img
Ministrja Bregu sqarim nėse ka pėrfituar HEC-e

Postuar më: 27/08/2010

PS ka shtuar disa pyetje direkte për Ministren e Integrimin Majlinda Bregu lidhur me përfshirjen e saj në HEC-e të dhëna kunatit të saj. Në një deklaratë për mediat deputetja socialiste Ermonela Felaj është shprehur se “Ne e kuptojmë se Zonjës Bregu i ka hyrë lepuri në bark nga të gjitha këto pyetje, megjithatë ministrja e kësaj qeverie i detyrohet shqiptarëve përgjigjet e këtyre pyetjeve.”

Më poshtë deklarata e plotë e deputetes Ermonela Felaj:
Ditën e hënë, Partia Socialiste bëri një pyetje publike për të gjithë ministrat dhe ministret e qeverisë Berisha:

A ka ndonjë ministër apo ministre ndonjë kunat apo kunatë që ka përfituar, me dashje apo pa dashje, ndonjë koncesion nga kjo qeveri në fushën e energjitikës.

Deri më sot nuk ka patur asnjë përgjigje, por vetëm heshtje.

Ministrave të kabinetit Berisha u ka hyrë lepuri në bark për shkak të aferave korruptive në të cilat janë përfshirë.

Sot, kemi vendosur të bëhemi më konkretë.

Sot, po i drejtohemi me disa pyetje të thjeshta Ministres së Integrimit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Majlinda Bregu.

Zonja Bregu, a jeni ju e martuar me shtetasin Namik Beqir Ajazi?

Zonja Bregu, a ka bashkëshorti juaj një vëlla me emrin Hektor Beqir Ajazi?

Zonja Ministre e Integrimit, a ka në pronësi bashkëshorti juaj Namik ndonjë kompani aktive që ka lidhje me fushën e energjisë?

Zonja Ministre, a ka kunati juaj, Hektor Beqir Ajazi, ndonjë kompani aktive që edhe sot që flasim, operon në sektorin e energjitikës?

Dhe pyetja më e rëndësishme  te ciles ju duhet t’i jepni përgjigje përpara publikut shqiptar:

A ka përfituar kunati juaj,  Hektor Beqir Ajazi, ndonjë koncesion për ndërtimin e një numri të konsiderueshëm hidrocentralesh mbi kaskadën e ndonjë lumi në Shqipëri, koncesion i dhënë nga e njëjta qeveri, Ministre dhe zëdhënëse e së cilës ju jeni?

Brenda mundësive, do të dëshironim të dëgjonim përgjigjet tuaja rreth këtyre pyetjeve zonja Bregu.
Ne e kuptojmë se Zonjës Bregu i ka hyrë lepuri në bark nga të gjitha këto pyetje, megjithatë ministrja e kësaj qeverie i detyrohet shqiptarëve përgjigjet e këtyre pyetjeve.



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy