Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Partia Socialiste është forca e pakonkurueshme në vend për mbështetjen që ju jep vajzave dhe grave!

Fjalime

Partia Socialiste është forca e pakonkurueshme në vend për mbështetjen që ju jep vajzave dhe grave!

28 Feb 2020    

Fjala e Sekretares së Burimeve Njerëzore në Partinë Socialiste, Lindita Nikolla në Kongresin Zgjedhor 2020:

Në cilësinë e sekretares së burimeve njerëzore dhe me mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm në fund-tetorin e shkuar ne shpallëm nismën edhe Një edhe një që përkoi edhe me një hap tjetër të përfaqësimit të gruas në atë të bashkëdrejtimit të OS nga një burrë dhe një grua.

559 vajza dhe gra të zgjedhura në komunitete si këshilltare bashkiake u angazhuan të bënin të mundur që të tjera vajza dhe gra ti bashkoheshin PS.

Por Edhe1 edhe1  dhe  në katër muaj  rrjeti ynë është rritur 4,5 here.

Sot jemi mbi 3 mije vajza dhe gra pasi edhe 2507 vajza dhe gra nga veriu në jug, nga fshati dhe qyteti, te punwsuara ose jo sot janë bashkë me ne anëtare të PS.

Ne i raportojmë kongresit se nisma edhe 1 edhe 1 e rriti me gati 10 % numrin e AP me të tjera vajza e gra që vijnë nga shumë profile 30 %nga mësuesia, 17 % ekonomiste, 14 % mjeke dhe infermiere etj.

Vlen të theksojmë se 33 % jane vajza dhe gra nen 30 vjec ose 55% e tyre janw  nen 40 vjec.

Faleminderit keshilltareve, zvkryetareve te bashkive dhe deputeteve te PS që tejkaluan pritshmëritë shtuar këtu dhe situatën e vështirë me tërmetin e 26 nëntorit. 

Sot në këtë sallë janë edhe anëtaret e reja të PS.

Kam menduar jo pak se cili do të ish mesazhi im per ju.

Që PS është forca e pakonkurueshme në vend për mbështetjen që ju jep vajzave dhe grave këtë ju e dini.

Sot 50% e përfaqësuesve në këshillat bashkiakë të vendit janë gra standard që e vendosi i pari Edi rama në bashkinë e tiranës, 50% e anëtarëve të kabinetit jnaë gra, 47% e zëvendësministrave, 40% e institucioneve qendrore dhe 45% e drejtorive të Përgjithshme drejtohen nga gra.

Që Edi Rama është lideri që në bashki, parti e qeveri ka vendosur standarde të larta përfaqësimi për gratë edhe këtë ju e dini.

Se cfarë qeverisja ka bërë për të përmirësuar jetën e vajzave dhe grave do të flasin edhe përfaqësuesit e qeverisë.

Ndaj zgjodha tju flas   për një këndvështrim personal të udhëtimit tim në PS.

Kishin dhe për mua vlerën e shembullit pozitiv të gjithë ato figura zonja të PS që nga themelimi i saj dhe për të cilat emër për emër unë do të doja një duartrokitje te fortë mirënjohjeje.

PS ka besuar dhe investuar tek gratë, edhe tek unë.

Ndaj dhe une si të gjitha ne gratë që jemi në nivele të larta të përfaqësimit  pyesim vehten.

Cfarë kam bërë që politika, qeverisja të jetë më e mirë, më e hapur edhe pwr gra të tjera si unë?

Pse duhet të besojnë tek gratë njerëzit kur zgjedhin.

Iu bashkova PS ne vitin 2003 si këshilltare në Minibashkinë 1.  Më pas organizata ku bëja pjesë më zgjodhi në krye të saj. Detyra e këshilltares më dha mundësi që të njihesha me hallet dhe shqetësimet e komunitetit.

Ndërkohë punoja në arsim dhe drejtoja një gjimnaz në TR që vlerësohej nga të gjitha inspektimet.

Në 2007 PS më besoi të kandidoja si kryeminibashkiake në komunitetin tim. Garë të cilën e fituam.

Ishim në opozitë dhe ato 4 vite kanë qenë një shkollë më vete puna me Edi Ramën Kryetar Bashkie. Doja me patjetër te permbushja besimin e PS dhe komunitetit që midis një burri dhe një gruaje zgjodhi ketë të fundit.

Mësova shumë nga shërbimi ndaj qytetarëve. E ktheva në standard komunikimin dhe dëgjimin me njerëzit e komunitetit pa bërë dallime. Mora vendime dhe realizuam  projekte për komunitetin tim që pa angazhimin në politikë nuk do të kisha kurrë mundësinë t’i bëja. Bashkë me Edi Ramën aplikuam buxhetimin gjinor dhe shumë projekte sociale në ndihmë të grave.

Me fitoren e 2013. Unë isha një nga deputetet e Tiranës.

Kryeministri i beson detyrën e Ministres së arsimit një ish mësueseje pa tituj e grada. U paragjykova që në krye të herës, por ky paragjykim qe dhe një arsye më shumë për të punuar me mish e me shpirt me gjithë mësuesit e Shqipërisë, pedagogët po ashtu,  për të ndërmarrë një reformë sistemike në arsim.

Sot nuk ka hendeqe gjinore në arsimin e detyrueshëm dhe cdo ditë e më shumë po ngushtohet dhe hendeku gjinor në arsimin e mesëm. Sot, ka shumë më shumë vajza sesa djem që ndjekin arsimin e lartë përmes një sistemi të ri të meritës të hyrjes në universitet. Sot mësueset hyjnë në punë me meritë dhe nuk nëpërkëmben politikisht.

3 lendë në 6 orë sot është një realitet  në cdo klasë e shkollë të shqipërisë i mirëpritur nga mësuesit, nxënësit e prindët. Ai është një projekt i ardhur nga një grup nënash dhe mësuesish të cilin e zbatova pa asnjë hezitim, sepse besoja fort tek prirja për të ndërtuar procese që cojnë tek rezultati i qëndrueshëm duke dëgjuar shumë dhe mos devijuar asnjë grimë vendimin e marrë bashkarisht.

 

Të dashura kolege

Përshkrova shumë pak nga ky rrugëtim që mund të jetë edhe i juaji.

Nuk thashë dhe nuk dua të them asnjë fjalë për vështirësitë, baltën e poshtërsitë që të godasin pamëshirë. Nuk e kisha menduar kurrë në jetë se durimi mund të cekte të tilla limite, po ja edhe kjo është një vlerë që ja njoh angazhimit politik.

Nuk flas për baltën, sepse frigohem se mos kthehet ne barrierën e parë për të pamundësuar të tjera gra dhe vajza për të qenë pjesë e politikës.

Por ndërkohë kurrë në asnjë rast kundërpërgjigjia nuk ka qenë dhe nuk do të jetë me të njëjtën monedhë.

Ne kemi respekt për cdo grua që investohet në politikë. Dhe e kam fjalën në cdo parti  sepse besojmë se më e mirë behet politika.

Por nuk ka tradhëti më të madhe që i bëhet misionit dhe kauzës sonë nga dhuna verbale e vulgariteti qe vjen nga gra të politikës si rasti edhe i këtyre ditëve të fundit ndaj ministreve në detyrë.

Edhe pse sfida e suksesit në politikë nuk njeh gjini. Është bukur të shërbesh me vlera.

Unë ende vijoj të jem në borxh me PS, me gra e burra që besuan tek unë dhe gjithmonë do vijoj të pyes veten cfarë mund të bëj më shumë për të tjera gra e vajza, por lejomëni që falë këtij rrugëtimi nga kryetare OS në anëtare kryesie, kryeminibashkiake e deputete, nga mësuese, drejtore gjimnazi e ministre arsimi ta përmbyll këtë rrëfim: Do keni suksese e dështime, do të ngriheni e riktheheni ku ishit, por asnjeherë mos e vini në dyshim:

Butësia nuk kompromenton vendosmërinë, thjeshtësia nuk zhbën autoritetin, dhembshuria nuk devijon vendimmarrjen. Ato janë celësi që e bëjnë më të bukur politikën dhe shërbejnë si shembull për të tjera gra dhe vajza në organizatat tona socialiste.  Mireserdhët!

Të gjitha bashkë do të ngremë zërin për problemet, do të themi të vërtetat, do të  bashkëpunojmë me burrat, por dhe do të  përballemi.

Do të bëjmë gjithcka mundemi me PS dhe Edi Ramën për Shqipërinë e fëmijëve tanë!

Dhe tani do të ftoja një kolege të vyer që kur isha këshilltare më trajnonte se si duhet të fuqizoheshim për të shrbyer me mirë burrave dhe grave në komunitetin tonë.

Nje aktiviste e vijës së parë për cështjet gjinore, një ministre të suksesshme dhe deputete te nderuar znj. Eglantina Gjermeni.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm