img
Prifti, trego pėr kreditė qė tė bėnė milioner

Postuar më: 02/09/2010

PS i ka drejtuar disa pyetje Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti i cili duhet të tregojë se si ka arritur të paguajë apo kush ia ka paguar kredinë, a janë të klasifikuara si kredi të këqia, ato kredi të cilat këtë ministër e bënë milioner për pak muaj. Deputetja Mimi Kodheli ftoi ministrin të bëjë transparencën.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetes Kodheli:

Prej dy muajsh Partia Socialiste është duke denoncuar publikisht aferat korruptive të qeverisë. Në këto kushte minimumi që pritet nga anëtarët e kabinetit të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë me këto afera është zbardhja e rolit të tyre si ministra apo deputetë në to. Po kthehemi sot edhe një herë mbi aferën e parë që u zbulua publikisht, atë të ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti. Në deklaratat e tij zoti Prifti ka thënë disa herë se i gjithë aktiviteti i tij në firmën "Fortis 2" që i dha atij të paktën 1.8 milion Euro, ka qenë gjetja dhe sigurimi i kredive prej 5 milion Euro nga dy banka. Ky afirmim ka nevojë për shpjegime të detajuara nga ministri, të cilat Dritan Prifti në 2 muaj, nuk i ka dhënë.

Së pari, Dritan Prifti duhet të tregojë menjëherë mbi historikun e kësaj kredie. Kur dhe si u negociuan kushtet dhe shumat? Si i gjeti Prifti lidhjet me bankat dhe si ka mundësi që një deputet të ketë akses në atë lloj financimi?

Së dyti, çfarë është përdorur si kolateral për të marrë 5 milion Euro borxh, kur dukshëm bilancet e kompanisë dhe prona e vënë në dispozicion të saj nuk mund të mjaftojnë për të mbuluar as edhe gjysmën e saj?

Dritan Prifti duhet të bëjë menjëherë transparencë mbi këto dy kredi. Cilat janë kushtet dhe praktikat e kredive? Cili është statusi aktual i kredive? A janë shlyer kreditë? Nëse po nga kush janë paguar këstet, nga kompania apo individë? A janë klasifikuar këto kredi si të këqija?

Transparenca mbi kreditë është e domosdoshme për të shpjeguar lidhjen e ministrit me bankat e për të njohur opinionin publik me të vërtetën e kësaj historie.
Transparenca është e domosdoshme në këtë aferë e kjo transparencë duhet të fillojë medoemos nga Dritan Prifti. Ministri i Ekonomisë duhet t’u tregojë shqiptarëve detajet e pasurimit të tij, për të larguar dyshimet nga integriteti i institucionit që ai drejton.




Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy