ANGAZHIMI YNË: Farkëtim i një partneriteti të ri me biznesin e sipërmarrjen
ZOTIMET TONA:
- Heqje e taksës së biznesit të vogël për të lehtësuar gjendjen e vështirë ku gjendet ky biznes dhe të vetpunësuarit në Shqipëri.
- Tatimi i fitimit për biznesin e madh do të ketë vetëm një nivel dhe nuk do të ndryshojë në fund të vitit 2013. Shkalla e re tatimore do të vendoset në bashkëbisedim me sipërmarrjen, pasi të kemi provuar se kemi shmangur taksën e korrupsionit dhe taksën e kohës.
- Heqje e referencave aktuale në dogana e tatime.
- Garantim i parashikueshmërisë; asnjë ligj fiskal nuk do të ketë efekt të menjëhershëm pa i lënë kohë biznesit të përgatitet për ndryshimet.
- I japim fund gjobave të vendosura me kulturën e presionit dhe si mjet alternativ i mbledhjes së të ardhurave.
- Rimbursimin korrekt i TVSH-së duke rimodeluar të gjithë hallkat administrative.
- Thjeshtëzim real i procedurave tatimore.
- Fuqizim dhe shtrirje masive e shërbimit të asistencës së tatimpaguesve me qëllim rritjen e pajtimit të tyre me tatimet.
- Stabilizim i një administrate tatimore të qëndrueshme dhe profesionale me anë të krijimit të një Administrate të vetme Doganore dhe Tatimore.
- Përdorim i teknologjisë së informacionit për të gjitha llojet e tatimeve dhe taksave në vend.
- Konsultim me komunitetin e biznesit dhe angazhim i këtij komuniteti në të gjitha reformat e administrimit tatimor.
- Rikthim i Komunitetit Konsultativ të Biznesit dhe shoqatave përfaqësuese të tij në një partner real në konsulencë dhe vendimmarrje.
- Ristrukturim i Këshillit Kombëtar të Biznesit.
- Partneritet publik-privat i mbështetur e Partneritet publik-privat i mbështetur e promovuar me objektiv të qartë të dobishmërisë publike, legjislacion inkurajues e transparencë.
- Kontrata të qarta me sipërmarrësit dhe eliminim i të gjithë mundësive për shantazhimin e tyre nga administrata e pushteti.
- Hartim i Planit të Përgjithshëm Kombëtar dhe ngritje e Kadastrës Shumëqëllimëshe si instrumente themelore për orientimin e investimeve.
- Agjendë katërvjeçare e mbështetur në dialog e bashkëpunim për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre dhe krijimin e një klime lehtësuese për bizneset.