img
Rritja e ēmimit tė bukės, nga monopolet e qeverisė

Postuar më: 29/08/2010

Rritja në çmimin e bukës, vjen nga interesat monopoliste që qeveria ka lejuar e po vazhdon të lejojë, që të veprojnë në importin dhe tregtimin e miellit me shumicë. Këtë shqetësim ka ngritur nëpërmjet një deklarate për mediat, deputetja e PS, Eglantina Gjermeni, e cila u shpreh se rritja e fundit e çmimit të bukës vetëm 2 javë më parë, solli me një efekt zinxhir rritjen e çmimeve të ushqimeve të tjera bazë. Ne i bëjmë thirrje pushtetit, ka vazhduar Gjermeni, të lerë mënjanë pasurimin e xhepave të tij, ndërsa ato të shqiptarëve zbrazen, dhe të veprojë menjëherë për të lehtësuar faktorët e brendshëm që ndikojnë në rritjen e çmimeve. “Ministrat e qeverisë duket se janë tepër të zënë me privatizime korruptive të pasurive publike dhe nuk e kanë mendjen të merren me problemet që prekin familjet shqiptare  apo punët e shtetit”, ka shtuar në përfundim të deklaratës së saj deputetja socialiste.

Më poshtë lexoni të plotë deklaratën e deputetes Eglantina Gjermeni:

 

Kriza ekonomike po i rëndon çdo ditë e më shumë financat e familjeve shqiptare dhe po e vështirëson mbijetesën e tyre. Çmimi i bukës është rritur përsëri në shumë qytete duke arritur në 1000 lekë. Siç e kishim paralajmëruar, kjo rritje ishte e pritshme. Rritja e fundit e çmimit të bukës vetëm 2 javë më parë, solli me një efekt zinxhir rritjen e çmimeve të ushqimeve të tjera bazë.

 

Rritja në çmimin e bukës, vjen nga interesat monopoliste që qeveria ka lejuar e po vazhdon të lejojë, që të veprojnë në importin dhe tregtimin e miellit me shumicë. Qeveria duhet të ndërhyjë për të kontrolluar monopolet, jo furrat e bukës të cilët janë kliente të monopoleve të miellit. Kjo rritje, si dhe rritja e pritshme e artikujve të tjerë ushqimorë, është një barrë tepër e rëndë për të gjitha familjet shqiptare, e veçanërisht ato në nevojë. Të gjendur përpara indiferencës së një pushteti që synon vetëm përfitimin personal të pushtetarëve, 1 në çdo katër shqiptarë po fundoset nga kjo rritje çmimesh.

 

Ne i bëjmë thirrje pushtetit, të lerë mënjanë pasurimin e xhepave të tij, ndërsa ato të shqiptarëve zbrazen, dhe të veprojë menjëherë për të lehtësuar faktorët e brendshëm që ndikojnë në rritjen e çmimeve. Politika e qeverisë për rritjen e taksave të importit e një sërë akcizash dhe përqasja e  qeverisë për të mbushur arkën e zbrazur të shtetit, po varfëron më tej familjet shqiptare. Politikat qeverisëse që mbrojnë vetëm interesat e tyre, por jo ato të konsumatorëve, duhen ri-parë menjëherë, pa pritur që gjendje të përkeqësohet më tej.

 

Qeveria duhet të lehtësojë barrën e taksave që po varfërojnë qytetarët, dhe jo të shtojë taksa kudo. Dukshëm kjo po ndodh pasi ky pushtet nuk mendon për qytetarët, po për pasurimin e tij. Ministrat e qeverisë duket se janë tepër të zënë me privatizime korruptive të pasurive publike dhe nuk e kanë mendjen të merren me problemet që prekin familjet shqiptare  apo punët e shtetit. Financat e shqiptarëve po rëndohen, për të paguar për papërgjegjshmërinë e babëzinë e këtij pushteti që ka për qëllim vetëm të pasurohet në kurriz të njerëzve të thjeshtë pa pyetur për të drejtat dhe mirëqenien e tyre.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy