img
Zvarritja e dialogut nuk ndalon pėrgatitjet pėr protesta

Postuar më: 06/02/2010

Në një reagim deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, u tha mediave se Aldo Bumci , Ministri i cili do të mbahet mend si ministri i drejtësisë që firmosi për llogari të Shkëlzenit, Gërdecin, nuk mundet kurrsesi ti tregojë PS Rezolutën e KiE.
Felaj në komunikimin e saj publik në pasditen e së shtunës tha se zvarritja e dialogur nuk mund ta pengojë popullin opozitar të përgatitet për protesta në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

Më poshtë deklarata e deputetes së PS, Ermonela Felaj:

Ministri që firmosi Gërdecin për llogari të Shkëlzenit  nuk mund të na tregojë Rezolutën e Këshillit të Europës për llogari të pushtetit të Saliut.

Zvarritja e dialogut nuk mund të ndalojë përgatitjet për protesta dhe mos hapja e kutive nuk mund të mbyllë rrugën tonë drejt lirisë e demokracisë përmes protestave.

Duke mos hapur kutitë Sali Berisha po mban jashtë parlamentit opozitën dhe po detyron popullin t’i hapë rrugë lirisë së votës me protesta të pandalura.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy