img
Qeveria pėrgjegjėse e rritjes sė ēmimeve nė treg

Postuar më: 05/09/2010

Gjatë deklaratës së sotme për shtyp Sekretari i Këshillit Ekonomik të PS, Ervin Bushati, duke folur për rritjen e çmimeve dhe mungesën e politikave antikrizë tha se këto shkaktohen tërësisht dhe ekskluzivisht nga qeveria. Çmimet e ulura për të cilat flet qeveria janë reale vetëm për koncesionet e qeveritarëve, shërbimeve për njerëzit e pushtetit dhe për familjarët e kryeminsitrit. Abuzimet dhe vjedhjet nga pushteti i transmetohen direkt nëpërmjet çmimeve konsumatorit në treg, duke rënduar xhepat e shqiptarëve sot.


Më poshtë deklarata e plotë e Sekretarit të Këshillit Ekonomik të PS, Ervin Bushati:


Rritja e çmimeve në treg shkaktohet tërësisht dhe ekskluzivisht prej qeverisë. Zhvlerësimi i lekut, monopolet e mallrave të konsumit dhe abuzimet e panumërta të njerëzve të pushtetit janë tre arsyet që ngrenë çmimet dhe thajnë fuqinë blerëse të familjeve shqiptare në tregun ushqimor e më gjerë.
Në të tre rastet e sipër përmendura, qeveria është përgjegjëse e vetme e ngritjes rrufe të çmimeve me politikat e saj absurde dhe mënyrat korruptive që rëndojnë direkt në xhepat e shqiptarëve sot: sepse tërë abuzimet dhe vjedhjet nga pushteti, i transmetohen direkt nëpërmjet çmimeve konsumatorit në treg.
Për shkak të politikave fiskale të dështuara, sulmeve absurde kryeministrore ndaj monedhës kombëtare dhe parashikimeve euforike me sfond elektoral pa lidhje me realitetin, sot vlera e lekut është e rrënuar në tregun konsumator.
Është e vërtetë që janë ulur çmimet e tokave për familjarët e kryeministrit, është e vërtetë që janë ulur çmimet për koncesionet e qeveritarëve dhe të shërbimeve për njerëzit e pushtetit. Po aq sa është e vërtetë që janë ngritur çmimet për gjithë familjet shqiptare që nuk e gjejnë veten të ulur në sofrën e pushtuesve me pushtet të qeverisë. 
Kryqëzata virtuale e kryeministrit ndaj monopoleve në treg, në fakt u vërtetua nga koha të ishte thjesht dhe vetëm një farsë mediatike dhe asgjë më shumë. Ku është sot lufta me mullinjtë me erë ndaj “mafies së miellit” që nisi vetë kryeministri para disa kohësh? Ku është sot lufta me tolerancë zero ndaj “spekulatorëve kulakë” në treg? Ku është dhe sa vlen sot rritja e pensioneve me vetëm 20 lekë në ditë?
Të gjithë jemi sot dëshmitarë se e tërë strategjia kombëtare për çmime stabël dhe rritje të mirëqenies është një farsë e madhe mediatike dhe asgjë më tepër. Ekonomia shqiptare duhet të hapet dhe të jetë e lirë nga monopolet, abuzimet dhe përvetësimet që asfiksojnë sot një treg dhe një popull të tërë. 


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy