të shfarosjes në masë dhe forcimin e masave për sigurimin global të paqes.
- Garantim i statusit të ushtarakut dhe kontroll demokratik civil në Forcat e Armatosura.