img
Vokshi i jep partnerit 4 nga 6 puset e naftės

Postuar më: 01/09/2010

Në vazhdim të denoncimit të aferave korruptive, nënkryetari i grupit socialist, Erjon Braçe, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka bërë publike fakte të reja, ku është e përfshirë deputetja e PD, Albana Vokshi. Sipas Braçes deputetja Vokshi, kur ka qenë anëtare e Këshillit mbikëqyrës së kompanisë shtetërore Albpetrol, në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, 4 nga 6 vendburimet kryesore të naftës dhe gazit, i kanë kaluar kompanisë Stream Oil, kompani 100% në pronësi të shtetasit Arjan Tartari, bashkëjetuesit të saj.


Më poshtë deklarata e plotë e nënkryetarit të grupit socialist Erjon Braçe:

 

Në përmbushje të detyrimit tonë ligjor si opozitë, për kontrollin e qeverisë dhe vendimmarrjes së saj. Në përmbushje të detyrimit tonë politik dhe moral si i zgjedhur, për transparencë të çdo akti ligjor dhe administrativ të qeverisë së kryeministrit Sali Berisha, agjencive në vartësi të saj, kompanive publike nën administrimin pikërisht të këtij kryeministri, në kushtet kur qeveria e kryeministrit Berisha ka hequr dorë dhe refuzon të përmbushë detyrimet e saj për transparencë, veçanërisht ndaj publikut, tek i cili kam marrë përgjegjësinë të administrojë me ndershmëri çdo pasuri publike të këtij vendi, po vijojmë detyrimin tonë ligjor, politik e moral të dëshmive para shqiptarëve, të shkeljes së ligjeve, përmes tyre të vendosjes së një standardi favorizues, për një kast politikanësh në pushtet, familjarëve të tyre, diskriminuese ndaj 130 mijë bizneseve që duan të bëjnë aktivitet të ndershëm dhe të barabartë, por që janë të pabarabartë, pikërisht me këtë kast politike.

Sot do të doja të rikthenim vëmendjen, tek 4 kontratat apo marrëveshjet e naftës, të nënshkruara mes kompanisë Albpetrol dhe kompanisë Stream Oil dhe të miratuar nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha në datën 8 gusht të vitit 2007, përmes këtij vendimi. Po e theksoj faktin që qeveria ka miratuar 4 marrëveshje hidrokarburesh me kompaninë, mes kompanisë Albpetrol dhe kompanisë Stream Oil, që të dyja kompani të familjarizuara tashmë për gjithë publikun shqiptar. Do të doja të thoja që këto 4 marrëveshje venë në dispozicion të kompanisë Stream Oil 4 nga 6 vendburimet e naftës dhe të gazit që disponon sot Shqipëria, nën administrimin e qeverisë së radhës dhe e radhës në vitin 2007 është qeveria e Sali Berishës.

Në vijim të dëshmive tona për shkelje të ligjit për konfliktin e interesit për të garantuar për politikanë, qeveritarë dhe familjarë të tyre favore duke marrë pasurinë publike të shqiptarëve dhe vënë nën administrim të tyre, do të doja të bëja publik faktin se; në kohën kur këto marrëveshje, pra në korrik-gusht të vitit 2007 janë nënshkruar mes kompanisë Albpetrol dhe kompanisë Stream Oil, zonja Albana Vokshi, sot në statusin e deputetes, ka qenë anëtare e Këshillit mbikëqyrës së kompanisë Albpetrol, autoritet që ka pasur vendimmarrjen e plotë për dhënien e këtyre 4 kontratave apo 4 marrëveshjeve hidrokarbure tek kompania Stream Oil. Meqë këto ditë kanë marrë përsipër edhe të përgënjeshtrojnë, do të doja t’ju nxirrja dy dokumenta me firmë të tyre, pra me firmë të zonjës në fjalë, që dëshmojnë pikërisht këtë fakt, që zonja në fjalë ka qenë anëtare e Këshillit mbikëqyrës, i cili ka marrë vendimin për të kaluar 4 nga 6 vendburimet kryesore të naftës dhe të gazit në vend tek kompania Stream Oil. Kjo është deklarata e pasurisë e zonjës Vokshi për vitin 2006, pikën 2, të faqes 3 të së cilës, të ardhura si anëtare e Këshillit mbikëqyrës së kompanisë Albpetrol sha, 296.748 lekë bruto. Fakt që konfirmon qenien e zonjës anëtare e Këshillit mbikëqyrës të kompanisë Albpetrol sha, njëra nga 2 partneret në këtë marrëveshje. Kjo është deklarata e pasurisë së zonjës në fjalë për vitin 2007 dhe po me firmë të saj në faqen 3 të kësaj deklarate shënohen të ardhurat si anëtare e Këshillit mbikëqyrës të Albpetrol sha 277.145 lekë të reja, që konfirmon pikërisht faktin se në vitin 2007, kur Albpetrol ka nënshkruar një marrëveshje për lëshimin e 4 nga 6 vendburimet e naftës dhe të gazit me kompaninë Stream Oil, zonja në fjalë ka qenë anëtare e Këshillit mbikëqyrës. Tani vijmë tek çështja më e rëndësishme, që në këtë periudhë çka qenë kompania Stream Oil. Stream Oil, sipas të gjitha dokumentave zyrtare të depozituara në agjencitë shtetërore dhe në gjykatat e këtij vendi, rezulton një kompani 100% në pronësi të shtetasit Arjan Tartari. Ky që shihni është vendimi i Gjykatës së Tiranës 38.875, datë 18.7.2007, pra ekzaktësisht 1 muaj para se të përfitonte kontratat koncesionare, që vërteton se është themeluar kompania Stream Oil & gaz, nën pronësinë 100% dhe ortak të vetëm shtetasin Arjan Tartari dhe me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh. Shoqëruese e këtij vendimi janë akti themelimit dhe statuti i kësaj shoqërie.

Pra në përmbledhje do të doja t’ju thoja se, pikërisht në momentin kur qeveria ka miratuar kontratat mes shoqërisë Albpetrol dhe Stream Oil & gaz, zonja Albana Vokshi ka qenë në detyrën e anëtares së Këshillit mbikëqyrës së kompanisë shtetërore Albpetrol, gjë që e vë drejtpërdrejtë në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, kur me vendim pikërisht të Këshillit mbikëqyrës të kompanisë Albpetrol kanë kaluar 4 nga 6 vendburimet e naftës tek kompania Stream Oil e bashkëjetuesit, bashkëshortit, partnerit, apo babait të fëmijëve të saj.

Pikërisht këtë fakt e kam dëshmuar në organin e Prokurorisë javën që shkoi, për herë të parë po publikohet këtu. Deklarimi parë është bërë në organin e Prokurorisë. Meqë jemi në fushën e prokurorisë, do të doja të hidhja poshtë të gjitha lajmet e transmetuara gjatë fundjavës që shkoi dhe fillim javës së sotme, sipas të cilave Erjon Braçe, apo të tjerë zyrtarë të PS, nuk kanë ofruar asgjë tjetër veçse deklarata politike, veçanërisht në Prokurori. Jo. Në Prokurori unë kam qenë, i shoqëruar nga kjo dosje, në të cilën janë të gjitha dokumentat që faktojnë të gjitha deklaratat tona jo politike, këtu apo në sallën e kuvendit dhe që dëshmojnë për shkeljen e rëndë të ligjeve dhe përfitime skandaloze në fushën e koncesioneve, veçanërisht të hidrocentraleve dhe tashmë në fushën e naftës. Ajo që mbetet është thjesht dhe vetëm të shpresojmë që organi i Prokurorisë do të rikthehet kah profesionalizmit për të shkundur pluhurin në të gjithë këto dokumenta korruptive, që rigjallërojnë korrupsionin në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë në këtë vend.

Këto janë fakte, detyrimi jonë është ti publikojmë. Detyrimi ynë është të bëjmë transparencë, ne nuk akuzojmë kërkënd, akuzën e ngre Prokuroria.  


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy