ANGAZHIMI YNË: Deficit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikave tona të përgjegjëshme fiskale
ZOTIMET TONA:
- Krijim i një programi që synon uljen graduale të borxhit nëpërmjet kontrollit të rreptë të deficitit fiskal, në bashkëpunim të ngushtë me FMN dhe BB.
- Borxh publik në parametra të kontrollueshme dhe jo barrë për brezat e ardhshëm.
- Borxh publik në parametra të përshtatshme për ritme pozitive të rritjes dhe strukturë ekonomike të vendit.
- Politika fiskale që sigurojnë burime financiare gjithnjë në rritje, duke siguruar funksionimin e shtetit në përputhje me proceset integruese.
- Hapa serioze për shlyerjen e pjesës më të shtrenjtë të borxhit ekzistues.
- Shtet që shpenzon paratë me efikasitet dhe efektivitet.
- Politika fiskale që prodhojnë më shumë qëndrueshmëri fiskale.
- Rritje e të ardhurave buxhetore nëpërmjet mirë-administrimit fiskal dhe uljes së evazionit fiskal.
- Rritje e të ardhurave buxhetore pa u bazuar në rritjen e nivelit të taksave.
- Mundësim i një frymëmarrjeje më të madhe për shpenzimet produktive dhe investimet që sjellin punësim dhe rritje ekonomike.
- Përmirësim i menaxhimit të shpenzimeve publike me synim minimizimin e shpenzimeve joproduktive.
Mbikëqyrje e tregut financiar nga një institucion me autoritet të fortë për mbikëqyrjen e gjithë institucioneve financiare, bankare dhe jo bankare.