Adrian Çela

Adrian Çela

Anëtar Kryesie

Adrian Çela u lind në Durrës, më 26.02.1967. Pas studimeve të larta në vitet 1985-1990, në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, mban titullin Inxhinier mekanik.

Adrian Çela gjatë viteve të karrierës profesionale ka ushtruar detyra të rëndësishme institucionale, si:

-Inxhinier i Portit Detar Durrës, në vitet 1990-1994,

-Nënkryetar i Bashkisë Durrës nga maji 2007-s deri në tetor 2013;

-Kryeinspektor pranë Inspektoratit Qendror Teknik, nga data 1 tetor 2013 deri në 28 nëntor 2014.

Nga dhjetori i vitit 2014 e deri më sot është Administrator i Përgjithshëm i OSHEE Group sh.a. (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike), pjesë e së cilit janë: OSSH, FTL dhe FSHU.

Më datën 02.09.2021 Adrian Çela, u zgjodh Drejtues Politik i Qarkut Durrës. 

Ndaje me miqtë: