Postuar më: 30/08/2010
Gjatë një prononcimi për mediat, deputetit Xhemal Qefalia, u shpreh se qeveria duhet të japi llogari për tenderat dhe koncesionet e Majlinda Bregut, Ministre e Integrimit, Dritan Priftit, Ministër i Ekonomisë dhe deputetes Albana Vokshi. Por, vazhdoi më tej deputeti socialist, ngaqë s’kanë përgjigje për akuzat, të vetmen gjë që bëjnë janë balta dhe shpifjet.
Lexoni të plotë prononcimin e deputetit Xhemal Qefalia:
E njëjta histori përsëritet çdo ditë. S’kanë përgjigje për akuzat dhe të vetmen gjë që bëjnë janë balta dhe shpifjet.
Qeveria duhet të japi shpjegime për akuzat dhe faktet e publikuara. Qeveria duhet të japi llogari për tenderat dhe koncesionet e Majlinda Bregut, Ministre e Integrimit, Dritan Priftit, Ministër i Ekonomisë dhe deputetes Albana Vokshi.
Boll përsëritët të njëjtat shpifje. Nëse jeni të pastër, mos kini frikë. Përballuni me faktet. Ndërkohë që opinioni publik do të njihet nesër me prova të reja mbi korrupsionin e Ministres së Integrimit dhe jo vetëm kaq. Por një listë e gjatë zyrtarësh rezultojnë të përfshirë në këto afera që po uzurpojnë pronat e shqiptarëve.






