img
Rritja e ēmimeve, Berisha e Bode pėrgjegjės

Postuar më: 09/03/2010

Partia Socialiste, nëpërmjet Deputetes Olta Xhaçka, reagoi sot pas deklaratës së djeshme të INSTAT, ku më në fund u detyrua të pranonte të vërtetën e hidhur të rritjes së skajshme të kostos së jetesës për shqiptarët, duke publikuar faktin se rritja vjetore e çmimeve për muajin shkurt është plot 4.4 %. Sipas Xhaçkës, këto të dhëna, nuk bëjnë gjë tjetër, por veç sa konfirmojnë në përqindje dhjetore atë realitet konkret që qytetarët shqiptar e kanë ndjerë prej kohësh në xhepat e tyre.
 
Më poshtë, lexoni të plotë deklaratën e Deputetes Olta Xhaçka:

Dje edhe vetë INSTAT, ky shërbëtor i bindur i Sali Berishës, u detyrua të pranonte të vërtetën e hidhur të rritjes së skajshme të kostos së jetesës për shqiptarët duke publikuar faktin se rritja vjetore e çmimeve për muajin shkurt është plot 4.4%, ndërkohë që vetëm në krahasim me muajin janar çmimet janë rritur me 1.1%.
Çmimi i energjisë i shtrenjtuar me 13.1%, çmimet e zarzavateve të rritura me 13.2%, dhe lista e gjatë e rritjes së çmimeve të çdo produkti bazë po e rëndon në mënyrë të papërballueshme gjendjen ekonomike e financiare të familjeve shqiptare.
Këto të dhëna, deri diku abstrakte, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër por veç sa konfirmojnë në përqindje e presje dhjetore atë realitet konkret që qytetarët shqiptare e kanë ndjerë prej kohësh në xhepat e tyre: shqiptarët sot janë më të varfër, rritja e rrogave dhe pensioneve kurrsesi nuk mjafton për të përballuar shtrenjtimin e jetesës, numri i familjeve shqiptare që me vështirësi e shtyjnë deri në fund të muajit është rritur, dhe situata sa vjen e po rëndohet më tej me çdo javë e muaj që kalon.  
Për më se një vit Partia Socialiste e ka paralajmëruar këtë situatë, duke kërkuar me forcë prej Sali Berishës që të merrte masa sa nuk ishte vonë, por për më se një vit Sali Berisha jo vetëm që e bëri veshin shurdh ndaj këtyre paralajmërimeve, por me paturpësi e akuzoi opozitën se po përhapte panik.
Për më se një vit Sali Berisha dhe qeveria e tij besuan se do t’ ia dilnin me sukses të mbulonin diellin me shoshë, duke keqpërdorur INSTAT për të fshehur rrokullimën që po merrte ekonomia shqiptare. Prandaj sot, që kjo flluskë sapuni e krijuar me anë të një propagande të papërgjegjshme për çudirat ekonomike të Saliut e Ridvanit ka plasur, ne e ftojmë kryeministrin e Ruzhdies, që të pranojë publikisht dështimin e tij monumental ekonomik dhe t’u tregojë shqiptarëve se ç’masa është duke marrë qeveria e tij për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi në këto kohë të vështira.      


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy