ANGAZHIMI YNË: Politika parandaluese, aktive dhe efikase për reduktimin e varfërisë dhe të përjashtimit social
ZOTIMET TONA:
- Zëvendësim i Programit të Ndihmës Ekonomike me Programin e Riintegrimit Social.
- Ndihma ekonomike nuk do të jetë lëmoshë, por mbështetje për riintegrim.
- Ndërtim i një sistemi të personalizuar të shërbimeve sociale, duke vendosur në qendër nevojat e individit.
- Përcaktim i masës së pagesës nga Programi i Riintegrimit Social për individë dhe jo për familje.
- Masa e pagesës nga Programi i Riintegrimit Social do të synojë kapërcimin e vijës së varfërisë.
- Lehtësi, shërbime ndihmëse dhe së paku një ofertë për të rihyrë në tregun e punës, përfituesve të pagesës nga Programi i Riintegrimit Social në qytet, brenda vitit të parë të qeverisjes.
- Programi i Riintegrimit në zonat rurale do të zëvendësojë pagesat e Ndihmës Ekonomike me programin “Punë në Vend të Asistencës”.
- Punë për përfituesit e Programit të Riintegrimit Social, nga punë apo shërbime pranë komuniteteve të tyre, njësitë e qeverisjes vendore apo projekte të qeverisjes qendrore.
- Informatizim i të dhënave të Programit të Riintegrimit Social dhe pagesës së përfitimeve.
- Krijim i Fondit Kombëtar për Shërbimet Sociale dhe Fondeve Rajonale për Shërbimet Sociale si pjesë e Fondit Social.
- Fondi Social si vëmendje e veçantë dhe sigurim i burimeve të nevojshme për grupet më të rrezikuara nga përjashtimi.
- Përllogaritje me shpejtësi e minimumit jetik, si hapi i parë i rëndësishëm për të luftuar varfërinë dhe krijuar mundësi integrimi kategorive në nevojë.
- Paga minimale do të garantohet mbi minimumin jetik të indeksuar me shtrenjtimin e shportës së ushqimeve dhe mallrave të domosdoshme.
- Kontroll dhe ulje e informalitetit në tregun e punës me qëllim nxjerrjen nga programet sociale të përfituesve abuzivë.
- Kontroll dhe ulje e informalitetit në tregun e punës me synim rivendosjen e fondeve për familje realisht të varfra.
- Shërbime falas në shtëpi për të gjithë të moshuarit mbi 75 vjeç me nevoja të veçanta.
- Mbështetje me pagesa, në nivelin e pagës minimale, për të gjithë kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.
- Garantim i pagesës së sigurimeve të detyrueshme shoqërore për të gjithë kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.
- Rishikim i sistemit të vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuar.
- Kalim drejt modelit të klasifikimit të funksioneve të aftësisë së kufizuar dhe shëndetit mbi bazën e Manualit Ndërkombëtar Europian dhe konventave të OKB për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
- Rritje e aksesit të Personave me Aftësi të Kufizuar në punësim e formim profesional.
- Rishikim, në bashkëpunim me shoqatatat përfaqësuese, i legjislacionit për statuset e grupeve të Personave me Aftësi të Kufizuar.
- Vendosje në kushte të barabarta përfitimi e shërbimesh, në përputhje me shkallëzimin e rëndesës së sëmundjes dhe nevojat për shërbime, punësim e riintegrim i Personave me Aftësi të Kufizuar.
- Anulim i ndryshimeve ligjore që ka imponuar maxhoranca qeverisëse, të cilat kanë sjelle kufizimin e të drejtave ekonomike e sociale të Personave me Aftësi të Kufizuar.
- Zgjidhje problemit të regjistrimit të fëmijëve romë.
- Ndalim i formave të këqija të punës së fëmijëve romë dhe egjiptianë.
- Përgjysmim i shkallës së analfabetizmit dhe trefishim i fondeve për formimin profesional të të rinjve romë dhe egjiptianë.
- Krijim i Fondit për Strehim të Përballueshëm, të administruar nga një organizëm i posaçëm në përputhje me politikat sociale dhe nevojat e popullsisë për strehim.
- Fondi për Strehim të Përballueshëm do t’u japë përparësi familjeve të varfëra, familjeve të reja dhe grave kryefamiljare.
- Krijim pranë organeve të qeverisjes vendore i Regjistrit Kombëtar të Qeradhënësve dhe Qeramarrësve.
- Regjistri Kombëtar i Qeradhënësve dhe Qeramarrësve, një mjet për të lehtësuar qeramarrësit në nevojë dhe qeradhënësit.
- Legalizim dhe kapitalizim i banesave ekzistuese të ndërtuara në mënyrë informale.
- Mbështetje urbanizimit dhe integrimit të komuniteteve të të ardhurve në jetën ekonomike e sociale të qyteteve dhe shërbime cilësore ndaj tyre.
- Nxitje krijimit të ndërrmarjeve sociale nëpërmjet miratimit të një legjislacioni të ri mbi biznesin social.
- Përcaktim real i nevojave të popullsisë për ndihmë e shërbime mbi bazën e një shporte sa më realiste, duke harmonizuar nevojat, mundësitë dhe burimet.
- Rivlerësim i të ardhurave nga prona, toka, bujqësia dhe blegtoria për riaktivizimin e aseteve në fshat.
- Rivlerësim i faktorëve që ndikojnë në ashpërsinë dhe thellësinë e varfërisë.