ANGAZHIMI YNË: Dyfishim i masës së shpërblimit për të gjithë përfitimet e shërbimet ndaj veteranëve dhe zgjerim i spektrit të këtyre shërbimeve
ZOTIMET TONA:
- Të gjitha shërbimet publike për veteranët do të jenë falas dhe do të përballohen nga shteti.
- Zbatim i të gjitha detyrimeve që burojnë nga Statusi dhe Karta e Veteranit:
- Shpërblim mujor
- Kurim falas në institucionet shëndetësore publike
- Barna falas për sëmundjet kronike
- Udhëtim falas me mjetet e transportit urban publik
- Udhëtim interurban me mjetet e transportit publik me gjysmë çmimi
- Pushim në shtëpinë e pushimit të punonjësve dhe ushtarakëve
- Përjashtim nga të gjithë taksat e drejtpërdrejta
- Anullim i amendimit prej qeverisë së djathtë të Ligjit Nr. 8607, datë 24.04.2000 “Për Statusin e Dëshmorit të Atdheut”
- Buxheti i shtetit do të parashikojë shpenzimet e nevojshme për ruajtjen, restaurimin dhe mirëmbajtjen e simboleve të historisë së LANÇ, si muzetë, Varrezat e Dëshmorëve, monumentet, bustet, lapidarët, pllakat përkujtimore, etj.
- Respektim i emërtimeve të rrugëve dhe objekteve sociale, kulturore, ekonomike etj, që na rikujtojnë vlerat dhe historinë e LANÇ.
- Kremtim me nderimet e merituara të datave e ngjarjeve në periudha të ndryshme të historisë dhe Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ).
- Hartim i politikave të kujdesit ndaj veteranëve, në bashkëpunim me veteranët dhe përfaqësuesit e organizatës kombëtare të familjeve të dëshmorëve.