ANGAZHIMI YNË: Rehabilitim rrënjësor, mbrojtje dhe zhvillim i qëndrueshëm, integruar dhe përgjegjshëm i ambientit
ZOTIMET TONA:
- Ndalim i derdhjes së ujërave të zeza në dete, liqene dhe lumenj, duke ndërtuar impiantet e përpunimit të ujërave të zeza në të gjitha qendrat urbane të vendit.
- Ndalim i shfrytëzimit të lumenjve të tejpërdorur për nxjerrjen e inerteve dhe nxitjen e mundësive alternative.
- Rishikim i konçesioneve për shfrytëzimin e lumenjve dhe lejeve të ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël në zonat që mbrohen me ligj dhe ku vlera e tyre natyrore duhet mbrojtur.
- Informim i rregullt dhe i detajuar i publikut për cilësinë e ujërave të plazheve.
- Hartim në nivel kombëtar i kadastrës së burimeve dhe rezervave të ujit të pijshëm, si dhe hartim e zbatim i një plani masash për mbrojtjen e tyre.
- Hartim dhe zbatim i masterplaneve për furnizimin me ujë dhe rrjetin e kanalizimeve të shkarkimit të ujërave.
- Shfuqizim i menjëhershëm i ligjit për importimin e mbetjeve dhe plehrave.
- Ndërtim me ritme të përshpejtuara i fushave të depozitimit dhe përpunimit të mbeturinave, duke nisur që nga qytetet e mëdha e deri në nivel komunash.
- Eliminim sa më i shpejtë i vend-depozitimeve që janë buzë lumenjve.
- Përcaktim i vend-depozitimeve të përshtatshme për shumicën e qyteteve.
- Ndërhyrje emergjente për ndërprerjen e zjarreve në vendgrumbullime.
- Nxitje e përdorimit të lëndëve të para të gjeneruara në vend për industrinë ricikluese e përpunuese.
- Inkurajim reduktimit të mbetjeve nëpërmjet politikave fiskale e promovimit të politikave konsumatore miqësore me mjedisin.
- Ndërhyrje konkrete për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.
- Fushatë intensive për rritjen ndjeshmërisë ndaj ambientit dhe përfshirjen e brezave të rinj në mirëmenaxhimin dhe zhvillimin e tij.
- Vendosje e standardeve të rrepta për aktivitetet e ndërtimit.
- Përmirësim i monitorimit të cilësisë së ajrit.
- Shtim i sipërfaqeve të gjelbra në zonat urbane dhe përmirësim i pastrimit të pluhurit në këto zona përmes aplikimit të teknologjive të reja.
- Fushata të fuqishme me donatorë ndërkombëtarë për parandalimin e problemeve mjedisore që kërcënojnë shëndetin e banorëve dhe sensibilizimin e banorëve në këtë aspekt.
- Stimulim ekonomik i subjekteve private që kontribuojnë në mbrotjen e ambientit dhe nxitjen e ndjeshmërive ambientaliste.
- Koordinim dhe integrim i planeve të institucioneve shtetërore për mbrotjen e ambientit dhe edukimin e brezave të rinj me ndjeshmëri ndaj ambientit.
- Miratim i një pakete me akte nënligjore për kontrollin e gjuetisë.
- Ndalim i mbajtjes në gjendje robërie të kafshëve të egra.
- Futja e skemave për menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
- Hartim dhe aprovim i një ligji të ri për bimët mjekësore.
- Rikthejmë pyjet në mushkëri të Shqipërisë përmes:
- shtimit të sipërfaqes së mbjellë
- ndalimit efektiv të prerjes së pakontrolluar
- parandalimit efikas të djegieve stinore
- shmangies së shfrytëzimit ekstrem
- ringjallërimit të parqeve dhe zonave të mbrojtura
- Ngritje e një sistemi aktiv monitorimi për erozionin e tokës si në basenet lumore, ashtu dhe në bregdet.
- Rritje e sipërfaqeve të mbjella me bimësi dhe sistemim i zonave në rrezik rrëshqitjeje.
- Rritje e investimeve për mbrotjen nga erozioni.