Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Partia Socialiste është një forcë politike progresiste dhe solidare!

Fjalime

Partia Socialiste është një forcë politike progresiste dhe solidare!

28 Feb 2020    

Fjala e deputetes Milva Ekonomi në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste:

Të dashura mikesha,

Të dashur miq,

Të dashur miq zonja dhe zonjusha që iu bashkuat Partisë Socialiste sepse besoni që është një forcë progresiste. Unë dua t’ju them të besoni dhe diçka tjetër që Partia Socialiste është një forcë politike shumë solidare.

Para se të merrja fjalën në Kongres po mendoja diçka të rëndësishme që është nëna, babai, gjyshi, gjyshja, dashuria e madhe që ne shkëmbejmë me njëri-tjetrin dhe pastaj e lidha këtë me faktin që: po ne çfarë u japim atyre?

Dua të ndaj me ju disa gjëra të rëndësishme që ka bërë Partia Socialiste në këto vite.

Kemi qenë të ndërgjegjshëm që në Shqipëri po ndodh një fenomen demografik, popullsia po plaket dhe mosha mesatare e shqiptarëve po rritet. Kjo ka sjellë që në grupmoshën e shqiptarëve të ketë më shumë të vjetër sesa kishte tetë vjet më parë.

Duke pasur parasysh këtë fakt Partia Socialiste ka kuptuar se këta të moshuar kanë nevojë për ndihmë dhe ndihma kryesore është ajo shëndetësore.

Ju dëgjuat sot nga Ogerta se sa shumë ndryshime ka pësuar Shqipëria në sistemin shëndetësor.

Unë dua tju them sot se sa shumë ndihmë u ka dhënë ajo të moshuarve.

Një pjesë e madhe e të moshuarve kalojnë atë që quhet kontrolli bazë i shëndetit dhe janë rreth 118 mijë individë të moshës së tretë që marrin këtë shërbim ku pjesa më e madhe janë gra.

Ka edhe të sëmurë kronikë midis të vjetërve të cilët kanë nevojë për barna të rimbursueshme. Këtë ne ja ofrojmë përmes sistemit tonë shëndetësor.

Janë rreth 167 mijë individë të moshës së tretë që marrin shërbime, shtrohen në spitale.

A e dini ju që vjet ne kemi ofruar një shërbim të kualifikuar për moshën e tretë? Dhënia e lenteve të syrit falas është një shërbim që ofrohet për moshën e tretë. Kanë përfituar rreth 3000 individë të moshës së tretë.

Mirënjohja dhe dashuria që ne tregojmë në çdo rast për moshën e tretë nuk mjafton kurrë sepse ne e dimë se sa shuë ato kanë bërë për ne. Sa shumë e kanë dashur punën, janë përpjekur, kanë sakrifikuar veten dhe e kanë bërë këtë gjë pa u ndjerë.

 

Një gjë e rëndësishme që ne kemi ndërmarrë ka qenë reforma në sistemin e pensioneve.

Në fakt është meritë e kryeministrit, z. Rama, i cili e nisi reformën me besimin se do gjenin zgjidhje shumë gjëra të rëndësishme.

E para, pensioni për të gjithë pensionistët të sigurohej duke ulur një deficit që ishte rritur ndër vite.

E dyta, në këtë masë pensioni që njerëzit marrin ka edhe disa njerëz të moshës së tretë të cilët për arsye të ndryshme jetësore nuk kanë mundur dot të kontribuojnë për sigurimet shoqërore. Prandaj ata kanë nevojë t’u vendoset një pension social. Dhe kështu u bë, u vendos pensioni social për gratë dhe burrat mbi 70 vjeç. Ky ishte një hap i madh përpara.

Nuk ka më mos-kryrje pagesash në kontributet shoqërore. Sot Ministria e Financave ndjek nga afër çdo hap që kontributi i sigurimeve shoqërore të shkojë në system.

A e dini ju që ne presim çdo vit në sistemin e pensioneve 38 mijë njerëz? Për këto 38 mijë njerëz kemi shërbimet online. Kjo u jep mundësinë pensionistëve të fillojnë dhe aplikojnë me lehtësi që të mos kenë vonesa në marrjen e pagesës.

A e dini ju që ne kemi një platformë që quhet Shqipëriaqëduam.al? Kanë qenë 41 mijë pensionistë të cilëve u është mohuar  e drejta e marrjes së pagesës siç duhet, por falë platformës ata e kanë marrë këtë pagesë.

Unë dua t’ju them se  ekziston edhe një mundësi tjetër për të gjithë ata që janë të shkolluar dhe kanë dhënë kontribut të pandërprerë në vite në sistemin e sigurimeve shoqërore. Ne kemi mundësuar një pension me “tavan të hapur”.

Demografia në vendin tonë ka qenë shumë e lëvizshme. Shumë shqiptarë kanë shkuar të punojnë edhe jashtë Shqipërisë. Një përpjekje e vazhdueshme bëhet që ata të cilët janë në moshën e tretë të kenë një dinjitet përsa i takon marrjes së pensionit në Shqipëri nga vendet ku ato kanë punuar.

Deri më sot ne duhet të jemi ballë-lartë sepse janë 7 vende në paketën e shkëmbimit të pensioneve. Kjo është një arritje shumë e madhe e qeverisë socialiste.

Ne mendojmë se profesionet e vështira kanë nevojë për suplement për pensionet që marrin. Po ti referohemi të dhënave sot janë 23 mijë individë që përfitojnë pensione suplementare kjo gjithashtu është një arritje.

Jemi të ndërgjegjshëm që duhen pensione më të larta, duhen dhe bonuse më të larta për vitin e ri, duhen dhe rroga më të larta.

Në përpjekjen tonë për të qenë afër moshës së tretë unë besoj se ju kujtoni se sa bukur është të shohësh në qendrat e rekreacionit të rinj dhe të moshuar që janë së bashku.

Është një frymë shumë e mirë solidariteti që vjen falë rilindjes urbane. Në çdo qytet ku rilindja urbane është shtrirë gëzimi më i madh është kur sheh këto dy grup-mosha që rrinë bashkë.

Të dashura zonja,

Të dashura mike,

Të dashur miq që jeni këtu në sallë,

Unë besoj se e gjithë vëmendja jonë për moshën e tretë duhet shtuar. Duhet bërë shumë punë në komunitet për ti dhënë atyre shërbimet që meritojnë për qendrat e integruara sociale dhe shëndetësore duke i bërë ata të ndjehen pjesë e komnitetit.

Ka shumë gjëra që ne mund ti bëjmë së bashku dhe energjia e kësaj salle do na e mundësojë këtë.

Faleminderit që jeni sot këtu!

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm