Partia Socialiste e ShqipërisëFjalime › Gjermeni: Unë besoj te ndryshimi dhe transformimi i shoqërisë nga gratë

Fjalime

Gjermeni: Unë besoj te ndryshimi dhe transformimi i shoqërisë nga gratë

04 Jun 2016    
I nderuar Z. Kryeministër,

Të nderuara zonja, kolege dhe miq të Forumit të Gruas Socialiste,

Kam kënaqësi të vecantë të flas sot, për një cështje që e kam fort për zemër edhe që për më tepër na prek të gjithëve ne, gra dhe burra, të rinj e të moshuar, të gjithë shoqërinë.

Disa vite më parë, nisma për 50 për qind e grave në listat zgjedhore parlamentare, do të dukej si një utopi dhe reagimet kundra do të ishin shumë të forta. Të gjithë do të ishim skeptikë në atë kohë, edhe unë vetë, duke marrë në konsideratë mentalitetin dhe kulturën tonë e shumë faktorë të tjerë ekonomikë e socialë. Megjithëse,  besoja dhe besoj fort në përfshirjen e balancuar të grave dhe burrave në vendimmarrje, përsëri disa vite më parë nuk do ta besoja se do ndodhte në 2016.

Në fakt, kjo nismë e sotme e ka zanfillën herët, tek të gjitha përpjekjet që gratë në Shqipëri kanë bërë në vite, duke përfshirë gratë në politikë, në shoqëri civile, në universitete, në media, në sipërmarrje.

Pikërisht për të përfaqësuar më mirë edhe më fort gratë dhe vajzat, nevojat dhe interesat e tyre, kemi marrë një nismë historike jo vetëm për gratë, por për gjithë  shoqërinë shqiptare.  Përvoja e vendeve të ndryshme ka treguar se pjesëmarrja e grave në politikëbërje kontribuon në një vëmendje më të madhe ndaj çështjev, që shqetësojnë gratë edhe burrat në komunitet, si dhe në hartimin e politikave miqësore ndaj familjeve dhe fëmijëve.

Jam e bindur se, të gjitha kemi çfarw të tregojmë, jo vetëm për mbështetjen edhe promovimin e grave dhe vajzave gjatë punës tonë, por edhe politikat, programet apo projektet konkrete, me të cilat mbështesim gratë edhe vajzat, si pjesë e komuniteteve tona.

Te nderuara,

Unë besoj te ndryshimi dhe transformimi i shoqërisë nga gratë.

Sot kam fatin të jem pjesë e një qeverie, në të cilën jemi tetë ministre gra, për herë të parë në Shqipëri, në rajon dhe shumë më tepër se sa edhe në vende të zhvilluara.

Për hir të backgroundit tim, por edhe të përvojës, nuk i shoh gjërat vetëm të shprehura në numra, për mua statistikat jane vetëm nje tregues, jo pak i rëndësishëm. Grave ju janë besuar nga kryeministri Rama, portofole të rëndësishme, jo tradicionale. Pjesëmarrja e grave eshtë më e lartë në parlament, në qeveri në institucione të rëndësishme, të gjitha këto janë shenja të një emancipimi dhe demokracie ku përfaqësimi është komponent i rëndësishëm.

Jemi të bindur që, rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje është një hap i rëndësishëm për të gjithë ne, por hapa të tjerë po kaq të rëndësishëm janë politikat dhe reformat të ndjeshme gjinore, të cilat do të sigurojnë një plotësim më të mirë të nevojave të grave dhe burrave në shoqëri dhe për më tepër një zhvillim të qëndrueshëm edhe gjithëpërfshirës. Kjo është sfida e radhës.

Nisma e sotme është një hap konkret dhe një tregues më shumë, i vizionit që ne si Parti Socialiste kemi dhe besoj se, përvoja 25 vjeçare e kësaj partie e ka dëshmuar më së miri këtë fakt.

Çështjen e grave në vendimmarje jemi munduar ta shohim në dritën e nevojës dhe domosdodoshmërisë së përfaqësimit të të dyja gjinive, si çështje e të drejtave të njeriut, si përfaqësimi i gjysmës së popullsisë ( për më tepër që gratë sipas të dhënave nga INSTAT janë më të arsimuara), si cështje që lidhet me përdorimin me efikasitet të të gjitha burimeve njerëzore ekzistuese.

Pjesëmarrjen e balancuar në vendimmarrje, nuk e konsiderojme thjesht një qëllim në vetvete, se sa një mjet për përmirësimin e cilësisë së qeverisjes. Parlamenti është më përfshirës, më demokartik, harton ligje më miqësore ndaj familjes, komuniteteve edhe  gjithë shoqërisë, në rast se ka në përbërjen e tij 50 për qind gra

 

Në këto vite shoqëria shqiptare, pavarësisht legjislacionit dhe politikave për barazinë gjinore, nuk ka krijuar gjithmonë një mjedis të përshtatshëm dhe mbështetës për fuqizimin e grave qoftë në aspektin ekonomik  ashtu edhe atë politik. Tranzicioni dhe vështirësitë që e shoqërojnë atë kanë ndikuar dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në një pjesëmarrje të ulët të grave në vendimmarrje në nivel vendor dhe qëndror, në familje dhe në komunitet.

Duke vendosur kuotat gjinore dhe realizuar ato në praktikë, partitë politike e kuptojmë që e zgjidhëm edhe problemin e (mos)balancës gjinore në vendimmarrje.

Përkushtimi dhe vullneti ynë për arritjen e një shoqërie të mundësive të barabarta do të vazhdojë të jetë pjesë e programit tonë, qoftë qeverisës apo elektoral, si edhe hapat konkretë që do të ndërmerren për t’i trajtuar pabarazitë gjinore ekzistuese.

 

Në diskutimet që bëhen harrohet me ose padashje që pjesëmarrja e grave edhe vajzave në vendimmarrje, në politikë apo përfaqësimi i tyre, nuk është edhe nuk mund të jetë dëshirë, “dhuratë” apo “lëshim” që i bëhet grave. Është e drejta e tyre njerëzore, ashtu si edhe çdo e drejtë secilit individ. Prania e grave dhe vajzave në nivelet më të larta të vendim-marrjes i shërben rritjes së cilësisë së kontributit të gjysmës së shoqërisë në bërjen e politikave. Nga ana tjetër, përfshirja e grave në këto nivele, nxit inkurajon, apo krijon klimën nxitëse edhe për gra dhe vajza të tjera, të cilat kanë dëshirë të kontribuojnë në këto nivele.

 

Nisma e sotme është një  sfidë e madhe për gratë socialiste, për gratë shqiptare, për politikën në përgjithësi, institucionet, shoqërinë civile  edhe për faktin se konsiderohet si fillimi i një procesi afatgjatë, që ka të bëjë me eliminimin e pabarazive gjinore të krijuar dhe mbajtur gjallë prej një sërë faktorësh.

 

Të dashura mikesha,

 

Për mua pjesa më e bukur qe veçoj që prej se jam pjesë  politikës janë takimet me njerëzit dhe veçanërisht me vajzat e gratë të cilat më falin shumë energji dhe dinamizëm. Jam shumë mirënjohëse për çdo fjalë, çdo shtrëngim dore, çdo mesazh të thënë dhe të marrë nga ju sepse është i vërtetë, i jetuar, i dhembur dhe përçon shumë mund e dashuri.

 

Dua të mbyll fjalën time me tre nga mësimet qe kam nxjerrë përmes përvojës lidhur me gratë dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike:

E para, ne duhet të fokusohemi fort në fuqizmin politik dhe ekonomik të grave, sepse vetëm kështu mund t’u sigurojmë burimet e nevojshme për të kapërcyer vështirësitë dhe pengesat që hasin. Në rast se duam më shumë gra në politikë dhe që politika të jetë me e ndjeshme dhe më miqësore ndaj grave, duhet t’i forcojmë ato ekonomikisht.

E dyta, ne duhet të hartojmë dhe realizojmë programe përfshirëse për gratë në komunitete duke synuar forcimin e rolit të tyre këto duhet të jena programe me disa komponentë që synojnë plotësimin e nevojave të tyre arsimore, shëndetësore, pse jo dhe programe lidershipi, që lidhen me ato vetë dhe me të drejtat tyre.

E treta, duhet të mbështesim fort pjesëmarrjen e grave në të gjtiha nivelet ë vendimmarrjes Por jo vetëm kaq. Sërish, më shqetëson fakti që ne fasim për rgatë në politike, por pak flaism për kontributin e tyre në politikë  ne flasim për statistika apo të dhëna, por jo aq shumë për hapësirat që kanë gratë të performojnë dhe kontirbuojnë në politikë. Pikërisht këtu duhet të mëshojmë fort, për të treguar përvojat,  arritjet, pavarësisht modesitsë që na karakterizon, pikërisht për të qenë model për gra dhe vajza të tjera që jam e sigurtë që do t’I japin politikës gjthë anagzhimin dhe kontirbutin e tyre.

 

Jam besimplotë që nisma e kolegeve deputete do të përqafohet nga të gjitha ne që jemi në sallë e padyshim nga gratë shqipare, nga shoqëria jonë që do një politikë më të mirë, më të drejtë, të fokusuar tek qytetarët dhe nevojat e tyre.

Jam akoma më besimplotë që, gratë edhe vajzat në Shqipëri e meritojnë dhe do ta justifikojnë besimin e dhënë.

 

 

*Fjala e anëtares së Kyresisë së PS, njëherësh ministre e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni

 
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te Fjalimi Fjalimi tjetër       Fjalimi i mëparshëm