Familja Jone

Edi Rama

Edi Rama ka lindur në Tiranë, më 4 korrik 1964. Ai është i martuar me Linda Ramën dhe kanë tre fëmijë, Gregun, Rean dhe Zahon.

Edi Rama ka një karrierë të larmishme në arte, sport, mësimdhënie, publicistikë dhe politikë. Ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, autor i librave “Refleksione” në bashkëpunim me Ardian Klosin, botuar fill pas rënies së diktaturës, dhe “Kurban”, botuar në vitin 2011, i përkthyer në turqisht, serbisht e rumanisht. Po ashtu, Edi Rama ka botuar edhe dy libra arti me krijimet e tij në bashkëpunim me artistin e njohur Anri Sala, si dhe është autor e pjesëmarrës i shumë ekspozitave nëpër botë.

Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike dhe politike zë fill me lëvizjen për demokraci që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri, ku ai ishte një nga zërat më të spikatur publikë, por edhe një drejtues i njohur i lëvizjes studentore në Akademinë e Arteve.

Pas një largimi disavjeçar jashtë Shqipërie, ku iu përkushtua jetës artistike, por kritik aktiv në shtyp i qeverisjes së parë post-komuniste, Edi Rama u përfshi në politikë si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1998. Gjatë periudhës që drejtoi këtë ministri, ai fitoi mbështetjen dhe vlerësimin e publikut shqiptar për mënyrën kreative dhe të efektshme të promovimit të artit dhe kulturës në vend.

Në vitin 2000, Edi Rama kandidoi për Bashkinë e Tiranës me mbështetjen e Partisë Socialiste, duke shënuar një fitore të thellë ndaj rivalit të tij. Pas fitores, ai ndërmori një fushatë transformimi dhe rigjenerimi të kryeqytetit, duke rikthyer hapësirat publike të pastruara nga ndërtimet pa leje, duke shtuar hapësirat e gjelbra dhe përgjithësisht duke sjellë një vizion dhe frymë të re administrimi të punëve të kryeqytetit. Nën lidershipin e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një institucion modern evropian. Projektet e tij për futjen e ngjyrës në hapësirën publike përmes fasadave të rrënuara të banesave popullore të periudhës komuniste, rehabilitimi i shtratit të Lumit Lana, shtimi i parqeve dhe hapësirave të gjelbra në kryeqytet dhe rindërtimi me standarde të reja projektimi i rrjetit rrugor të Tiranës janë vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare, ku mund të përmenden, Ëorld Mayor Aëard (2004) dhe European Hero Aëard i revistës Time. Edi Rama u rizgjodh sërish Kryetar i Bashkisë Tiranë në vitin 2003 dhe 2007 dhe për 11 vjet drejtoi kryeqytetin e Shqipërisë.

Në vitin 2005, Edi Rama u zgjodh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilën e udhëhoqi gjatë viteve të vështira në opozitë dhe në fitoren plebishitare të 23 qershorit 2013. Nën drejtimin e Ramës si Kryeministër, Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat në vitin 2014.

Nën këtë lidership nisi zbatimi i një reforme epokale në sistemin e drejtësisë, reformë që do të pastrojë nga sistemi të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk mund të shpjegojnë burimin e pasurisë së tyre apo që kanë dhënë vendime arbitrare në të shkuarën. Gjithashtu, në periudhën 2013-17, u zbatuan një numër reformash të tjera thelbësore, si reforma në sektorin e energjisë elektrike, ajo e skemës së pensioneve, reforma administrativo-territoriale, reforma në administratën publike, etj.

Një prej treguesve më pozitivë, gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama” ishte nxjerrja nga puna në të zezë e punësimi real i më shumë se 200 mijë shqiptarëve dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike, nga niveli thuajse zero i gjetur në 2013-n, në mbi 3,5%. Institucionet ndërkombëtare vlerësojnë se rritja ekonomike do të kalojë barrierën e 5%, deri në 2020-n.

