Postuar më: 29/08/2010
Në një prononcim për mediat, deputeti i PS, Piro Lutaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit Vasili, duke u shprehur se një parti politike nuk i drejtohet dot komisionit të Venecias, prandaj nëse pushteti ka vullnet për të zgjidhur krizën duhet ta fillojë me ngritjen e komisionit hetimor, hapjen e kutive të materialeve zgjedhore e më pas, kuvendi ose presidenti ti drejtohen për fletët e votimit komisionit të Venecias. Deputeti Lutaj ju drejtua edhe me një pyetje Ministrit të Shëndetësisë: Sa tendera ka përfituar një kushëriri juaj këtë vit qeverisës në Ministrinë që ju drejtoni, dhe pse qyshse jeni bërë ju drejtues i këtij dikasteri, shpalljet e tij fitues në tenderat e ministrisë janë shumëfishuar?
Lexoni më poshtë prononcimin e deputetit Lutaj:
Zoti ministër fatmirësisht Komisioni i Venecias është një arbitër ndërkombëtar vërtet i pavarur, që funksionon në bazë të rregullave të qarta.
Ju z. Ministër pjesën e rregullave nuk e kuptoni dot dhe s’keni faj, pasi shërbeni në një qeveri, që nuk njeh as rregulla e as ligj.
Një parti politike nuk i drejtohet dot komisionit të Venecias, prandaj nëse pushteti ka vullnet për të zgjidhur krizën le ta fillojmë me ngritjen e komisionit hetimor, hapjen e kutive të materialeve zgjedhore e më pas, kuvendi ose presidenti ti drejtohen për fletët e votimit komisionit të Venecias.
Ndërkohë z. Ministër meqë flisni për luftën ndaj korrupsionit kemi një pyetje edhe për ju: Sa tendera ka përfituar një kushëriri juaj këtë vit qeverisës në Ministrinë që ju drejtoni, dhe pse qyshse jeni bërë ju drejtues i këtij dikasteri, shpalljet e tij fitues në tenderat e ministrisë janë shumëfishuar?






