img
PS pėrshėndet deklaratėn e OSBE-sė

Postuar më: 18/02/2010

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përshëndeti me mirënjohje deklaratën e Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Soares, për mirëkuptimin e plotë dhe tërësor të shqetësimeve të ngritura nga opozita. Sipas liderit socialist, nisur edhe nga ajo që ka shprehur Presidenti Soares, hetimi parlamentar duhet të jetë i plotë dhe tërësor.

 

Më poshtë, lexoni të plotë deklaratën për shtyp të Kryetarit të PS, Edi Rama:


“Përshëndes me mirënjohje Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për mirëkuptimin e plotë dhe tërësor të shqetësimeve tona shprehur në deklaratën e tij për shtyp.

Mikpritja e shkëlqyer që na rezervoi dhe dëgjimi shumë i vëmendshëm i pikëpamjes sonë për krizën e rëndë në Shqipëri meritojnë falenderimin tonë publik për presidentin Soares.

Ne jemi plotësisht e tërësisht në një mendje me sa shkruhet në këtë deklaratë lidhur me ndërmarrjen e një hetimi të plotë e tërësor të zgjedhjeve, bazuar në Kushtetutën dhe vendimin përkatës të Gjykatës Kushtetuese për hetimin parlamentar.

Kjo është gjithçka kërkojmë dhe jam i lumtur të them se me Presidentin Soares ramë gjithashtu në një mendje që hetimi parlamentar as mund të kufizohet e as mund të kushtëzohet.

Padyshim zoti Soares nënvizoi edhe bindjen e tij se opozita duhet të kthehet në kuvend dhe unë i rishpreh edhe publikisht vullnetin tonë për ta mbyllur bojkotin me t’u mbyllur përpjekja e qeverisë për ta kufizuar e kushtëzuar komisionin hetimor parlamentar duke nxjerrë kutitë e votimit nga objekti i hetimit.

Demokracia shqiptare nuk është në krizë, sepse opozita është në bojkot. Ne jemi në bojkot sepse demokracia është në krizë. Dhe fundi i kësaj krize fillon me transparencën e plotë, tërësore, të pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve. Jo për të ndryshuar rezultatin po për të shembur sistemin e korrupsionit elektoral.

Tanimë tërë bota kërkon hetim të zgjedhjeve dhe vetë OSBE-ja që ka shkruar raportin e zgjedhjeve sot ka kërkuar publikisht që zgjedhjet të hetohen plotësisht e tërësisht.

Uroj megjithë zemër që qeveria dhe përkatësisht zoti Berisha t’i dëgjojë këmbanat që bien nga të katër anët, përpara se kriza të bëhet e padurueshme për popullin.”


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy