ANGAZHIMI YNË: Pensione dinjitoze për të nxjerrë të moshuarit nga varfëria
ZOTIMET TONA:
- Reformë në fushën e pensioneve, e përqendruar në konsolidimin e sistemit aktual të sigurimeve shoqërore.
- Reformë në fushën e pensioneve që kontribuon në zgjidhjen e problemit të papunësisë dhe informalitetit.
- Reformë në fushën e pensioneve që mbështet funksionimin e sistemit shumëkolonësh.
- Nxjerrje nga situata kritike e raportit midis kontribuesve dhe përfituesve të skemës së pensioneve; mbajtje e këtij raporti në nivele optimale jo më pak se 2:5-3:1.
- Vendosje e raportit optimal midis pensioneve minimale dhe maksimale, në korrelacion me raportin midis kontributeve minimale dhe maksimale.
- Sigurim i raportit optimal midis përfitimeve maksimale e minimale, në nivele të pranueshme 3:1.
- Ndryshim i mënyrës diskriminuese të llogaritjes së pensioneve, duke e lidhur më mirë me kontributet dhe llogaritur 1.3%-1.5% të pagës mesatare për çdo vit pune.
- Garantimi i një raporti optimal midis pagave dhe pensioneve, duke synuar një koeficent mesatar zëvendësimi jo më pak se 55%-60%.
- Ndërtim i skemave të veçanta të kontributeve dhe përfitimeve të kapitalizuara ose gjysmë të kapitalizuar të sigurimit për pensione sipas vjetërsisë në shërbim.
- Zgjidhje problemeve të zvarritura të pensioneve të ushtarakëve në lirim, policisë dhe shërbimit informativ.
- Ushtarakët e liruar përfitojnë pensionin e parashikuar me ligjin nr. 9418, dt. 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë.”
- Shfuqizim i të gjitha ligjeve, akteve normative, urdhëresave të qeverisë aktuale që janë në kundërshtim me ligjin “Për sigurimin shoqëror të ushtarakëve të forcave të Republikës së Shqipërisë.”
- Rishikim i të gjithë statuseve të ish-ushtarakëve me synim shmangien e ndërhyrjeve çekuilibruese në skemat e përfitimeve.
- Aplikim i pensionit social për të moshuarit mbi 75 vjeç, pa të ardhura ose me të ardhura të pakta, pavarësisht kontributit në skemë.
- Zgjidhje, brenda mandatit të pare qeverisës, të problemit të sigurimit të emigrantëve përmes:
- mundësimit të trajtimit të barabartë të emigrantëve shqiptarë me punëtorët vendas në shoqëritë pritëse;
- bashkimit të periudhave të sigurimit dhe transferimit të të drejtave të përfitimit;
- intesifikimit të bashkëpunimit dhe marrëveshjeve dypalëshe me vendet pritëse.
- Plotësim i të gjitha kushteve për ratifikimin e Kodit Europian të Sigurimeve Shoqërore (të Rishikuar).
Mbështetje funksionimit të sistemit shumëkolonësh të pensioneve duke nxitur, sidomos për brezin e ri, pjesëmarrjen edhe në skemat private, suplementare e vullnetare të pensioneve.