ANGAZHIMI YNË: Sistem elektro-energjetik efikas që ofron energji të vijueshme, të stabilizuar dhe me çmim të përballueshëm
ZOTIMET TONA
- Ulje e TVSH-së së energjisë elektrike në nivelin 6% për përdoruesit familjarë.
- Zbatim sa më i shpejtë i një Ligji për Energjinë.
- Verifikim i të gjitha lejeve konçesionare në fushën e energjisë.
- Anulim i lejeve konçesionare që janë marrë në kushtet e konfliktit të interesit dhe kanë kaluar të gjitha afatet e zbatimit të kontratave.
- Përjashtim nga tatim-fitimi, gjatë tre viteve të para të aktivitetit, i sipërmarrësve që angazhohen të zbatojnë me korrektësi lejet konçesionare.
- Krijimi i një mjedisi mbështetës për sipërmarrësit që zbatojnë me korrektësi lejet konçesionare, duke përmbushur të gjitha detyrimet ndaj shtetit.
- Reformim i metodologjisë së përcaktimit të tarifave.
- Energji elektrike me tarifë të reduktuar për familjet e varfra, në nevojë dhe me të ardhura të pakta.
- Investime në rrjetin e transmetimit në mbështetje të modelit tonë të ri ekonomik.
- Investime në rrjetin e transmetimit në përputhje me Planin e Përgjithshëm Kombëtar.
- Investime në rrjetin e transmetimit që sigurojnë edhe lidhjet e mjaftueshme me sistemin energjetik të Europës Juglindore.
Hartim i një politike të përbashkët energjetike me shtetin e Kosovës.