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Edi Rama udhëhoqi socialistët drejt një mandati të dytë qeverisës. Pas rezultatit të thellë të shënuar në zgjedhje, për herë të parë në 25 vjet, një forcë politike do të drejtojë e vetme vendin, pa pasur nevojën e formimit të një koalicioni qeverisës.

Në vitet 2019-20, qeveria socialiste e drejtuar nga Edi Rama u përball me dy krizat më të mëdha në historinë e vendit. E para, tërmeti i 26 nëntorit 2019 që i kushtoi jetën 51 personave dhe la me dhjetëra mijëra të pastrehë, si dhe pandemia globale e Covid-19. Rindërtimi dhe vaksinimi u shndërruan natyrshëm përparësitë kryesore të qeverisë. Vijimi pandërprerje i procesit të rindërtimit gjatë pandemisë, si dhe vaksinimi i shpejtë i popullsisë lejuan Partinë Socialiste që të shkonte favorite në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, të fituara bindshëm prej saj. Me fitoren në 25 prill, Edi Rama u shndërrua në liderin e parë në historinë e vendit që zgjidhet për të shërbyer për tre mandate radhazi.


Edi Rama was born in Tirana, on July 4, 1964. He is married to Ms. Linda Rama and they have three children, Greg, Rea and Zaho.

With a remarkably rich and diverse career path, Edi Rama counts his contribution in arts, sports and teaching, as a publicist and politician. He used to be a professor of painting at the Academy of Fine Arts, a player of the national basketball team, and authored two books, namely, Refleksione (Reflections), together with Ardian Klosi, which was published immediately after the collapse of the dictatorship and Kurban, published in 2011. Additionally, Edi Rama has published two art books containing his works in collaboration with the distinguished artist Anri Sala. He has also been author and participant of many worldwide art exhibitions.

Edi Rama’s involvement in the public and political life of the country starts with the movement for democracy that led to the dismantling of the communist regime in Albania, with Rama being one of the most publicly outspoken members and a key leader of the students’ movement at the Academy of Fine Arts.

Following a hiatus of several years in which he left Albania to dedicate to the artistic life, although he remained a staunch critic in the press of the first post-communist government, Edi Rama entered politics in the capacity of the Minister of Culture, Youth and Sports, in 1998. During all his tenure he won the support and wide appreciation of the Albanian public opinion for his creative and efficient ways of promoting art and culture in Albania.

In 2000, Edi Rama ran for mayor of Tirana Municipality, with the support of the Socialist Party and marked a landslide victory against his rival. Upon taking over, he set off on a campaign aimed at transforming and regenerating the capital city by restoring public spaces that were, until then, usurped by illegal buildings and increasing the green areas, while instilling a new spirit and vision in the administration of the Capital. Under Edi Rama’s leadership, Tirana Municipality turned into a modern European institution. His projects to introduce colour in public spaces, amongst the ruined facades of residential buildings of the communist era, the rehabilitation of Lana Riverbed, the increase of recreational parks and green areas in the city, as well as the reconstruction of Tirana’s road network based on entirely new standards found international recognition, counting a series of awards, amongst which, World Mayor Award (2004) and European Hero Award by Time Magazine. Edi Rama was re-elected as Mayor of Tirana in 2003 and 2007 and led the Albanian Capital for 11 years.
In 2005, Edi Rama was elected Chair of the Socialist Party of Albania, leading this force through the difficult opposition years and into the overwhelming victory of 23 June 2013.
In the elections of June 25, 2017, Edi Rama led the Socialists to a second term in office. In the years 2019-20, his government faced two grave crises. The earthquake of November 26, 2019 that cost the lives of 51 people and left tens of thousands homeless, and the global Covid-19 pandemic. 

A rapid vaccination campaign and the ongoing reconstruction efforts allowed the Socialist Party to score another win on the April 25th general elections. Edi Rama will be the first Prime Minister in history of democratic Albania to serve for three consecutive terms.

Ndaje me miqtë: